E Diel, 1 Nëntor 2026

Intertoto, Besa humbet 2-1 me Grasshopers

Pas një pjesë të parë pa gola, dhe duke rezistuar për 66 minuta, Besa e Kavajës u mposht minimalisht 2-1 nga Grasshporersi në Zvicër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës Intertoto.
Dy golat për zyrihasit u realizuan nga boshnjaku Senad Lulic. Sulmuesi shënoi nga distanca te largëta në minutat 67-të e 79-të për rekordmenët zviceranë. Lulic, blerja e re e Grasshopersit ishte edhe lojtari më i mirë i takimit. Golin e vetëm për kavajasit e realizoi me kokë haitiani me pasaportë franceze Herbi Fortunat në minutën e 83-të (një supergol), duke i lënë të hapura mundësitë Besës për një kualifikim në turin e tretë. Skuadrës shqiptare i mjafton edhe një fitore 1-0, ose përndryshe cdo fitore tjetër me diferencë prej dy golash (3-1, 4-2). Një përsëritje e rezultatit 2-1, do t'i conte ekipet në kohën shtesë, e më pas nëse rezultati nuk do të ndryshonte, te gjuajtjet e penalltive. Fortunat, Meto e Shoshi u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Takimi u ndoq nga vetëm 620 veta. Ndeshja e kthimit do të luhet, më 12 korrik në Durrës.

Trajneri /Fenerbahce
Aragones nis aventurën turke

Luis Aragones u prezantua si trajneri i ri i Fenerbahces, pas dicka më pak se një javë pasi udhëhoqi Spanjën në fitimin e Kampionatit Europian 2008. Klubi nga Stambolli kishtë nënshkruar një para-kontratë me 69-vjecarin gjatë finaleve të Euro 2008-s, dhe Aragones mbërriti në Turqi ditën e enjte. "Unë jam shumë i lumtur të jem pjesë e Fenerbahces", - tha Aragones gjatë një konference shtypi të transmetuar direkt në televizion. "Unë kam këtu për Fenerbahcen dhe për suksesin", - tha ai. Aragones tha se ai e la vendin e tij si trajner i Spanjës, pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk dëshironte që ia të vazhdonte më pas katër vjetësh në drejtimin e përfaqësueses. Triumfi në Euro 2008 ishte i pari titull i madh për vendin pas 44-vjetësh. Ish-trajneri i Atletikos së Madridit dhe Barcelonës do të zëvendësojë brazilianin Ziko, i cili e coi Fenerbahcen në cerekfinalet e Ligë së Kampioneve, por dështoi në garën për titull në Turqi me rivalët e qytetit, Gallatasaraj.

Formula 1/ Silverstoun
Kovalainen. "pole" i parë në karrierë

Piloti i Meklarenit, Heiki Kovalainen, fitoi "pole position"-in e tij të parë në karrierën e Formula 1 në Cmimin e Madh të Britanisë. Finlandezi 26-vjecar përshkoi ish-pistën ajrore të Luftës së Dytë Botërore në një orë 21.049 sekonda, ndërkohë që australiani Mark Veber ishte piloti i dytë më i shpejtë me 1'21"554. Kampioni në fuqi i Botës, ferraristi Kimi Raikonen, bashkëkombasi i Kovalainenit, u kualifikua i treti, por përpara rivalit të tij për titull. Luis Hamilton e pati të pamundur të përsëriste suksesin e tij të vitit të kaluar në Silverstoun, duke u renditur i katërti. Lideri aktual i kampionatit, braziliani Felipe Masa përfundoi i nënti, duke bërë paraqitjen më të dobët të sezonit. Masa ka 48 pikë pas tetë garash, Kubika 46 e Raikonen 43, ndërsa Hemilton 38 pikë.

Tenis/ Uimbëlldoun
Venus mund motrën Serena Uliams

Tenistja Venus Uiliams mbijetoi në duelin me motrën e saj, Serena Uiliams, duke fituar për herë të pestë titullin në turneun prestigjioz të "Uumbëldonit', pas mposhtjes së motrës së saj me të re, 7-5, 6-4, pas një ore e 51 minuta. "Nuk mund ta besoj është e pesta. Por kur ju jeni në finale kundër Serena Uiliams, pesë duket së është shumë larg. Ajo luajti në mënyrë të tmershme, ishte me të vërtetë një test", - tha amerikania 28-vjecare pasi mbrojti me sukses titullin e saj. "Unë jam kaq e lumtur, pasi të paktën njëra nga ne ishte e aftë të fitonte", - tha Serena, 26 vjec, 15 muaj më e vogël se Venus.

Federer-Nadal
Zvicerani për rekord ndaj spanjollit

Roxher Federer mund të eklipsojë Bjorn Borgun dhe të vendosë një rekord në erën moderne me gjashtë tituj rresht në Uimbëlldoun, nëse ai mund Rafael Nadalin në finalen e së dielës, e treta rresht për dy tenistët më të mirë në botë. 26-vjecari zviceran, numri një i botës, gjithashtu mund të hakmerret për humbjet e mëdha kundrejt Nadalin, ndaj të cilit ka fituar vetëm një herë në katër ndeshjet e fundit. Për Nadal titullin në "France Open" ishte i katërti rresht në "Roland Garros", teksa kërkon të fitojë grand slemin e parë jashtë Parisit. Spanjolli 22-vjecar shpreson të mposhtë dominimin e Roxher Federer në fushat me bar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›