Besa për rekord: ikin katër, vijnë katër

Është vërtet e cuditshme, por Besa që ia doli të kalojë për herë të dytë turin e parë kualifikues një kompeticion europian (serbet e Bezaninjës në Kupën UEFA, sezoni 2007-2008 dhe qipriotët Ethnikos Aknas në Kupën Interototo, sezoni 2008-2009), po vuan nga largimi i lojtarëve titullarë, pikërisht vetëm pak ditë përpara përballjes me zviceranët e Grasshoperin në turin e dytë.
LARGIMET- Parid Xhihani ishte i pari i larguar i madh (në Ukrainë), ndërkohë që nigeriani Abdulla Ishaka ka shkuar të provojë edhe më larg (në Kinë). Këtyre shtohen edhe Artim Shaqiri (kontratë në Azerbajxhan) e Herbi Fortunat (i rikthyer në Francë). "Biletën" me një drejtim e kanë prerë edhe kosovarët Driton Krasniqi e Liridon Leci (kërkojnë të luajnë me një skuadër jashtë Shqipërisë), dhe në te njëjtin "linjë ajrore" është dhe Andi Lila (ka sinjale nga Palermo e Italisë). Edhe shqiptaro-maqedonasit e tjerë: portieri Suad Zendeli e mbrojtësi Zekeria Ramadani, kanë dhënë paralajmërimet e tyre për te mos u veshur më "verdhezi".
AFRIMET – Futbolli në Zvicër ka fituar një përmasë të re me organizmin e Europianit dhe përballja e Besës (81-vjecare) me një klub zviceran si Grasshopers (122-vjecar) është një vitrinë e mirë, edhe pse luhet në kompeticionin më inferior europian për klubet. "Letzigrund" i Zyrihut, atje ku u luajtën disa ndeshje të Euro 2008-s, përfshirë Italinë e Holandën, do të presë edhe Besën e Kavajës, që tashmë ka në gjirin e saj katër lojtarë të rinj në listën "Intertoto": mbrojtësin Maringlen Shoshi (Apolonia), mesfushorin fierak Agim Meto, si dhe sulmuesit Vangjel Mile (i huazuar te Teuta nga Dinamo) e Sokol Ishka ( i lirë nga Dinamo). Për Teutën transferimi i Miles është thjesht një huazim, ndërsa për presidentin e Besës, Bizhdili, beratasi konsiderohet si blerja e fundit.
KUPA INTERTOTO
Turi i dytë
Grasshopers-Besa
5 korrik 2008