Statistika, ekipet shqiptare në Europë

Dinamo, kampione për herë të 17-të e Shqipërisë (mbajtëse e 9 rekordeve në sezonin 2007-2008), do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve përballë kampiones së Bosnjë-Hercegovinës FK Modrica.
Partizani, nënkampion i Shqipërisë dhe ekipi i parë që ka zhvilluar një ndeshje në Europë kundër Norcepingut në Kupën e Kampioneve (1963) do të luajë në turin e parë të Kupës UEFA, gjithashtu kundër një ekipi nga Bosnjë-Hercegovina, Shiroki Brijeg, një kundërshtar i dikurshëm i Teutës (2006)
Vllaznia, fituese për herë të gjashtë e Kupës së Shqipërisë, do luajë në Kupën UEFA kundër skuadrës sllovene Koper.
Besa që ia doli të kalojë për herë të dytë turin e parë kualifikues një kompeticion europian (serbet e Bezaninjës në Kupën UEFA, sezoni 2007-2008 dhe qipriotët Ethnikos Aknas në Kupën Interototo, sezoni 2008-2009), do të luajë në turin e dytë kundër zviceranëve të Grasshopers.
12 ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori.
Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime.
Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(41), Dinamo (34), Vllanznia (28), Teuta (22), Flamurtari (18), Besa (10), Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare.
Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje).
Tirana, Partizani e Dinamo "bashkohen" në Europë nga barazimet: 6 të tilla, Tirana në 58 ndeshje, Partizani në 41 takime dhe Dinamo në 34 total.
Pesë ekipe shqiptare nuk kanë mundur të fitojnë në ballafaqimet ndërkombëtare: Besa, Albeptrol, Bylis, Tomori e Apolonia, ku dy të fundit nuk kanë njohur as barazimin.
Në total ekipet shqiptare kanë zhvilluar 229 ndeshje: 44 fitore, 37 barazime e 149 humbje: Golaverazhi: 180 gola të shënuar, 428 të pësuar, -248 diferenca e golave, ndërsa në total kemi grumbuluar 169 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 43-të në Europë midis 52 vendeve.
Të parin për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara e mban Gjermania me 2222 ndeshje, ndërsa përsa i përket pikëve të grumbulluara e para është Spanja me 3835 pikë.
STATISTIKAT
Ekipi Nd Fit Bar Hu Gola Dif Pik
1. Tirana 58 13 6 39 54:104 -50 45
2. Partizani 41 8 6 27 29:73 -44 30
3. Dinamo 34 6 6 22 20:60 -40 24
4. Vllaznia 28 8 1 19 25:52 -27 25
5. Teuta 22 5 3 14 21:51 -30 18
6. Flamurtari 18 3 4 11 15:26 -11 13
7. Elbasani 6 1 2 3 2 :10 -8 5
8. Besa 10 0 7 3 6 :18 -12 7
9. Albpetrol 2 0 1 1 1 :3 -2 1
10. Bylis 4 0 1 3 4 :9 -5 1
11. Tomori 2 0 0 2 2 :5 -3 0
12. Apolonia 4 0 0 4 1 :17 -16 0