Meta: Miratimi i Kodit, veprim provokativ

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta konfirmoi sot se gjendja e grevisteve eshte e renduar, por pavaresisht kesaj askush nuk do te terhiqet nga protesta.
"Ne do te shkojme deri ne fund derisa te arrijme qellim tone. Nuk duhet lejuar dhe pranuar shkaterrimi i zgjedhjeve te ardhshme", u shpreh Meta, per Top News.
Sipas tij, miratimi i kodit zgjedhor ne seancen e se henes do te ishte nje veprim provokativ dhe i papjekur.
Meta theksoi se ne salle gjenden dy shtreter ku grevistet marrin serume.
Deri me sot deputetet i kane vizituar kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, nenkryetari, Neritan Ceka, si dhe nje delegacion parlamentar nga Brukseli.