Shkodër, përcilletnë banesën e funditefektivi i vrarë
SHKODER- Inspektori i policisë rrugore në Shkodër Kol Ndreshaj i vrarë në krye të detyrës të djelën, është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Në homazhet e organizuara në hollin e Prefekturës së Shkodrës morën pjesë familjarë e të afërm, drejtues institucionesh e kolegë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri Lulëzim Basha.
Kortezhi me trupin e pajetë të 41 vjecarit i është drejtuar më pas varrezave të qytetit. Në fjalën e rastit, drejtori i policisë së qarkullimit rrugor, Vullnet Topalli u shpreh se forcat e policisë do të punojnë për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
Inspektori Kol Ndreshaj u vra rreth orës 2:20 të së djelës teksa kthehej nga shërbimi në rrethin e Malësisë së Madhe.
Kol Ndreshaj po udhëtonte me motorcikletë kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan për vdekje.
(e.n/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e policit rrugor, 60 të shoqëruar