E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punime në ujësjellësVlora 2 ditë pa ujë

VLORE- Qyteti i Vlorës do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm për dy ditë me radhë duke filluar nga dita e hënë. Shkak janë bërë punimet që po kryhen në tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Sipas kreut të Ujësjellësit të Vlorës, Viron Hysi, linja që po lidhet është ajo në lagjen 10 Korriku dhe aktualisht është duke u lidhur tubacioni që vjen prej kalasë dhe shkon në pjesën tjetër të qytetit.

Lidhjet e tubacioneve kanë shkaktuar shumë ndërprerje ditët e fundit në qytetin brregdetar, por këtë herë ndërpreja pritet të jetë më e gjatë, plot dy ditë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›