E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë”

25-10-2011 / Gazeta 55

Shamata: “Faktorë të caktuar në Luginën e Preshevës kanë bërë premtime të gabuara për studentët e rinj”

Z.zv/ministër Shamata, cili është bashkëpunimi, në sferën e arsimimit, me autoritetet kosovare dhe me ato lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?
Bashkepunimi ne fushën e arsimit me institucionet homologe dhe autoritetet perfaqësuese nga të gjitha trojet shqiptare, përfshire ketu edhe atë te Lugines se Preshves, me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë janë shumë të mira dhe në rastin e Republikës së Kosovës të institucionalizuara në nivel Marrëveshjeje dypalëshe ne fushën e arsimit midis dy qeverive. Kemi pasur takime të rregullta me kryetarin e Preshevës zotin Mustafa, me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar si dhe me përfaqësues të Kuvendit të Bujanocit. Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë e të thellojmë më mirë bashkëpunimin në dobi të arsimit shqip në Luginën e Preshevës, sikurse kërkojmë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve dhe autoriteteve lokale atje.
Po si qendron çështja e kuotave për studentët e Lugines se Preshevës, qe deshirojne te ndjekin studimet ne universitet shqiptare ne Tirane e gjetiu...?
Qeveria Shqiptare përcakton kuota të veçanta studimi për studentët e trojeve shqiptare. Për vitin akademik 2011-2012 janë akorduar a. për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë 700 kuota, b. për ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme 400 kuota, c. për ciklin e dytë të studimeve Master Profesional 408 kuota, d. për ciklin e dytë të studimeve Mastër i Shkencave 304 kuota. Të gjitha këto të shpërndara në rreth 290 programe studimi në 11 universitetet publike të vendit. Lidhur me bashkëpunimin me autoritetet shqiptare të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kontaktet dhe takimet me ta kanë qene më të shpeshta dhe MASH ka patur një ndjeshmëri më të madhe lidhur me to.

Z zv.ministër, ne fillim të kesaj jave në kabinetin tuaj keni pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës. Për çka biseduat me ta dhe a u morët vesh për diçka?
Po, kemi pritur një delegacion nga të gjithë përfaqësuesit që përmendëm më sipër lidhur me mundesitë e shtimit të kuotave të planifikuara. Kemi rënë dakord që të shihen regjistrimet, jo vetëm në Mjekësi, por edhe ne programe te tjera dhe kemi bashkërenduar punët me një listë të vetme.

Pas kthimit nga Tirana, delegacioni nga Lugina për disa media lokale, është shprehur se "nuk lëshuan pe" në Tiranë. Ku eshte faji që shume maturante dështuan, pa fajin e tyre, qe te marrin indeksin e njërit nga fakultetet e Universitetit të Tiranës?
Kemi bërë të ditur se faktorë të caktuar në Luginën e Preshevës kanë shkaktuar pritshmëri të gabuar tek studentët lidhur me shpërndarjen e kërkesave vetëm në disa programe studimi me numër të kufizuar edhe për studentët shqiptare brenda shtetit amë, gjë që ka ndikuar edhe në nivelin e ulët të regjistrimeve në përputhje me afatet ligjore. Megjithëse, nuk është vonë për arsye që lidhen me MASH, por për arsye që përmenda më sipër.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›