Intervista në Top Story: Rikthehet optimizmi te Edi Rama
Të gjithë mediat shqiptare do të mundohen të gjejnë lajme në intervistën e Edi Ramës në Top Story. Dhe kjo është më se e kuptueshme, po të kihet parasysh se kjo intervistë vjen vetëm një ditë pas vizitës zyrtare të kryesocialistit në SHBA. Sidoqoftë, lajmi më i madh nga kjo intervistë ishte se në fytyrën e Ramës ishte kthyer optimizmi, ndërsa në ligjërimin e tij ishte rritur ndjeshëm rrjedhshmëria. Në intervista të tjera të tij pas zgjedhjeve të vitit 2009, kemi parë një Ramë pesimist dhe ankues, i cili thurte fjali të gjata, të mbushura me paranteza të shumta e të përdredhura. Sot fjalitë e tij ishin koncize, me ritëm, dhe me grintë. Dhe mbi të gjitha, toni i të folurit ishte vazhdimisht optimist.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/3/22/intervista-ne-top-story-rikthehet-optimizmi-te-edi-rama