Aleanca Kuq e Zi: Në maj miratojmë platformën për bashkimin me Kosovën
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryeministrit Berisha, që e kundërshtoi një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën. Sipas Aleancës, Berisha ka 20 vjet që është kundër këtij bashkimi.
Aleanca ndërkohë ka paralajmëruar se në maj do të paraqesë një platformë, me anë të së cilës do të kërkojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Berisha u deklarua dje zyrtarisht kundër bashkimit me Kosovën. Por, Berishën e ka lënë pas historia. Berisha ka mision për të penguar bashkimin me Kosovën. Ai ka qenë kundër bashkimit për 20 vjet. Largimi i Berishës afron bashkimin me Kosovën. Berisha nuk mund ta pengojë këtë bashkim.
Berisha nuk mund të pengojë vullnetin e popullit për bashkim. Kosova është zemra e Shqipërisë. Liderët e Tiranës dhe Prishtinës janë kundër bashkimit. Berisha dhe Thaçi duan të qeverisin çifliqet e tyre. Në maj do të miratojmë platformën për bashkim. Bashkimi i shqiptarëve nis nga bashkimi i dy shteteve shqipetare. Bashkimi me Kosovën po afron, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.