E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Reforma zgjedhore të garantojë barazinë e votës

Reforma zgjedhore duhet të garantojë barazinë e votës. Për kreun e republikanëve Fatmir Mediu sistemi zgjedhor duhet të jetë i tillë që vota të shkojë për partinë që është hedhur dhe jo të shkojnë për partitë e mëdha.
 

Ndërsa ka folur në një takim me gratë republikane Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë e përfshirjes më të lartë të grave në proceset vendimarrëse.  Në këtë drejtim ai tha se do tu propozohet strukturave që PR-ja të ketë edhe një grua bashkëkryetare.
 

Kreu republikan foli edhe sa i përket çështjes së pronës, çështje kjo e debatuar mes republikanëve dhe demokratëve në qeverisje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›