Intervista/Agim Berisha arkitekti i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Qarkun Tiranë

Kreu i ALUIZNI-t rrëfen për gazetën “55” punën e madh të bërë në pak më shumë se një vit. Pagesa me bono është shumë favorizuese, qytetarët po i përgjigjen procesit. Nga 83 mijë ndërtime pa leje janë bërë matjet për 70 mijë prej tyre si dhe digjitalizuar mbi 60 mijë
Agjencia Rajonale e Legalizimit të Ndërtimeve pa Leje ne Qarkun Tiranë është drejt fundit të mbylljes së një procesi shumë të rëndësishëm për qytetarët e kryeqytetit. Bëhet fjalë për legalizimin e jo pak, por të 83 mijë ndërtimeve pa leje, pra, bërjen realitet të një Tirane legale. Për këtë një meritë jashtëzakonisht të madhe ka dhe kreu i ALUIZNI-t Agim Berisha ku fal volumit të madh të punës, cilësisë, saktësisë dhe transparencës tashmë mund të konsiderohet pa frikë si arkitekti i një Tirane legale. Në një intervistë për gazetën “55” Z.Berisha flet rrëfen volumin e madh të punës bërë në vetëm më shumë së një vit, fazë në të cilën ndodhet procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, sa i janë përgjigjur qytetarët procesit, kur mund ata mund të përballen me penalizimet etj. Ja si shprehet më tej ai.
Kur procesi i legalizimit është drejt fundit, fakti që keni qenë në krye të Agjencisë Rajonale që në start dhe fal gjithë asaj pune të bërë në terren mund të konsideroheni pa frikë si arkitekt i një Tiranë legale. Cili do të ishte komenti juaj përballë këtij konstatimi? Komenti im në këtë rast është se Arkitekte jo vetëm për një Tiranë por një Shqipëri legale është qeveria demokratike e kryeministrit Sali Berisha e cila ideoi dhe realizoi një reformë kaq të madhe dhe të domosdoshme në vend. Sa i përket kësaj reforma dua të them se procesi ka disa faza ku një nga këto është kalimi i pronësisë. Në si agjenci rajonale kemi ndërtuar gjithë punën me grafikë që do të thotë që për ta bërë të suksesshëm këtë proces duhet ta ndjekësh atë me letër në dorë. Faza e parë është mbyllja e kalimit të pronësisë për Tiranën por dhe Kavajën, Paskuqanin dhe Kamzën. Siç e dini procesi ka dy forma legalizimesh si; ata që janë pronarë trualli por që kanë ndërtime ilegale dhe pjesa tjetër që kanë ndërtim informal por që nuk kanë dokumente pronësie për truallin që kanë blerë. Kjo pjesa dytë është ajo të cilës i bëhet kalimi i pronësisë. Për një muaj ne kemi shkuar derë më derë në dyert e shtetasve përfitues në Tiranë Kavajë dhe Paskuqan për të bërë krehjen përfundimtare të këtyre zonave për t’i kaluar më pas në VKM. Kemi në dorë dhe do kalojnë për miratim në qeveri mbi 5 mijë ndërtime të tjera që do të kalojnë në qeveri për pronësi dhe i japin dorën përfundimtare qytetit të Tiranës. Faza e dytë është që deri në fund të dhjetorit ne t’i kemi dorëzuar të gjitha faturat qytetarëve në Tiranë dhe besoj në reagimin pozitiv të qytetarëve të cilët presin prej 20 jetësh që mundin dhe djersën tyre ta legalizojnë. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimin ndaj ALUZINI.
Aktualisht sa përqind e punës në terren është kryer? Tirana ka diku te 83 mijë ndërtime pa leje bashkë shtesat e pallateve ku prej tyre kemi bërë matjet të mbi 70 mijë prej tyre, janë digjitalizuar mbi 60 mijë ndërtime pa leje si dhe kemi kaluar për kalim pronësie ne qeveri 45 mijë ndërtime. Pra, kemi përgatitur nga dosjet që qytetarët kanë në duart mbi 15 mijë dhe të tjerat janë në proces një punë voluminoze kjo e bërë në pak më shumë së një vit. Përse e them këtë. Vërtet procesi i legalizimit ka nisur diku në korrik 2006, por deri në tetor të 2008 dosjet kanë qenë pranë njësive të qeverisës vendore. Punën që në bëmë në një kohë rekord duhej ta bënin bashkitë dhe komunat. Në ligjin e vjetër të pandryshuar ka pas një Nen në të cilin thuhej që: “Nëse brenda 6 muajsh njësitë e qeverisjes vendore nuk bëjnë identifikimin dhe kualifikimin e ndërtimeve pa leje atëherë qeveria duhet të marrë iniciativën dhe miratoi ligjin dhe këto kompetenca ia kaloi ALUIZNI-t”. Njësitë e qeverisjes vendore jo vetëm për 6 muaj nuk e bënë këtë punë, por erdhi dhe tetori i vitit 2008 dhe asnjë dosje nuk i bënë kualifikimin. Atëherë qeveria bëri ndryshimet duke ia kaluar kompetenca ALUZINI-t. Ne filluam punë në vitin 2009 sepse pati forca politike që kundërshtuan ndryshimet e ligjit në parlament duke i kërkuar interpretim Gjykatës Kushtetuese nëse kishim të bënim me shkelje të kompetencave të vendorëve. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtën që ne të vazhdojmë procesin. Pra nga maji i vitit 2009 deri më sot është bërë e gjitha kjo punë duke përballuar gjithë këtë ngarkesë. Ne punojmë me orare të zgjatur më 2 turne me ngarkesë të plotë dhe objektiva të qarta duke ditur që ky proces ka si objektin e vet jo zgjatjen pafundësisht por që duhet përfunduar për të qetësuar dhe çliruar qytetarët nga stresi si dhe çliruar këtë vend nga informaliteti dhe për të bërë dhe integrimin. Neni Nr.1 i ligjit thotë Legalizimi i ndërtimeve informale dhe integrimin e tyre në gjithë planet rregulluese që janë miratuar në zhvillimin infrastrukturor të vendit. Po flisni për një volum pune në harkun e pak më shumë se një viti dhe spikat sidomos ajo në terren për t’i kaluar më pas në qeveri për miratim pronësie.
Ndërkohë në kuadrin ë transparencës ju keni publikuar të gjithë emrat e qytetarëve të cilëve iu është miratuar kalimi i pronësisë sikurse dhe më pas keni publikuar dhe emrat që kanë gati lejet e legalizimit dhe duhej të tërhiqnin faturën në zyrat postare. Sa i janë përgjigjur qytetarët kërkesës në formë transparence të ALUZINIT? Eshtë e vërtet që ne veç punës në terren, kur kemi bërë kalimin për ne qeveri për t’u miratuar pronësinë sigurisht paralel në të njëjtën ditë të miratimin të pronësisë kemi publikuar në media dhe emrat përfitues të tyre sigurisht kjo në kuadrin e transparencës. Qytetarët pritën më shumë dëshirë dhe klauzolën ligjore ku mund të paguanin me letra me vlerë tashmë një realitet dhe ndonëse kishin marrë faturat prisnin lehtësirat të cilat erdhën nga qeveria. Tani ata kanë filluar që të reagojnë pozitivisht ku ka dhe kërkesa të qytetarëve që pasi kanë marrë faturat dhe kryer pagesat më parë, tashmë kanë sjellë bonot për të kërkuar konvertimin dhe po detyrohemi t’u përgjigjemi. Ligji ka dhe një nen që thotë që ata qytetarët që kanë paguar në dorë do të iu bëhet rimbursimi në letra me vlerë duke i sjellë ato dhe kthyer paratë. Ky është një lehtësim shumë i madh. Të paguash 70% me bono për 300 m2 dhe 50% nga 300-500 m2 realisht i ke krijuar qytetarëve lehtësirat maksimale ose e thënë ndryshe gati ia ke falë. Një parcelë 300 m2 me çmimet legalizuese i bie 4 milionë lekë të vjetra ku 70% të saj e paguajnë me bono, pra 2 milionë e 800 mijë i paguajë me letër me vlerë, kurse 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra i paguan para kesh. Ky është një favorizim shumë i madh. Ndërkohë qeveria ka bërë dhe një ndërhyrje tjetër në ligj ku qytetari do paguante dhe 2% të vlerës së çmimit në Entin e Banesave e bërë tashmë në 0.5% duke e zvogëluar më 4 herë këtë pagesë. Veç kësaj kemi nënshkruar disa memorandume dhe shumë banka janë të gatshme që qytetarët me t’u dorëzuar dokumentacionin të bëjë dhe pagesën pa kolateral të vlerës për legalizim. Pra janë shumë masa lehtësuese që qeveria iu ka krijuar qytetarëve. Pra siç shihet kjo qeveri veçse bëri realitet legalizimin, kontribuoi dhe për uljen e pagesës në minimum dhe të mos harrojmë që kompensimi i pronarëve bëhet me vlerën e tregut.
Nëse flasim për shumë favorizime ndaj qytetarëve a mund të flasim dhe për sanksione ndaj atyre në qoftë se ata nuk i përgjigjen në kohë procesit? Edhe sanksionet nuk janë shumë. Ka një sanksion për taksën e ndikimi në infrastrukturë që nëse nuk paguan në afat do të kesh 25% penalitet kurse pagesa e parcelës është me afat deri në 1 vit.
Kë konsideroni si afat? Afati është një muaj nga data e protokollimit.
Si po shkon bashkëpunimi më Hipotekën në këtë proces? Kjo që po bëjnë ne sot mund të quhet revolucion. Gjithçka është e saktë dhe kjo fal fotografimit ajror që e bën reale gjendjen e pronës në Shqipëri. Ne kemi informacione të sakta për të gjitha pasuritë. Sot çdo shtëpi e kemi të digjitalizuar ku po tu japim një hartë mund të përdorim shumë lehtë adresat duke qenë se në punojnë dhe 2 dhe 3D. Këtë mundësi nuk e ka pasur më parë ZRPP dhe shpesh kur shohim që qytetari ka një dokument pronësie ne bëjmë mbivendosjen e saj dhe plotësimin e atyre defekteve që qytetarët kanë në këto dokumente. Aktualisht vazhdon procesi vazhdon normalisht dhe gjithçka varet nga reagimi i qytetarëve sapo ato kryejnë pagesën, kontratën e pronësisë para noterit dhe menjëherë japim lejen e legalizimit dhe pastaj bëjnë dërgimin në Hipotekë. Janë mijëra qytetarë që kanë marrë lejen e legalizimit dhe më pas e kanë regjistruar pronën në Hipotekë pasi kanë kryer pagesat. Megjithatë nevojitet më shumë reagim që të mos kenë penalitet duke respektuar afatet.
Keni nënshkruar një marrëveshje me Postën Shqiptare për dërgimin e faturës financiare në zyrat postare që qytetari i detyrohet ALUIZNIT. Përse e ndërmorët një hap të tillë? Deviza e punës së ALUIZNI-t ka qenë transparenca ndaj qytetarëve dhe këtë e kemi bërë mësë miri jo vetëm në komunikimin me ta gjatë punës sonë në terren, por dhe komunikimin me të gjitha gazetat duke bërë publik emrat përfitues të lejeve të legalizimit. Kjo transparencë në media i ka shërbyer jo vetëm qytetarit por dhe ne. Na ka ndodhur që gabimisht na ka kaluar ndonjë emër që duhej bllokuar të ndonjë pronari të ligjshëm që është në ndonjë proces gjyqësor më atë që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Qytetari sapo ka parë emrin në gazetë, ka ardhur dhe ne kemi vepruar menjëherë duke bërë bllokimin. Pra ne i kemi dhënë kohën e mjaftueshme qytetarit për të reaguar ndaj punës sonë. Që të mos ketë njeri që atakojë këtë proces dhe ne fakt nuk ka kjo do të thotë që procesi është në rrugën e mbarë. E dyta, pse kemi bërë dërgimin e zarfeve në postë?. Ju e dini që kur shteti nuk është vigjilentë sekserët mbijnë. Ne kemi pasur parasysh dhe këtë fakt ndaj kemi kërkuar që në këtë rast pranë qytetarëve të gjendet shërbimi postar sepse përmes çuarjes së zarfeve në zyrat postare të lagjeve sepse qytetari nuk humb as kohë për të ardhur dhe pyetur deri të drejtoria rajonale e ALUZINI-t por dhe nuk rri ne radhë. Shpesh në media e kam deklaruar që ne jemi të detyruar të iu kthejmë përgjigje 83 mijë qytetarëve që kanë deklaruar ndërtimet pa leje, ne duhet t’i gjejmë ata ku janë të bëjmë matjet dhe tu themi legalizohen apo jo. Pra, me qytetarin ne takohemi 2 herë, e para kur i shkojmë në shtëpi për t’i bërë matjet dhe hera e dytë kur i japim çertefikatën ose lejen e legalizimit. Ndërkohë duke parë dhe punën e mirë që ka bërë Posta Shqiptare gjatë këtyre viteve ne kemi parë të ky institucion dhe sigurinë në kryerjen e këtij shërbimi. Themi se Posta na ka shërbyer dhe po na shërben në këtë rast sepse në çdo muaj publikojmë nga 2 mijë emra dhe të dynden ata të vijnë ti marrin këtu krijohet kaosi. Ndaj, çdo qytetari aty ku ka njësinë e qeverisjes vendore, aty ku ka aplikuar ne ia çojmë faturën në zyrën postare më të afërt.
Si ka ecur ky bashkëpunim? E thashë dhe më lartë që bashkëpunimi me Postën Shqiptare ka qenë shumë i mirë dhe rruga e duhur për të qenë pranë qytetarëve. Cilësia e shërbimit që kryhet në postë sot, infrastruktura e saj bënë që ne të mos hezitojmë fare për të qenë të gatshëm për hedhur firmën për realizimin e këtij shërbimi.
Ndërkohë veç mediave të tjera edhe gazeta Postieri ka publikuar emrat e qytetarëve të cilët duhej të tërhiqnin faturat në zyrat postare dhe madje veç këtij publikimi në ripublikojmë dhe emrat e asaj pakice të qytetarëve të cilët ende nuk i kanë tërhequr zarfet. Cili është komenti juaj? Sikurse dhe e thashë më lartë ne jemi munduar që ne çdo hallkë të procesit tonë të legalizimit të ndërtimeve informale të jemi transparent. Një hap shumë i rëndësishëm ka qenë dhe publikimi i emrave të qytetarëve përfitues në media dhe për këtë dua të vlerësoj dhe gazetën Postieri veçanërisht për publikimin dhe të asaj pjese të qytetarëve që nuk i janë përgjigjur procesit. Ky publikim sigurisht që iu vjen atyre në ndihmë që të mos përballen jo vetëm me penalitetet por dhe të informohen dhe nxitojnë të legalizojnë ndërtimet e tyre ndërtuar me djersën e këtyre viteve të fundit.
Sa jeni njohur zhvillimet e fundit të Postës Shqiptare? Mendoj së Posta Shqiptarë vitet e fundit ka njohur ndryshime rrënjësore. Jemi njohur përmes mediave por dhe gazetës “Postieri”, sikurse dhe mjafton të trokasësh në një zyrë postare për të prekur ndryshimin. Eshtë e pamundur të bësh krahasim me vitin 2005 kur sheh ndryshimin e ndodhur këto vite. Kam fjalët më të mira për atë çfarë ka ndodhur në këtë kompani.
...