E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekti antiligjor që Erion Veliaj po shpall në emër të Edi Ramës

Pas Koço Kokëdhimës, ka qenë radha e Veliajt të shpallë se mes këtyre njerëzve dhe Edi Ramës ekziston një marrëdhënie vëllazërie okulte. Jakobinizmi është shpallur si mjet për realizimin e qëllimeve të pushtetit të sektit, i cili është antiligjor dhe vepron jashtë sistemit të demokracisë Kush ka lexuar pak historinë e fëmijërisë së Enver Hoxhës do të mbajë mend se ai kishte një adhurim të veçantë për Maksimilian Robespierin, eksponentin kryesor të jakobinëve franceze gjatë revolucionit dhe udhëheqës i terrorit të viti 1793. Fakti që Robespieri ishte heroi i tij - dhe jo Xhorxh Danton përshembull - dëften qartazi psikologjinë e diktatorit dhe një nga arsyet e shumta që ndryshuan itinerarin e këtij njeriu pas luftës. “Robespieri ishte i drejtë, - shkruante Enver Hoxha në kujtimet e rinisë së tij, - ai ishte i lidhur pas atdheut të tij, i vendosur kundër feudalizmit e monarkisë që tentonte të rimerrte pushtetin, mjeshtër në artin për të ngritur një ushtri revolucionare si brenda ashtu dhe kundër koalicionit të monarkive evropiane që rrethonin Francën”. Mirëpo koncepti filozofik i jakobinizmit - në dukje i humbur për filozofinë të majtës shqiptare pas rënies së regjimit komunist - u rikthye çuditërisht në gojën e një rioshi që dëshiron të martohet me Politikën e Re të Edi Ramës. Ky riosh është Erion Veliaj. Në intervistën e fundit të tij në një të përditshme shqiptare ai iu përgjigj pyetjes së kur do të ndodhë shkrirje e G99 dhe Partisë Socialistë. Nuk ngurroi. Natyrisht ai, i eksituar siç ishte nga pyetja përmbyllëse, tregoi për idenë diellore që po i bashkonte me ata do të jemi në një “vëllazëri”, bile përdori fjalën që shumë përdorej gjatë revolucionit francez, “Fraternité”- Vllazni. Jakobinët francezë të pajisur me vëllazëri dhe gijotinë i dhanë fund agonisë së ancien régime (regjimit të vjetër) me këtë slogane revolucionare për një Politikë të Re, Nouveau Régime, (regjim të ri). Një nga sulmet historike të shoqërisë dhe vëllazërisë (masonike?) ka qenë ndaj natyrës revolucionare dhe shpërndarjes së parimeve të Revolucionit Francez “Liri, Barazi, Vëllazëri” që janë bazat e shtetit të sotëm. Vëllazëria politike dhe ideve shpreh mbresën e solidarizimit njerëzor. Ajo që na intereson në këtë shkrim është se çka do të thotë përgjigja e pakujdesshme e politikanit të ri, revolucionarit Erion Veliaj? (më herët, idenë e vëllazërisë e të sektit të Edi Ramës, e pat permendur ne nje intervistë televizive, edhe Koço Kokëdhima). Mos kemi të bëjmë me organizimin e Partisë socialiste, në modelin e një sekti fetar, pra të lozhave apo qarqeve të ndryshme? Sigurisht Erion Veliaj eshte shitur sikur ka pervoje ne kete fushe, por vemendja duhet perqendruar tek karakteret antiligjore e jashte sistemit, të organizatave ne forme sekti. Sakaq një vëllazëri paraqitet në një grup meshkujsh (m’u ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: ekziston diç që ata duan të bëjnë në këtë botë (apo siç thotë Rama, një botë të re) në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Vëllazëria” edviniste sot është rikthyer më shumë se kurrë. Gjenerata që sundon organizatën e dytë më të madhe politike në vend është një grup aparatçikësh komunistë, pjella të Komitetit Qendror, si dhe agjentë të konservuar të sigurimit të shtetit, të cilët hynë fuqishëm në medie, shoqërinë civile, në politikë, dhe sferat e tjera financiare, duke dominuar dhe helmuar që në embrion zhvillimin demokratik të vendit. Sekti apo vëllazëria politike që kërkon Erion Veliaj të legalizojë në publik është veçse parodia laike e organizatave fetare, por me objektiva dhe me metoda të veçanta. Mbi motivet antiligjore dhe rreziqet që bart ky sekt për Shqipërinë, natyrisht do të ndalemi shpesh e më në thellësi në të ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›