Vera, pasioni në shishe, ilaçi i zemrës
Është pija fisnike që na shoqëron në çdo festë, ngjarje të rëndësishme, apo thjesht në ditët e zakonshme të jetës, përveçse aleatja më e mirë e shëndetit. Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për vetitë "çudibërëse" të saj. Pjesë e çdo studimi që nga e kaluara, tani të gjithë e dimë se një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e infarktit dhe shumë sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës, apo rrezikut të Alzaimerit, ndërkohë që jo pa të drejtë e kanë cilësuar si "eliksir i jetëgjatësisë". Shkencëtarët, kudo nëpër botë, thonë se kanë gjetur arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sipas tyre i gjithë sekreti qëndron te një substancë kimike që parandalon bllokimin e enëve të gjakut, shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, janë pikërisht substancat e quajtura polifenole, që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq, ato që i japin verës vetitë magjike. Në Amerikë, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990. Tashmë është e qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në ditë ul vdekshmërinë, pasi ul nga 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerëzit mbi moshën 35 vjeç. Sidoqoftë, me sasi më të mëdha të konsumuara, ky efekt balancohet me mundësinë e rritjes së sëmundjeve të lidhura me konsumin e alkoolit, si për shembull kancer i gojës, probleme të frymëmarrjes dhe eventualisht cerozë të mëlçisë. E prodhuar rreth 7000 vjet më parë në Iranin e sotshëm, ajo ka qenë e lidhur historikisht me shumë kultura botërore. Për shembull, në Persi vera kryesore e vendit, "Mei", ka qenë tema kryesore e poezive për mijëra vjet me radhë. Edhe në Egjiptin e lashtë ajo ishte "objekti" më i preferuar nëpër pikturat e faraonëve. Në të vërtetë, dëshmia më e hershme mbi verën "e vërtetë" i takon vitit 5400 para lindjes së Krishtit, për të ardhur në Evropë në periudhat greke dhe romake. Sot, ato franceze apo italiane kryesojnë tregjet e botës. Verërat e rralla, të vjetra dhe të mira, janë "ushqimi" më i shtrenjtë që kap shifrën e qindra mijëra dollarëve për shishe. Në 2002, prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Franca, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Argjentina, Kina, Gjermania, Afrika e Jugut, Portugalia, Kili, Greqia, Rumania dhe Hungaria. Ndërsa në 2003-shin, në vendet e para për sa i përket eksportit renditeshin Franca, Italia, Spanja, Australia, Kili, SHBA, Portugalia, Gjermania. Studimet e herëpashershme kanë treguar se numri i njerëzve të sëmurë nga zemra apo llojet e patologjive të tjera kardiovaskulare në Francë është shumë herë më i vogël se në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ndër ushqimet më të përdorura aty janë buka, gjalpi, djathi dhe të tjera me përmbajtje të lartë kolesteroli. Kjo, sepse pija më e përdorur në Francë është vera e kuqe. Pjesa më e madhe e verës më të mirë dhe më të shtrenjtë vjen nga këto vende, atyre që u kushtohet më shumë rëndësi janë "Bordeoux" dhe "Port", ndërsa prodhuesit më të mëdhenj të verës në botë janë Franca, Italia, Spanja dhe SHBA, njëkohësisht edhe rajonet ku zonat e kultivimit të rrushit janë jashtëzakonisht të mëdha. E kuqe apo e bardhë? Varet nga preferenca, ndërkohë që të gjithë janë të barabartë kur bëhet fjalë për vjetërsinë e saj. Për këtë arsye, prej kohësh vinotekat dhe kompanitë gjigande të prodhimit po mundohen që vera e re të shndërrohet në të vjetër. Kështu, sipas revistës, "Winenews", e cila merret ekskluzivisht me verërat enologjia, pra shkencën e kësaj pijeje, janë duke u përdorur metoda dhe teknika të reja, të cilat mund të shërbejnë për jetëgjatësinë e pijes. Tashmë, kantinat me bute, që rrinë të mbyllura me vite për të stabilizuar verën, mund të dalin jashtë përdorimit duke u zëvendësuar nga makinat që funksionojnë për elektrodializën, me ndërhyrje drejtpërdrejt mbi ngarkesat pozitive ose negative që ndërtojnë lidhjet kimike me substancat nga të cilat është e përbërë vera. Shpikja më e re vjen nga Japonia. Një makineri që në pak sekonda mund të prodhojë një verë perfekte të vjetruar që në shishe. Këtë e kishte imagjinuar kohë më parë "Sherlok Holmes" dhe Japonia e ktheu në realitet. Madje mendohet se kjo makineri është më efikase me verën e bardhë. Por, përveç faktit që është pija fisnike e mbrëmjeve mondane, aktualisht terapia me bazë verën është një nga tendencat më të përhapura në modën e kurave të mirëqenies dhe estetikës, që ka lindur në Francë rreth 10 vjet më parë, në Bordo, me iniciativën e Mathilde Cathiard, vajzës së pronarit të kantinës më të njohur të verërave në botë, "Chateaux Smith Haut-Lafitte". E në fakt çuditë nuk kanë të sosur. Për VIP-at amerikanë, tendenca e fundit e Hollivudit është banja me verë, tendencë kjo e ardhur nga San Tropeja, parajsa e pushimeve të yjeve. Pishinat e vilave përrallore mbushen me verëra të ndryshme origjinale, kryesisht italiane dhe franceze, duke kërkuar më shumë finesën dhe shijen, të cilat blihen online nëpërmjet faqeve të internetit që garantojnë origjinalitetin dhe kualitetin. Kështu, Johnny Depp ka porositur një sasi të konsiderueshme verërash "Chianti" nga kodrat seneze, fatura e të cilave shkon në 180 mijë dollarë. Bono i grupit U2 preferon përzierjet e "Barbaresco", "Dolcetto d‘Alba" dhe ujë mineral për një shumë prej 500 mijë dollarësh. Është e vërtetë se të famshmit janë shumë të dhënë pas alkoolit, por tani dëshira ka kaluar nga shishja në pishinë. Tendenca e Hollivudit është quajtur "enonuotata" (banjë me verë), dhe është konsideruar si "aktiviteti" luksoz dhe ekstravagant i të gjithë atyre që nuk kursejnë milionat për të ndjerë kënaqësi të veçanta. Dhe kështu është zbuluar që "pirati" më seksi i Hollivudit sapo ka përfunduar ndërtimin e një pishine ngjyrë "Bordeaux", pikërisht sipas shijeve dhe ideve të tija. Kapiteni i "Piratit të Karaibeve" preferon më shumë verërat italiane, kryesisht atë "Chianti", për të mbushur pishinën e tij, e cila do më pak se 226 litra. Një përzierje: kënaqësi dhe mijëra dollarë. Pas tij nuk ngelet edhe jehona Bono Vox, këngëtari i U2, që në San Trope ka një vilë madhështore, rreth 1500 metra katrorë, me një hapësirë të madhe dedikuar vetëm saunës dhe masazhit. Pishinë termale që mban jo më pak se 840 litra ujë, gjithmonë e më shpesh preferon ta mbushë me një miks "Barbaresco", "Barolo", "Dolcetto d‘Alba" dhe ujë të gazuar, për një total prej 150 mijë dollarësh. Në radhë pas tij vjen ylli i muzikës, Elton Xhon, që së fundmi ka përfunduar pallatin e tij në malet e Nicës, ku ka vendosur të jetojë me bashkëshortin e tij, David Furnish. Nuk dihet se sa ka shkuar e gjithë fatura për këtë investim gjigand, por dihet me siguri se këngëtari anglez ka paguar rreth 6 milionë euro për një pishinë rreth 600 metra katrorë, të cilën ai e mbush me verë të kuqe, pa marrë parasysh koston 700 mijë dollarëshe. E duke qëndruar "brenda" muzikës, "mbretëresha e pop-it", Madona, nuk e tradhton origjinën e saj nga Abruco, duke mbushur pishinën me verë "Montepulciano", për një shifër "më të ulët": vetëm 500 mijë dollarë. Të shumta dhe të larmishme janë dhe manitë e divave të kinemasë. Kështu, revista e përmuajshme "Stars" zbulon se Anxhelina Zholi, bashkëshortja e bukur e Brad Pitit, që pritet të sjellë në jetë dy fëmijë të tjerë, kridhet gjithnjë në një vaskë me ujë mineral të ngrohtë, të pasuruar me esenca verërash dhe mushti. Por kjo tendencë nuk ka të bëjë vetëm me çmenduritë e VIP-ave, që nuk kursejnë asgjë për dëshirat e tyre të çmendura. Nga studimet e shumta është zbuluar se verërat janë mjaft të mira për të ushqyer lëkurën e dëmtuar dhe të lodhur nga aktiviteti dhe stresi i përditshëm. Dhe kështu, për t‘u rikthyer e freskët dhe më e re në fytyrë, Xhulia Roberts, Xhenifer Lopez dhe Sugurni Uiver lahen me "Morellino", bëjnë masazh me "Chianti" dhe terapi me "Bolgheri". Edhe këtu shpenzimet nuk janë edhe aq të lira, pasi çdo seancë varion nga 200 deri në 500 dollarë. Por, mbi të gjitha, "enonuotata" kombinon sharmin e racës së pastër franceze, luksin dhe rafinimin italian dhe relaksim e rinovuar me bazë prodhimet natyrale. Dhe kjo gjë nuk mund të mos tërhiqte interesin e VIP-ave dhe bukurosheve të pasura e të famshme, të gjitha të çmendura pas zbulimeve të reja. Në Itali, në pritje të hyrjes së tendencës për të mbushur pishinat e vilave me verë të cilësisë së lartë dhe shumë të shtrenjtë, VIP-at kanë filluar të gjejnë zgjidhje më ekonomike nëpërmjet "vinoterapisë", duke mbajtur radhë në "beauty farm", për të kryer terapi dhe masazhe me prodhimet më të mira të kantinave të verërave italiane. Terapia me bazë verën, një nga tendencat më të përhapura në modën e kurave të mirëqenies dhe estetikës, ka lindur në Francë rreth 10 vjet më parë, në Bordo, me iniciativën e Mathilde Cathiard, vajzës së pronarit të kantinës së njohur të verërave, "Chateaux Smith Haut-Lafitte", e cila përdori hardhinë si "talasoterapia" dhe mjekimet termale nga përzierja e ujit, baltës, barërave dhe vajrave aromatikë. Sekreti i kësaj kure bukurie qëndron në bishtat e hardhisë, jashtëzakonisht të pasura me polifenole, që rritin rezistencën e rruazave të gjakut, forcojnë mikro-qarkullimin, pengojnë shkatërrimin e acidit glikolik e ialuronik, si dhe mbrojnë në këtë mënyrë edhe fibrat e elastinës dhe kolagjenit. Për të qëndruar akoma në fushën e çmendurive me bazë verën, vjen edhe ajo e frizantes me kanoçe, e prezantuar nga austriakët e "Rich". Dëshmitare e veçantë edhe një herë tjetër ka qenë "bukuroshja" e çmendur, e para në majën e piramidës së ekstravagancës dhe shpenzimeve pa kufi. Sigurisht që e keni kuptuar se bëhet fjalë për Paris Hilton. Biondja e famshme ka reklamuar procesin e paketimit në kanoçe, që tashmë ka filluar të shitet në disa qytete të Evropës Qendrore. Kjo gjë ka provokuar reagime të ndryshme për shkak të ambalazhit me të cilën është prezantuar, duke irrituar ndjeshëm të gjithë dashamirësit e verës së mirë, që tashmë duhet ta shijojnë në sasi më të minimizuara, me forma të pakënaqshme, të cilat deformojnë ndjeshëm karakteristikat tradicionale të mënyrës së shijimit të kësaj pijeje. Polemikat nuk kanë munguar dhe ajo që kuptohet mjaft mirë është se kanoçet nuk janë ena e duhur për të shijuar një pije të sërës së lartë, pasi shishet dhe forma e tyre të jashtëzakonshme janë tërheqja e parë ndaj saj.
Studimet
Pjesë e çdo studimi që nga e kaluara, tani të gjithë e dimë se një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e infarktit dhe shumë sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës, apo rrezikut të Alzaimerit, ndërkohë që jo pa të drejtë e kanë cilësuar si "eliksir i jetëgjatësisë
Origjina
E prodhuar rreth 7000 vjet më parë në Iranin e sotshëm, ajo ka qenë e lidhur historikisht me shumë kultura botërore. Për shembull, në Persi vera kryesore e vendit, "Mei", ka qenë tema kryesore e poezive për mijëra vjet me radhë
Prodhuesit
Verërat e rralla, të vjetra dhe të mira, janë "ushqimi" më i shtrenjtë që kap shifrën e qindra mijëra dollarëve për shishe. Në 2002, prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Franca, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Argjentina,
Vjetërsia
E kuqe apo e bardhë? Varet nga preferenca, ndërkohë që të gjithë janë të barabartë kur bëhet fjalë për vjetërsinë e saj. Për këtë arsye, prej kohësh vinotekat dhe kompanitë gjigande të prodhimit po mundohen që vera e re të shndërrohet në të vjetër
Terapitë
Përveç faktit që është pija fisnike e mbrëmjeve mondane, aktualisht terapia me bazë verën është një nga tendencat më të përhapura në modën e kurave të mirëqenies dhe estetikës, që ka lindur në Francë rreth 10 vjet më parë
Tendenca
Për VIP-at amerikanë, tendenca e fundit e Hollivudit është banja me verë, tendencë kjo e ardhur nga San Tropeja, parajsa e pushimeve të yjeve. Pishinat e vilave përrallore mbushen me verëra të ndryshme origjinale, kryesisht italiane dhe franceze
Polifenolet
Sipas tyre, janë pikërisht substancat e quajtura polifenole, që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq, ato që i japin verës vetitë magjike. Në Amerikë, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990
"Bordeaux"
Është një nga verërat franceze më të njohura dhe të vlerësuara në gjithë botën. Prodhohet në rrethinat e qytetit me të njëjtin emër. Verërat "Bordeaux" janë të kuqe, të bardha apo të thata.
"Chianti"
Është vera italiane më e njohur dhe më e shtrenjtë në botë. Prodhohet në Toskanë dhe dallohet për formën e saj të shishes. Me këtë emër identifikohet një zonë gjeografike në Itali
"Riesling"
Verë e bardhë, origjina e së cilës është gjermane. Sot prodhohet në shumë vende të botës, përfshi këtu edhe Australinë. Mes zonave ku prodhohet, më të dëgjuarat janë Reno, Nahe, Mosella, Saar e Ruwer në Gjermani
"Chateau de Tigne"
Vera e bardhë "Chateau de Tigne" është idealja për të shoqëruar pjatat me bazë karkalecash, aragostash dhe frutash deti, sepse një shishe verë dhe një pjatë me fruta deti kanë shumë të përbashkëta
"Sauvignon Blanc"
"Sauvignon Blanc" është një verë e bardhë, me ngjyrë të verdhë të hapur. Nuk është shumë e thatë apo e hidhur dhe është një nga verërat që shkon me një varietet të madh ushqimesh
160000 usd
Një shishe "Chateau Lafite" e vitit 1787 mban që prej 20 vjetësh rekordin e çmimit prej 160000 dollarësh. Ky çmim ishte i lidhur ngushtë me faktin se ajo i përkiste Tomas Xhefersonit, Presidentit të tretë të SHBA-së, gjithashtu një admirues i madh i verërave
43500 usd
Atij i përkisnin edhe dy shishe të tjera të shitura po me një çmim rekord. E para është një "Sherry" e vitit 1775, e shitur për një çmim 43500 usd
56588 usd
E treta në listën e më të shtrenjtave është "Chateau d‘Yquem", verë e bardhë, e shitur me çmimin më të lartë në botë, 56588 usd