E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervistat para ekzekutimit rrëmbejnë uebin

Intervistat e para ekzekutimit të të dënuarve me vdekje në Kinë kanë marrë një vëmendje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota dhe prezantuesja e këtij emisioni të hedhur në ueb është bërë një fenomen në internet. Emisioni konsiderohet se shkel të drejtat elementare të jetës. Programi Intervistë përpara ekzekutimit do të transmetohet në BBC2, dhe çdo të premte tregon mendimet e fundit të njerëzve që do të pushkatohen pas pak orësh apo ditësh. Emisioni ndiqet nga 40 milionë shikues dhe, sipas prezantuese  Ding Yu, programi ka vlera humane dhe edukuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›