Ja politikanët më të paguar të botës
Shumë besojnë se janë politikanët e superfuqive ata që paguhen më shumë në botë. Është e vërtetë që ata paguhen shumë, por në një raport të nxjerrë nga Investopedia, bazuar në të dhënat e siguruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasuria e shtetit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me pagesat e liderëve të tij. Në fakt, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama, paguhet më pak se Kryeministri i Singaporit, ai i Hong Kongut dhe ai i Kenias. Raporti paraqet pagesat e tyre të vitit 2010, por ato nuk pritet të kenë ndryshuar sot as për këta liderë, as për ata prej tyre që janë zëvendësuar. Barak Obama merr 400 mijë dollarë në vit. ai merr pothuajse gjashtë herë më pak se i pari i listës, Kryeministri i Singaporit, Li Sien Long, i cili paguhet 2.2 milionë dollarë në vit. Te vendet e pasura europiane, më i paguari është Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, me 302 mijë dollarë në vit. Pas tij qëndron kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila brenda një viti merr 283 mijë dollarë. Kryeministri italian, Mario Monti, ka vendosur të mbajë vetëm pagën e senatorit, 260 mijë dollarë në vit.
Lista e politikaneve
1. Li Sien Long – Singapor 2.183.516 dollarë
2. Donald Cang – Hong Kong 513. 245 dollarë
3. Raila Odinga Kenia 427.886 dollarë
4. Barak Obama SHBA 400.000 dollarë
5. Nikolas Sarkozi Francë 302.435 dollarë
6. Stefen Harper- Kanada 296.400 dollarë
7. Mari Mekalis Irlandë 287.900 dollarë
8. Xhulia Gillard – Australia 286.752 dollarë
9. Angela Merkel Gjermani 283.608 dollarë
10. Joshihiko Noda – Japoni 273.676 dollarë