Më mirë diktator, se homoseksual
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i zemëruar me një valë të re sanksionesh nga Bashkimi Europian, ka kritikuar ashpër dy nga ministrat e bllokut, atë polak, Radoslav Sikorskin dhe atë gjerman, Guido Vestervelle. Ky i fundit e ka deklaruar që është gei, madje është shfaqur edhe në foto i lumtur me partnerin e tij. Lukashenko tha Këlthitjet e ministrit gjerman ndaj një diktature në vendin tim, më nxitën të mendoj: më mirë të jesh diktator, sesa homoseksual. Sipas REL, Lukashenko ka shprehur besimin se Bjellorusisë do ti lejohet organizimi i Kampionatit Botëror të Hokejit në vitin 2014, pavarësisht sanksioneve. Pas miratimit të sanksioneve të fundit të 27 shkurtit, zyrtarët në Minsk kanë përzënë ambasadorin e BE-së dhe atë të Polonisë. BE është kundërpërgjigjur duke tërhequr të gjithë ambasadorët e 27 vendeve anëtare.