E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervistat për “Kurbanin”, në mjegullimin e të vërtetave

16-12-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Dy javë më parë gazeta “Zëri” e Kosovës kishte botuar një intervistë të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Intervistuesi është i interesuar, në veçanti, për autostradën e Kombit, që përshkon të gjithë aksin rrugor shqiptar, Jug-Veri. Duket se në “Kurban” kësaj teme autori i kishte rënë në mënyrë sipërfaqësore dhe tani gjen rastin ta shtjellojë më imtësisht. Por janë po të njëjtat mendime. Dhe fobia e përhershme ndaj kryeministrit Berisha. “Sipas Ramës, - lexojmë në këtë intervistë, - etiketimi si një parti filogreke që i bëhet PS-së mes shqiptarëve të Kosovës, quhet një propagandë e ngritur nga kryeministri Berisha”. Intervistuesi shpreh edhe mendimet e tij. Dhe thotë se “ka përshtypjen se libri, ndër të tjera, është edhe një shfryrje mllefesh e autorit për të gjitha ato gjëra që jo pak shqiptarë mendojnë se kanë shkuar si mos më keq”. Por merr përgjigjen se ai nuk do ta quante mllef; më shumë do ta quante një ngarkesë emocionale por edhe intelektuale për t’u ndarë nga të tjerët në kushtet kur për arsye të njohura kjo ngarkesë u bë më se e mjaftueshme që të mos mbetej thjesht kundra meje”. Nuk kuptohet mirë se cilët janë këta “të tjerët” nga të cilët duhej të ndahej për shkak të kësaj ngarkese e cila nuk duhej të mbetej thjesht kundër tij. E  këto “arsyet e njohura”,  duken si të panjohura, për lexuesin. Ky lloj stili në të cilin grumbuillimi i fjalëve, në vend që të qartësojë mendimin e bën atë édhe më të errët, është i tipareve të atyre që thonë shumë gjëra, për të mos thënë asgjë.
Konica tallej me përgjigjen që s’përkonte me pyetjen:
Oda ime me gëlqere,
Çupa ime bojë ezmere!
Mllefi duket se nuk i vjen për mbarë të intervistuarit. Ndonëse ai, mllefi, thuajse është i pranishëm në të gjithë kapitujt e “Kurbanit”, për të mos thënë në të gjitha faqet e tij. Edi s’është dakord. Veçse ne, lexuesit, nuk e kuptojmë përse nuk qenka e pranishme kjo gjendje shpirtërore e tensionuar, me fjalë të vrazhda, thuajse armiqësore, kundër atyre ndaj të cilëve sajon neologjizma përkeqësuese, për të shprehur dufin e tij me fjalë si hipokriziak, gojëpashmagje (22); njerëz me tatuazhe akuzash e shpifjesh mbi krahë, gjoks, qafë (25); të tillë që, në vend të çdo të vërtete të vogël parapëlqejnë gënjeshtrën e madhe (27). Miliarda fjalësh të thëna për ta bërë të vërtetë gënjeshtrën (32).
Mos është duke bërë një autoportret?
Shppersona në të cilët është në ballafaqim të drejtpërdrejtë zyrtar, me ata që s’i duron dot, nuk e përdor asnjëherë fjalën “zotëri” në shoqërim të emrit, së paku për reciprocitet. Po të ishte mllefi i dyanshëm, edhe të tjerët do t’i thoshin atij “Rama”, pa etikën e ballafaqimit. Në fushatën zgjedhore homologët atij i drejtoheshin me “zoti Rama”. Por ky nuk i ndahej stilit të tij inatçor.
Një pyetje e intervistuesit: - E di që në fillim të librit e keni sqaruar arsyen pse e keni titulluar “Kurbani”, por do të donim që ta sqaroni vetë dhe për lexuesin e “Zërit të Kosovës”: Kush është kurbani?
Përgjigjja: - Kurbani është një ngjarje e ndodhur, me të cilën fillon libri dhe besoj se është një moment që e definon një kornizë për librin dhe për këtë arsye unë kam preferuar që ta titulloj librin “Kurbani”, pra duke marrë shkas edhe nga një ngjarje.
Meqë përgjigjja është rrëshqitëse, intervistuesi ngulmon, duke i thënë: - Nuk jeni ju Kurbani? Pastaj e merr vetë përsipër përgjigjen: - Nuk e ndjeni veten se jeni bërë kurban i disa ndërhyrjeve të fuqive të mëdha?
Kuptohet se gjetja e fjalës së përbashkët si kusht për  hyrjen në BE është bërë e prerë, tashmë, nga faktori ndërkombëtar, duke filluar me hyrjen në parlament seriozisht, jo me frekuentim të përkohshëm.
Më duket se intervistuesi kosovar po orvatej ta fuste në hulli, që t’i binte drejt muhabetit. Por i intervistuari përgjigjet: -Nuk ka lidhje kjo me fuqitë e mëdha, të them të drejtën. E vërteta është se pavarësisht nga dukja paradoksale, ajo që ndodhi me Tiranën krijoi kushtet për kursin tonë të ri politik, sepse demaskoi plotësisht një proces dhe një sistem zgjedhjesh të pandershme, që ...
Ky “arsyetim”, për “zgjedhje të pandershme” është përdorur që në fillim të herës, që në 2009-n. Po përse këtë herë u prenë rrëmujat e rrugëve dhe u hoq dorë nga bllokimi i parlamentit? Kjo mbeti pa u thënë. Dhe njerëzit ende nuk rehet edhe kundër turmave të egërsuara ndaj tij, kur ishte ministër autoritar, me aktivitet thuajse zero: “...Dëgjoja në publik të pallma..., ujqërisht, përpara një turme të shkalluar” (35). I përvishet edhe atij që e kishte bërë ministër: “ aventurier gjysmëromantik e gjysmëmarifetçi, i dashuruar me vetveten si pakkush, sa i zgjuar aq i palexuar... (61). Në këtë intervistë, Edi Rama për herë të parë e kupton rëndësinë e asaj autostrade që është emërtuar spontanisht si Rruga e Kombit. Por idenë e paska pas njëri nga bashkëpunëtorët e tij! Veçse rëndësia qëndron në idenë apo në realizimin e saj?
Ky libër u marrka edhe me idera të parealizuara!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›