Intervistë e Kryeministrit Berisha dhënë për televizionin Al Jazeera
-Në vazhdim të vizitës së tij në Doha, Kryeministri Berisha u intervistua nga televizioni Al Jazeera
Intervistuesi: Sekretarit të përgjithshëm të Konferencës Islame i është drejtuar një kërkesë në emër të popullit shqiptar, ku i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës si Republikë e pavarur, nga shtetet anëtare të Konferencës Islamike dhe ndërtimin e marrëdhënieve mbi këtë bazë. Kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shoqërohet me urimin që ngurrimi i shteteve që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës të jetë i përkohshëm. Prej këtyre shteteve pritet që të solidarizohen me popullin e Kosovës duke pranuar pavarësinë e shtetit të tyre, me qëllim që ky rajon të gjejë stabilitetin e shpresuar nga të gjithë.
A e mbështesni këtë apel të popullit shqiptar?
Kryeministri Berisha: Unë e mbështes dhe ju shpreh mirënjohjen time ju si televizion, për shfaqjen e këtij apeli për pavarësinë e Kosovës. Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të konferencës islamike. Të gjitha këto vende mike në vitin 1994 votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara ku kërkohej zgjidhja e çështjes së Kosovës. Që atëherë janë kryer shfarosje kriminale nga serbët dhe Millosheviçi në Kosovë. Më shumë se një milionë persona u deportuan, u vranë dhe u zhdukën me mijëra të tjerë. Që nga shkurti i vitit të kaluar Kosova është njohur nga 55 vende askush prej tyre nuk e ka njohur Kosovën për të shpërblyer shqiptarët apo për të ndëshkuar serbët, për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike. Do të luani vetë ju si vend një rol më të madh brenda Konferencës për sa i përket pavarësisë së Kosovës?
Kryeministri Berisha: Shqipëria është një anëtare e Konferencës Islamike. Shqipëria përpiqet ta luajë rolin e saj brenda kornizës së kësaj Konference. Megjithëse një vend i vogël që i përket Evropës, Shqipëria, definitivisht, duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda konferencës dhe veçanërisht në këto kohë, kur ka keqkuptime të mëdha mes besimeve, mes rajoneve dhe kështu me radhë. Ne jemi një vend me tre besime fetare, por me një tolerancë të shkëlqyer fetare. Të gjithë ne jetojmë në paqe dhe harmoni.
10/03/2009