Presidenti Topi pret Ministrin italian për Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola.

10 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Ministrin italian për Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Në bashkëbisedim e sipër, Presidenti Topi dhe Ministri Skajola vlerësuan lart nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën interesimin e përbashkët për thellimin dhe intensifikimin e tyre të mëtejshëm.
Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “Italia është partneri gjeo-strategjik dhe investitori më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se bashkëpunimi dhe partneriteti me të janë dhe do të vazhdojnë të jenë prioriteti i yni”. Në këtë kontekst, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane për vendin tonë, edhe në kuadër të realizimit të suksesshëm të aspiratës tonë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin me të drejta të plota në NATO.
Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, duke vënë theksin në përmirësimin e klimës së biznesit këtu tek ne, gjithashtu dhe për investimet direkte, si dhe në mundësitë e mëdha, që ofron vendi ynë për investitorët e huaj, sidomos për sa i përket sigurisë ndaj investimeve pas hyrjes së Shqipërisë në NATO. Kryetari i Shtetit nënvizoi se shteti shqiptar mbështet rritjen e investimeve italiane në Shqipëri, që favorizohen dhe nga një seri faktorësh të tjerë siç janë dhe afërsia gjeografike dhe ajo shpirtërore mes dy vendeve dhe popujve tanë. “Ne ju ofrojmë seriozitetin e miqësisë tonë duke qenë të interesuar dhe të angazhuar maksimalisht në nxitjen e bashkëpunimit në fushat e turizmit, fushën e energjisë, infrastrukturës, transportit, tregtisë, bujqësisë, etj.” – u shpreh Presidenti Topi. “Në këtë kuadër është i domosdoshëm përqendrimi i vëmendjes në çështjen e qarkullimit të lirë të njerëzve”, - theksoi Presidenti, duke shtuar se “lehtësira të mëtejshme duhen krijuar për qyetarët shqiptarë në këtë drejtim”. Në këtë pikë Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e Korridorit 8 duke vënë në pah edhe rolin e madh që mund të luajë Italia së bashku me Bullgarinë për thithjen e fondeve që do të mundësojnë realizimin e kësaj arterie jetësore infrastrukturore.
Nga ana e tij, Ministri Skajola shprehu mirënjohjen për “mikpritjen e përzemërt dhe miqësore” të rezervuar nga Presidenti Topi. Ai vlerësoi disa prej zhvillimeve të ekonomisë shqiptare sipas standardeve të tregut të lirë, gjë që ilustrohet edhe nga prania e madhe e mjaft sipërmarrësve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj në vendin tonë, të cilët kanë investuar dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre në prodhimin e çimentos, tekstileve, mekanikës, dhe shprehu besimin në ecurinë pozitive të mëtejshme ekonomike të vendit, duke u bazuar në resurset ekonomike, natyrore dhe njerëzore që Shqipëria disponon. Në këtë prizëm, Ministri Skajola vuri në dukje se në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik më efiçent, “do të nënshkruhet sot një marrëveshje mjaft e rëndësishme në fushën e energjitikës – Marrëveshja për zhvillimin dhe integrimin elektrik dhe të gazit natyror”.
Duke vënë në dukje rëndësinë që Italia i jep bashkëpunimit të gjithanshëm me një shtet fqinj dhe tradicionalisht e historikisht mik si Shqipëria, Ministri Skajola tha “se mbështetja e Italisë për vendin tonë, edhe në kuadër të realizimit të aspiratës euoratlantike të Shqipërisë” do të jetë e vazhdueshme dhe e gjithanshme.