Presidenti Topi përshëndet seminarin ndërkombëtar me temë: “Aksesi për informacion: çfarë mund të bëjë Avokati i Popullit”?

9 mars 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë në seminarin ndërkombëtar me temë: “Aksesi për informacion: çfarë mund të bëjë Avokati i Popullit”? Në këtë seminar, të organizuar nga Avokati i Popullit merrnin pjesë edhe homologët nga Greqia si dhe nga trembëdhjetë vende të Evropës, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Neritan Ceka, Ministri i Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj, institucione të ndryshme si edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si OSBE-ja, etj., dhe organizata të ndryshme joqeveritare vendase.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kreu i shtetit u shpreh:
“Të nderuar përfaqësues të Institucioneve evropiane të Ombudsmanit!
I nderuar zoti Ceka, Nënkryetar i Kuvendit!
I nderuari zoti Ministër i Drejtësisë,
I nderuar zoti Dobjani!
Të nderuar përfaqësues të delegacioneve!
Unë jam veçanërisht i gëzuar që marr pjesë në një organizim të tillë, që padyshim është një arritje e re e Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, pasi organizime të tilla tregojnë që në ‘background’ ka pasur një punë konstante në rritje të këtij Institucioni, i cili, ndonëse është relativisht i ri në moshë, padyshim është bërë një Institucion i spikatur në të gjithë infrastrukturën e institucioneve të shtetit demokratik shqiptar!
Padyshim është një nga ato seminare që të jep mundësi jo vetëm të japësh këndvështrimin institucionit të Avokatit të Popullit në terrenin shqiptar, por efikasiteti i këtyre seminarëve është pikërisht njohja, shkëmbimi i eksperiencave dhe padyshim ekstraktimi i metodave më të mira në funksion të temës, që do të diskutojmë sot.
Kam një falënderim të veçantë për Ombusmanin e Greqisë, i cili ka ditur të punojë në funksion të zhvillimit të këtij seminari, me qëllim që marrëdhëniet midis këtyre institucioneve të mos merren thjesht në terminologjinë e përgjithshme, por të jenë efikase duke trajtuar edhe tema specifike. Një nga temat më të ndjeshme, është e drejta për informim, aksesi që ka çdo qytetar, që duhet ta ketë në një sistem demokratik për të qenë i informuar, dhe padyshim, meqënëse këto gjëra asnjëherë nuk shkojnë në perfeksion, gjithmonë është e nevojshme që të futet në veprim edhe Institucioni i Ombudsmanit. Eksperiencat janë të ndryshme. Vendet natyrisht janë me një zhvillim evoluitiv të ndryshëm, në funksion të periudhave që kanë kaluar, të sistemeve që kanë kaluar. Unë e shikoj shumë të rëndësishme që kjo çështje të merret në trajtim nga institucionet evropiane dhe nga vendet e Ballkanit, të cilat kanë një aspiratë shumë të thellë, një aspiratë tradicionale për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Të bësh pjesë në familjen evropiane nuk mjafton ta kesh këtë pjesë të retorikës politike. Të bësh pjesë në eksperiencat evropiane do të thotë që të jesh në të gjitha linjat në standardet e vendeve evropiane, të cilat tashmë të merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me konsolidimin e arritjeve të këtij kohezioni të rëndësishëm midis këtyre vendeve, por edhe me një lloj ambiguiteti në qëndrimet, nëse duhet bërë një zgjerim i Bashkimit Evropian për vendet e tjera në funksion të një periudhe të shpejtë. Natyrisht, ky lloj kontradiksioni është i natyrshëm. Vendet, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të përballen me të gjitha problemet në të gjitha linjat.
Unë besoj, që një nga momentet më të rëndësishme, që është tipar themelor i demokracisë, që nuk mjafton të themi që është referencë kushtetuese e vendosur në Kushtetutë, është pikërisht e drejta për informim. Ne trashëgojmë padyshim mjaft elementë nga periudha e tranzicionit demokratik, pa diskutuar pastaj që ne trashëgojmë një mentalitet, nga i cili tentojmë të largohemi me shpejtësi nga periudha e izolimit komunist, ku gjithçka ishte e censuruar, informacioni ishte i kontrolluar dhe e drejta për informim ishte vetëm privilegj i një grupi të caktuar personash, i një grupi të vogël njerëzish. Padyshim, Shqipëria gjatë këtyre viteve ka bërë hapa të një progresi të jashtëzakonshëm, aq sa njeriu e ka të vështirë t’i rikthehet dhe të krahasojë se ku ishte, sepse zhvillimi po bëhet me hapa mjaft të shpejtë, por është shumë e rëndësishme që t’i referohemi kohës dhe rrugës ku kemi kaluar. Është akoma më e rëndësishme të trajtojmë tema, të cilat janë pjesë e një sensibiliteti të lartë publik, shoqëror, pse jo, edhe institucional. Kështu që organizimi i këtij seminari, me këtë temë, për çështje të së drejtës së informimit, unë besoj që është një nga temat mjaft të rëndësishme.
Janë bërë pa diskutim përpjekje, qoftë të karakterit ligjor, qoftë të karakterit institucional, por qoftë edhe të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të mjaft institucioneve, të cilat nuk konsiderohen të linjës shtetërore, por janë pjesë e kësaj infrastrukture, e cila sot në Shqipëri konsiderohet shumë komplekse. Ne kemi mjaft të dhëna që e drejta për informim, më shumë është pjesë e një fjalori, që përdoret që secili ka të drejtën të informohet, por nga ana tjetër, kemi mjaft ankesa nga qytetarë të thjeshtë. Ato vijnë edhe në Institucionin e Presidentit padyshim, por jam i bindur që shumë shkojnë edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit. Kjo ka qenë arsyeja që shpeshherë gjërat shikohen me dyshim, shikohen me skepticizëm. Kjo është arsyeja që shpeshherë atë që nuk e mbulojnë institucionet shtetërore, atë që nuk e mbulon administrata publike, detyrohet ta mbulojë media. Dhe kjo, unë mendoj që përbën atë që konsiderohet në demokraci dhe besoj që janë të njëjtat simptoma, që ndihen edhe në vendet tuaja, që ka një lloj multifunksionaliteti të të gjitha institucioneve dhe të mediave. Shpeshherë, ne mendojmë që futja e medias në disa çështje, të cilat konsiderohen pjesë, atribut ekskluziv i administratës, mund të jetë një gjë e dëmshme, absolutisht. Unë do ta konsideroja këtë një mekanizëm komplementar, që aty ku institucionet publike, administrata nuk ka tansparencën e duhur, sot mekanizmat në demokraci funksionojnë të tilla, që ka mekanizma kontestatorë, që futen në veprim pikërisht në funksion të qytetarëve.
Pra, për ta bërë këtë proces, një proces jashtëzakonisht natyral, do të ishte jo thjesht nevoja për t’iu referuar verbalisht, ose në terminologjinë politike që ne kemi të drejtë kushtetuese, por është shumë e rëndësishme që të japim hapësirën e duhur, edhe të drejtës për informim të publikut të thjeshtë.
Për të mos e lënë këtë diskutim në terminologjinë e përgjithshme, do të merrja fakte konkrete. Një nga çështjet më të rëndësishme në Shqipëri, me të cilës jemi përballuar shumë në periudhën e tranzicionit dhe që vazhdojmë të përballohemi, është çështja e së drejtës së pronës. Nuk dua të abuzoj me rimarrjen prapë në konsideratë të kësaj teme të rëndësishme, por po e marr në funksion të temës që po diskutojmë sot. Në mjaft raste, qytetarët janë të painformuar, nuk gjejnë aksesin e duhur për t’u informuar, shpeshherë këto veprime administrative edhe nga punonjës të rëndomtë të administratës bëhen në konspiracion pikërisht për të realizuar qëllime të errëta të tjetërsimit të pronës, dhe në mjaft raste ky debat zhvillohet në media. Pra, është më i pranishëm në media pikërisht për shkak të mungesës së plotë të tansparencës për marrjen e informacionit.
Mund të japim një eksperiencë, sepse dikush do të thoshte që juve po gjykoni institucione të tjera, por si ka vepruar Institucioni i Presidentit të Republikës për të zhvilluar më shumë transparencën? Presidenti i Republikës është njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një nga momentet më të rëndësishme në funksionalitetin e këtij Këshilli ka qenë transparenca me publikun. Mediat kanë qenë gjithmonë të ftuara, natyrisht në pjesën ku mediat duhet të jenë të pranishme, por gjithmonë, në fund të mbledhjes mediat janë informuar në mënyrë integrale për rëndësinë e takimit të radhës, për vendimet që janë marrë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pra, unë e mendoj që është një detyrim dhe aspak një e drejtë e cila mund të dyzohet: një informacion mund të jepet ose mund të mos jepet. Pra, është një e drejtë ekskluzive dhe e rëndësishme është që transparenca shpeshherë, transparenca në kohën e duhur, heq të gjitha mundësitë për t’u futur në debatin kaotik. Sa më transparent të jetë një institucion, sa më transparent të jetë një person që mbulon një detyrë të rëndësishme, aq më pak e mundshme është që të ketë një dizinformacion, lidhur me një çështje të caktuar. Dhe ju e dini që në momentin që futet një informacion i gabuar apo një dizinformacion, atëherë ngjallet një debat kaotik, që është shumë i vështirë të mbyllet. Dhe kjo e fut çështjen në një korrelacion, që i bën institucionet që të jenë më të dobëta, i bën institucionet që të jenë padyshim në një situatë po aq kaotike. Unë mendoj që përpjekjet për të zhvilluar shtetin e së drejtës në Shqipëri, janë përpjekje konstante, janë përpjekje të çdo dite. Të gjitha institucionet, sikurse thashë dhe pak më parë, kanë bërë progres në punën e tyre, që jo thjesht për të zbatuar detyrimin që ka politika në funksion të qytetarit, por janë edhe disa detyrime që ne i kemi të detyruar njëkohësisht për t’i zhvilluar dhe për të plotësuar paramentrat për t’u integruar në Evropë. Pra, çdo ditë në Shqipëri, në institucionet e Shqipërisë diskutohet në këtë sens, të harmonizojmë sa më shpejt standardet dhe besoj që standardet nuk janë thjesht në letër, janë standarde që duhet të aplikohen çdo ditë, në jetën e përditshme, janë standarde të cilat duhet të jenë në funksion të qytetarit të thjeshtë.
Në përfundim të kësaj përshëndetjeje, do të thoja që takime të tilla nuk kanë thjesht vlerën e shkëmbimit të eksperiencës, por kanë edhe një rëndësi të jashtëzakonshme psikologjike. Ne diskutojmë sot për aksesin për informim dhe ai që është më i interesuar sot, është pikërisht qytetari i thjeshtë. Dhe kur shikohet që ka një vëmendje të institucioneve, që ka një vëmendje edhe të partnerëve, edhe të njerëzve që ne shkëmbejmë eksperienca, në prani edhe të medias, atëherë qytetari ndjehet edhe më i qetë dhe ndjehet, pret shumë që kjo situatë dita-ditës do të bëjë më shumë progres dhe qytetarët patjetër shumë shpejt do të kenë të drejtën absolute për t’u informuar dhe institucionet do të jenë në standardet e kërkuara, që t’i japin besim popullit të cilit i shërbejnë.
Faleminderit dhe njëherë zoti Dobjani, dhe ju inkurajoj patjetër në të gjitha këto nisma interesante që ju po merrni. Ju faleminderit!”