Intervistë e Presidentit Topi dhënë gazetës kroate “Veçernji List”.

23 maj 2009.
Pyetje (Gazetarja Jasmina Popoviç): Si e vlerësoni situatën në Shqipëri duke marrë parasysh faktin se së shpejti do të mbahen zgjedhjet parlamentare në qershor dhe vërejtjet e deritanishme të bashkësisë ndërkombëtare për sistemin demokratik të dobët në vend?
Presidenti Topi: Situata politike në Shqipëri është e qëndrueshme. Partitë politike momentalisht po zhvillojnë fushatën. Kemi një ligj të ri zgjedhor, i cili inauguron sistemin proporcional dhe mendojmë se do të jetë mirë. Zgjedhjet janë sigurisht tema kryesore, por është gjë e mirë që u bëmë vend i NATO-s dhe kemi aplikuar për vend kandidat në BE.
Pyetje: Në pushtet është koalicioni i Partisë Demokratike të Sali Berishës, parti së cilës i përkisni edhe ju. A prisni ndryshime?
Presidenti Topi: Nuk mund të futem në parashikime, sepse para zgjedhjes në funksionin e Presidentit të Republikës isha nënkryetar i Partisë Demokratike, dhe pas zgjedhjes në funksionin aktual kam ndërprerë aktivitetet e mia partiake. Me rëndësi është që këto zgjedhje të jenë të lira, korrekte dhe të forcojnë demokracinë në Shqipëri. Kush është më i fortë, le të fitojë.
Pyetje: BE-ja ka një sërë vërejtjesh për vendet në tranzicion, kështu edhe për Shqipërinë. Këto janë gjithmonë: korrupsioni, kriminaliteti i organizuar, reforma të ngadalta, në mënyrë të veçantë në sisitemin gjyqësor.
Presidenti Topi: BE ka standartet e saj dhe ato nuk janë të ndryshueshme. Po punojmë intensisvisht për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Jemi shumë të suksesshëm në luftën kundër kriminalitetit, ndërsa në fushën e gjyqësorit rezultatet janë gjithnjë e më të mira. Jemi të gatshëm të luftojmë kundër korrupsionit, por në disa nivele ende kemi korrupsion.
Pyetje: Ekziston një kritikë sistematike ndaj Shqipërisë për trafikun e njerëzve. Sipas vlerësimeve nga jashtë, Shqipëria në këtë trafikun gjeneron një numër shqetësues grash, vajzash dhe fëmijësh, ndërmjet të cilëve ka më shumë se 50 % që janë nën moshën 18 vjeç.
Presidenti Topi: Besoj se edhe këtu shihen ndryshime. Trafikimi është bërë nëpërmjet detit dhe për këtë kemi aprovuar një ligj shumë të fortë kundër këtij fenomeni, ligj i cili ndoshta në disa pjesë të tij edhe prek të drejtat e njerëzve që të shëtisin lirshëm me varkat dhe jahtet e tyre në det, por kjo është bërë në mënyrë që të ndërpritet plotësisht trafikimi nëpërmjet detit Adriatik. Natyrisht, edhe Italia është përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces. Probleme kemi në kufi me Greqinë, por ky është më shumë emigracion ekonomik se sa trafikim, i cili edhe ky nga ana e tij ka shënuar një zvogëlim drastik.
Pyetje: Është vlerësuar pozitivisht iniciativa e Shqipërisë, i ashtuquajturi mini-Shengen, sipas të cilit Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova janë marrë vesh për një sistem pa viza.
Presidenti Topi: Qëllimi i mini-Shengenit është lëvizja e lirë e njerëzve në rajon, ndërsa heqja e vizave ose marrja e tyre në kufi, është një fillim i mirë. Kemi arritur marrëveshje për heqjen e vizave edhe me Bosnjë e Hercegovinën, dhe kam shpresë se kësaj do t’ia arrijmë edhe me Kroacinë. Nuk ka gjë më të mirë se sa njerëzit në tërë rajonin të lëvizin pa viza. Kështu ata çlirohen psikologjikisht kur është kështu, ndërsa vendet e Ballkanit sot nuk kanë probleme me nacionalizmin dhe situata është e favorshme që njerëzit të jenë me të vërtetë të lirë.
Pyetje: Sa është e pranishme Shqipëria në Kosovë?
Presidenti Topi: Bashkëpunimi me Kosovën është bashkëpunim ndërmjet dy shteteve që përpiqen të përmirësojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Shqipëria ka mundësi modeste që të ndihmojë financiarisht Kosovën, por ndihma është politike. Dëshirojmë të ndihmojmë në forcimin e shtetit multietnik, të zhvillojmë dialogun institucional dhe infrastrukturën e qarkullimit në drejtim të Kosovës, sepse një gjë e tillë do t’i vinte në ndihmë mbarë rajonit.
Pyetje: Çështja e Kosovës në mënyrë të nevojshme është e lidhur edhe me marrëdhëniet me Serbinë. Shqipëria bën lobing për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia është kundër. Sa ndikon kjo në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë?
Presidenti Topi: Mendoj se Serbia nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën e pavarur, por nga ana tjetër Kosovën po e njohin shtetet e tjera të botës, dhe unë më shumë vlerësoj njohjen nga ana e pothuajse të gjithë vendeve të rajonit dhe mendoj se ky është një proces i pakthyeshëm. Edhe Kosova pas disa viteve do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, ndërsa Serbia pas njëfarë kohe do të mësohet me këtë situatë. Ky realitet krijon stabilitet në rajon.
Pyetje: A kontaktoni me Presidentin serb Tadiç dhe sa?
Presidenti Topi: Takohemi kryesisht në disa shumëpalëshe. kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën, por jam i mendimit se vendet tona kanë edhe tema të tjera, ato në të cilat mund të bashkëpunohet, si ekonomia, bujqësia, blegtoria, turizmi, bashkëpunimi kulturor dhe, para së gjithash, energjetika.
Pyetje: A është i pranishëm kapitali serb në Shqipëri?
Presidenti Topi: Besoj se është. Dëshiroj që ky të përparojë. Në panairet e zhilluara në Shqipëri shoh prani të serbëve, ndërsa edhe binesmenët tanë përfaqësohen në Serbi.
Pyetje: Energjetika është problem i tërë rajonit dhe në mënyrë të veçantë ekziston problemi i strategjisë në të gjitha vendet. Sa është real ndërtimi i një termocentrali bërthamor që do të ndërtonin Kroacia dhe Shqipëria?
Presidenti Topi: Nuk ka asgjë konkrete. Kjo është një temë e hapur, e cila njëkohësisht është edhe shumë e ndjeshme për publikun e të dy vendeve. Nuk mund të themi se është temë tabu, por gjithsesi kur flitet për të duhet të jemi transparentë. Nëse është e nevojshme, vendimi mund të merret edhe me referendum.
Pyetje: A është autostrada Adriatiko-Joniane prioritet në Shqipëri?
Presidenti Topi: Deri tani është prioritet i yni ndërtimi i rrugës që do të lidhë portin e Durrësir dhe Kosovën. Nga ana tjetër, është me rëndësi për ne edhe një segment prej 70 kilometrash që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Me sa shoh, jemi afër kësaj lidhje, e sigurisht këtu është përfshirë edhe drejtimi Adriatiko-Jonian.
Pyetje: Ndërtuesit kroatë ndërtojnë tashmë në Mal të Zi. A kanë ndërmarrjet kroate më shumë shanse për të punuar në Shqipëri?
Presidenti Topi: Ne jemi shumë liberalë përsa i përket konkurimit të ndërmarrjeve të ndryshme për punime në Shqipëri dhe gjithsesi jemi të interesuar për hyrjen edhe të ndërmarrjeve kroate. Investitorët kryesorë janë deri tani Italia dhe Greqia si vende fqinjë, dhe pastaj Gjermania.
Pyetje: Shqipëria vitet e fundit është një zbulim turistik, por për shkak të varfërisë dhe mungesës së zhvillimit deri tani ka qenë konkuruese më shumë me çmimet se sa me kapacitetet.
Presidenti Topi: Deri tani në turizëm secili bënte diçka sipas mundësive të tij dhe pa ndonjë strategji apo plan të caktuar, por tani është miratuar plani në nivel shtetëror dhe qëllim është turizmi elitar në kombinim me mbrojtjen e mjedisit. Po vinë investitorë të rinj, të tillë që deri tani nuk ka patur në Shqipëri, si nga Britania e Madhe, Zvicra dhe vendet nordike. Këto janë vende që duan të hyjnë në Mesdhe. Të shohim se si do të zhvillohet.
Pyetje: Sipas vlerësimit të Bankës Botërore jeni vendi më i pazhvilluar në Evropë, por njëkohësisht keni rritjen më të shpejtë ekonomike. Sa po e ndjeni krizën?
Presidenti Topi: Sipas të dhënave të Institutit tonë shtetëror të Statistikave, të vërtetura këto edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe Banka Botërore, kriza ende nuk është e pranishme. Shqipëria ende vazhdon të shënojë një rritje modeste. Megjithëse jemi vend i vogël, me një sistem jo fort të zhvilluar financiar, jemi vend i uritur për investime. Sigurisht që kriza ka ndikim, sepse është globale, e ndërkohë po vinë më pak para nga emigracioni ynë, por nuk është kaq e dukshme si në vendet e tjera. Shpresoj se viti 2010 do të jetë vit kthese përsa i përket ndalimit të krizës globale.
Pyetje: Sipas disa anketave të BE-së, qytetarët e Bullgarisë dhe Hungarisë janë disi nostaligjikë për kohët e shkuara. A ka nostalgji në Shqipëri për socializmin?
Presidenti Topi: Shqipëria deri në vitin 1968 ka qenë vend i Paktit të Varshavës, pastaj u larguam nga ai kështu që nuk ndajmë të njejtën histori. Tek ne 96 % e njerëzve kanë qenë për hyrjen në NATO, gjë e cila përbën një rast unik. Ndoshta ka njerëz që ëndërrojnë për kohën e socializmit të Enver Hoxhës, demokracia pranon edhe të tillë, por nëse ka, ju siguroj se është një pakicë krejtësisht e parëndësishme.
Pyetje: Josip Kuzhe u bë trajner i përfaqësues shqiptare të futbollit.
Presidenti Topi: Kam marrëdhënie të mira me Oto Bariçin, disa futbollistë kroatë si Daliç e Pejiç, kanë luajtur në Shqipëri. Ne në Shqipëri vlerësojmë cilësinë dhe nivelin e futbollit kroat. Trajneri Kuzhe do të jetojë dy vite në Shqipëri dhe besoj se do të jetë në gjendje të bëjë një punë të mirë. Pres rezultate të mira të përfaqësueses shqiptare nën drejtimin e tij.