Intervistë e Presidentit Topi dhënë për Radio Televizionin e Kosovës.

11 tetor 2008
Gazetari Smajl Smaka: Zoti President! Në të kaluarën, Ballkani, si nocion ka nënkuptuar një zonë problematike, me shkallë të lartë tensionimi dhe është përkufizuar si “fuçi baruti”. A janë qetësuar marrëdhëniet në Ballkan tani dhe si i vlerësoni?
Presidenti Topi: Ju keni të drejtë kur e konsideroni në pyetjen tuaj situatën në Ballkan në retrospektivë, që ka qenë një situatë e tensionuar, historikisht e tensionuar, me skenare të luftërave ndëretnike, me skena dhe prapaskena. Jemi absolutisht në një situatë të re. Sot Ballkani ka një realitet të ri, edhe nga pikëpamja gjeopolitike, por dhe nga pikëpamja e marrëdhënieve midis shteteve. Them nga pikëpamja gjeopolitike, sepse në Ballkan ka lindur një shtet i ri, shteti i Kosovës, i cili në fakt ndihmon ndjeshëm stabilitetin e rajonit. Nga ana tjetër, edhe marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit janë përmirësuar ndjeshëm. Sot nuk janë më tabu takimet midis lidershipit të vendeve të Ballkanit. Bile ka takime zyrtare, ka takime pune, ka takime në tavolina të rrumbullakëta dhe ajo që është më e rëndësishmja, shtetet e Ballkanit Perëndimor sot e kanë projektuar të ardhmen e tyre në familjen euroatlantike, çka do të thotë që këto shtete, jo vetëm në aspiratat që kanë shprehur, por dhe për të arritur standartet, e kanë të detyrueshme që të shkojnë në këtë linjë, duke vënë së pari një situatë të qetë në marrëdhëniet midis tyre dhe duke e bërë të gatshëm rajonin tonë, që të pranohet si një rajon i qetë dhe i sigurt në familjen euroatlantike.
Gazetari: Si President i Shqipërisë, keni kontakte me zyrtarët më të lartë të vendeve të rajonit. Si i vlerësoni marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit?
Presidenti Topi: Unë besoj që Shqipëria sot po merret si model edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, si model i moderacionit në rajonin ballkanik. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nuk është thjesht lidershipi politik apo institucionet në Shqipëri, por është edhe një element tjetër shumë i veçantë në rajonin ballkanik; jetojnë shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi; për shkak të emigracionit të viteve të fundit edhe në Greqi. Pra nga të gjithë po ndihet që ky moderacion nuk vjen thjesht nga klasa politike shqiptare apo nga institucionet e Shqipërisë, por vjen edhe nga faktori njerëzor në terren.
Shqiptarët sot vërtet që dallohen për vlerat e tyre qytetare, për vlerat e tyre të lashta në komunikimin me popujt e tjerë; ata janë rikthyer totalisht në një terren të lirë dhe mesa duket, terreni i lirë i ka bërë shqiptarët që të shpalosin dhe të shprehin cilësitë e tyre më të mira për të realizuar një fqinjësi të mirë dhe për t’i kontribuar pikërisht asaj që kërkojnë të gjithë popujt e Ballkanit, që të jenë të lirë, të komunikojnë të lirë dhe tek e fundit të jenë pjesë e familjes së vjetër evropiane. Kështu që nga kjo pikëpamje unë mendoj që janë ndërtuar raporte natyrale me fqinjët.
Kemi pasur, sikurse thashë, vizita në Shqipëri, por dhe kemi qenë për vizita në vende të tjera. Me një vlerësim relativ do të thoja që nga i gjithë ky konfiguracion vlerash komunikimi, mbetet në plan sekondar sigurisht Serbia, e cila realisht po punon me një lloj ambiguiteti, pra me linja të dyfishta. Ka një krizë përsa i përket orientimit të Serbisë. Nga një anë, Serbia kërkon të orientohet në Bashkimin Evropian, por ka dhe një pjesë të rëndësishme të shoqërisë, edhe që e tërheq Serbinë, pikërisht nga lidhjet e tyre tradicionale me Rusinë, me Lindjen. Kjo është parë edhe në zgjedhjet politike në Serbi. Gjithsesi, popujt e Ballkanit, edhe ne praktikisht, duke dalë nga çdo lloj kompleksiteti, do të uronim që lidershipi politik i Serbisë të jetë i orientuar nga Perëndimi dhe nga ana tjetër, pikërisht duke u orientuar nga Perëndimi, të mos shohë si në të kaluarën, duke e parë Kosovën pjesë të saj, sepse Kosova është absolutisht një realitet i ri. Kur thashë që ka linja ambiguiteti, linja të dyfishta, është pikërisht kjo lloj kontradikte; nga njëra anë kërkon të integrohet në Perëndim dhe nga ana tjetër kërkon të ruajë pikërisht hegjemoninë mbi Kosovën, çka presupozon edhe një kontradiksion për vlerat e Evropës dhe për atë që ka bërë Evropa për Kosovën. Evropa e ka njohur Kosovën, ndërsa Serbia kërkon ta mbajë Kosovën në kundërshtim me vendimet e Evropës, duke dashur të integrohet në Evropë. Pikërisht zgjidhja e kësaj kontradikte do ta bënte edhe Serbinë pjesë të këtij komunikimi të natyrshëm, mjaft të frytshëm për Ballkanin, që Ballkani me një traditë komunikimi, por edhe si një treg me 60 milionë banorë, do të bënte punë dhe që stabiliteti politik t’i krijonte hapësira zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës.
Gazetari: Si i vlerësoni marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën? Cilat janë fushat në të cilat janë arritur përparime dhe cilat janë fushat që lënë mundësi për intensifikim të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen?
Presidenti Topi: Marrëdhëniet me Kosovën janë të mrekullueshme. Marrëdhëniet me Kosovën janë të tilla që të krijojnë shanse që, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjithë aktorët politikë, bota e biznesit por edhe të gjithë faktorët njerëzorë duhet të dinë të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre, secili në linjën e vet. Dhe unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është intensifikimi i dialogut politik në të gjitha nivelet. Pra, ju e keni parë që ne kemi takime të shpeshta, qoftë në nivele Presidentësh, Kryeministrash, Kryetarësh të Parlamenteve dhe do të doja që të intensifikohej ky komunikim në të gjitha linjat, me grupe parlamentare, me komisione të Parlamentit, me njerëz të botës së biznesit, të botës së librave, të letrave, të kulturës, të historisë, pra, na duhet patjetër një lloj intensifikimi i marrëdhënieve, sepse kjo kohë e artë ka ardhur dhe praktikisht nuk ka absolutisht asnjë lloj pengese, sikurse ka pasur në të kaluarën. Dhe mendoj që ajo që është më e rëndësishmja, është që ky komunikim njerëzor duhet të shoqërohet patjetër edhe me përmirësim të kushteve të infrastrukturës. Kam parasysh këtu që ndërtimi i rrugës natyrisht do ta lehtësojë, do ta shumëfishojë këtë klimë, përsa i përket komunikimit të njerëzve. Ky komunikim, sikurse thashë për shqiptarët që jetojnë në rajonin ballkanik, shikohet kur qytetarët e Kosovës vijnë dhe kalojnë pushimet në Shqipëri dhe kur qytetarët e Shiqpërisë shkojnë për të parë realitetin e Kosovës. Pra, gjërat mesa duket po vijnë në terrenin e tyre natyral.
Gazetari: Çfarë kuptimi dhe rëndësie kanë, simbolike e praktike, ndërtimi i rrugëve, lidhja e Shqipërisë me Kosovën?
Presidenti Topi: Unë besoj që është simbolikë e demonstruar dhe nuk ka nevojë për komente. Të bësh rrugën për të lidhur Shqipërinë me Kosovën ke bërë detyrimin e parë, detyrimi i parë që i jep mundësi njerëzve që të komunikojnë të lirë, t’i krijosh lehtësira atyre dhe të rivendosësh një padrejtësi historike, sepse është e pamundur që të mendojmë që mungesa e ndërtimit të rrugës në këtë aks që po ndërtohet të jetë bërë pa paragjykim. Sistemi që kemi kaluar ka frenuar shumë gjëra dhe ka paragjykuar shumë gjëra. Është bërë, unë e kam thënë edhe herë të tjera, e kam thënë dhe kur kam qenë në parlament, që mungesa e një rruge që do të lidhte në mënyrë të lehtë do të thoja, Shqipërinë dhe Kosovën, është bërë me një paragjykim të fortë, për ta lënë Kosovën larg Shqipërisë, për ta lënë Kosovën pjesë të atij realiteti që nuk ekziston më, të një Jugosllavie, e cila në mënyrë të natyrshme u shpërbë. Dhe sot, ndërtimi i rrugës, në radhë të parë, sipas mendimit tim, është një rivendosje në të drejtën historike të komunikimit. E dyta është një mundësi e madhe e komunikimit për biznesin. Unë mund ta gjykoja, jo thjesht përsa i përket faciliteteve që jep rruga, por klima që ka, supozojmë Myzeqeja me klimën që ka Fusha e Kosovës, me mundësi të mëdha që kanë për prodhimin e shumë prodhimeve bujqësore dhe diferenca në temperaturë, do të jepte mundësi të shkëmbimeve të këtyre prodhimeve në të dy krahët. Dhe do të dilte nga ky lloj sezonaliteti që vuajnë fermerët. Nga ana tjetër, edhe komunikimi i shpejtë të jep mundësi që, ajo që thamë pak më përpara për intensifikimin e marrëdhënieve, të jetë fare i lehtë dhe i natyrshëm.
Gazetari: Integrimi kombëtar a është parakusht për integrim evropian dhe në këtë sens, sa është bërë integrimi shpirtëror i shqiptarëve, natyrisht në përputhje me rrethanat, me realitetet politike?
Presidenti Topi: Unë besoj që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm përsa i përket evoluimit të mentalitetit tek shqiptarët. Njeriu e ka të vështirë ndoshta të bëjë dallimet kreativisht me disa vite përpara. Por kur i rikthehet dhe shikon se sa ndryshime janë bërë, tregon që një pjesë të rëndësishme të këtij ndryshimi i takon edhe ndryshimit të mentalitetit. Pra, shqiptarët, kudo që janë, kanë treguar që kanë qenë pjesë e Evropës, jo vetëm tradicionalisht, por janë në Evropë edhe politikisht. Kështu që kanë një dëshirë të jashtëzakonshme që të arrijnë pikërisht në ato parametra që të jenë të absorbueshme nga Evropa. Sot shikon një dëshirë të jashtëzakonshme tek studentët për të qenë qytetarë të denjë të Evropës. Sot ata punojnë me kurrikula universitare evropiane. Mjaft studentë dhe mund t’ju them me mijëra, studiojnë sot në shkollat dhe në unversitetet më në zë të Evropës dhe të botës. Dhe është shumë e rëndësishme kur i takon, të shohësh tek ata dëshirën për t’u rikthyer dhe për të dhënë kontributin, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, kudo në rajonin ku ata banojnë. Kështu që mendoj se është një lloj inspirimi i brendshëm për të ndryshuar mentalitetin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jenë absolutisht qytetarë nderi të Evropës.
Gazetari: Një pyetje që ngërthen dy nënpyetje brenda, Shqipëria në raport me shqiptarët e vet, në planin ekonomik, social e në plane të tjera dhe karshi vendeve të rajonit, disa parametra, disa të dhëna...
Presidenti Topi: Unë mendoj që Shqipëria sot ka një realitet të ri ekonomik. Sot konsiderohet, sipas të gjitha të dhënave statistikore zyrtare, të pranuara dhe nga partnerët ndërkombëtarë, që ka një rritje vjetore me 6 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto, çka do të thotë që është një rritje goxha e mirë. Së dyti, sipas një raporti të Bankës Botërore, Shqipëria renditet e dyta përsa i përket lehtësive për zhvillimin e biznesit, çka do të thotë që është krijuar një terren i favorshëm për rritjen e investimeve, që do të thotë se rritja e investimeve shkon paralelisht me mundësinë për punësim dhe për rritje të të ardhurave. Nga ana tjetër, ne e shikojmë Shqipërinë jo thjesht si një ekosistem të mbyllur, por e shohim si pjesë të një rajoni ballkanik, i cili ka mundësi të mëdha për investime. Kur kemi bërë takime apo tavolina të rrumbullakëta me Presidentët e Ballkanit, kemi nxjerrë në evidencë që Ballkani ka nevojë që të hapet. Ballkani ka nevojë që të ndryshojë politikat fiskale, t’i harmonizojë ato politika. Ballkani ka nevojë që të ketë një klimë sigurie në mënyrë që investimet të vijnë e të përputhen pikërisht me këtë treg, që konsiderohet, siç edhe e thashë, një treg i rëndësishëm me 60 milionë banorë. Kështu që ne mendojmë që marrëdhëniet me fqinjët, edhe nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik janë shumë të rëndësishme. Unë po lexoja jo më larg se sa dje, që raporti i shkëmbimeve tregtare me vende që janë në Bashkimin Evropian dhe me vendet e Ballkanit, mendoj që ka ardhur duke u rritur edhe në favor të vendeve të Ballkanit, çka presupozon që ky shkëmbim midis vendeve ballkanike ka filluar që të intensifikohet.
Gazetari: Si e vlerësoni rrugëtimin e Kosovës në rreth 10 vitet e fundit dhe në ç’masë Kosova po i dëshmon kapacitetet, aftësitë e veta shtetformuese pas shpalljes së pavarësisë?
Presidenti Topi: Po të merrni në konsideratë që nga viti 1999 dhe deri në vitin 2008 ku jemi, janë 9 vjet, dhe për të marrë në konsideratë edhe vitin tepër të vështirë para vitit 1999, që përkufizon pyetjen tuaj në 10-vjeçar, unë di të them që realiteti është i paimagjinueshëm në ndryshimet e veta. Pra, Kosova, qytetarët e saj, kanë zhvilluar një luftë të jashtëzakonshme në kuptimin e vërtetë të fjalës për të dalë nga ai realitet ku ishin të izoluar dhe kjo padyshim i dedikohet edhe ndihmës së madhe që ka ardhur nga vendet më të fuqishme demokratike të botës, dhe në mënyrë specifike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas luftës, Kosova filloi në mënyrë graduale të ndërtojë një realitet të ri, të jetë pjesë e botës diplomatike për të zgjidhur pikërisht atë moment që u realizua më 17 shkurt të vitit 2008. Pra, u fut në një proces të njohjes së saj dhe sot kemi një Kosovë që ka institucionet e veta të pavarura dhe që po mundohet të ndërtojë një shtet të ndërtuar mbi bazat e multietnicitetit, ku respekti për minoritetin duket që është në plan të parë. Kjo padyshim ka të bëjë dhe me atë lloj besnikërie që lidershipi i Kosovës ka treguar ndaj dokumentit të zotit Ahtisari, i cili është aprovuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga vendet më demokratike të botës. Unë mendoj që sot kemi një Kosovë që jo vetëm ka bërë zgjedhjet politike, ka ditur të bëjë fushatë për zgjedhjet politike, por më e rëndësishmja është se ka ditur dhe po di ta administrojë pushtetin pas zgjedhjeve politike. Sot Kosova, edhe për më skeptikët, konsiderohet një realitet më i qetë se ç’mendohej dhe unë besoj që ky realitet do të vijë duke u përmirësuar çdo ditë. Për këtë kam bindje absolute.
Gazetari: Jeni ju për aktivitetin tuaj politik e diplomatik lobues për kosovarët. Në Asamblenë e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, keni qenë një avokat i denjë i çështjes së Kosovës dhe nga kjo perspektivë, si e shihni të ardhmen e Kosovës në planin e pranimit ndërkombëtar?
Presidenti Topi: Kosova ka vetëm një të ardhme të hapur, çka do të thotë që nuk ka absolutisht asnjë lloj mundësie për rikthim në skenaret e vjetra. Sot, ne kemi një realitet ku Kosova vërtet njihet nga 47 vende, por shumica e këtyre vendeve janë vendet më të rëndësishme të globit. Nga ana tjetër, kjo duhet t’i bëjë të gjithë, qoftë strukturat e institucioneve në Kosovë, qoftë në Shqipëri, por edhe miqtë tanë, që të intensifikojnë patjetër aktivitetin diplomatik në mënyrë që Kosova të njihet edhe nga shumë shtete të tjera dhe unë besoj që ky aktivitet po vazhdon. Është po aq e rëndësishme që Kosova të njihet edhe nga fqinjët dhe mundësitë janë shumë të mëdha që të shkohet në këtë linjë. Ju e keni parë që ky lloj aktiviteti është i pareshtur dhe besoj që i gjithë parashikimi është që gjithçka do të shkojë në terrenin natyral ku është nisur.
Gazetari: Cilat janë mundësitë dhe modalitetet e shtimit të numrit të shteteve që do ta pranojnë Kosovën dhe në këtë plan, a janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë potenciale, politike, diplomatike kosovare e shqiptare?
Presidenti Topi: Unë sapo e thashë që ka tentativa dhe një punë intensive për të rritur gjeografinë e njohjes. P.sh. një linjë shumë e rëndësishme do të ishte ajo e vendeve islamike, ku patjetër që ka kontakte. Edhe unë personalisht kam pasur kontakte të vazhdueshme, krahas kontakteve të natyrshme që mban lidershipi i Kosovës, por edhe aktorë të tjerë të institucioneve të Shqipërisë. Janë takime që zhvillohen këtu në Tiranë, janë takime që zhvillohen edhe kudo ku ne shkojmë, sepse jemi në përkrahje të një kauze të drejtë, e cila, sikurse thashë, është pjesë e vendimmarrjes së shteteve më të fuqishme të botës. Një linjë tjetër shumë e rëndësishme është ajo e vendeve të Amerikës Latine. Një linjë tjetër, që duhet të ishte e para, është pikërisht është pikërisht ajo e njohjes nga vendet e rajonit, sepse duke e njohur vendet e rajonit, ka dhe një influencim psikologjik tek vendet që janë më larg nesh. Ose, le të bëjmë një llogari më të thjeshtë: nëse njihet nga vendet e rajonit dhe është njohur nga vende të rajonit, atëherë ato e kanë më të lehtë, shumë më të lehtë për të marrë vendimmarrjen e tyre, sepse ka mjaft shtete që janë pikërisht në pragun e vendosmërisë. Po e njohu rajoni, sikurse janë të gjitha premisat dhe po punohet për këtë punë, të jeni të sigurtë që do të ketë një numër të konsiderueshëm vendesh që do të vijnë menjëherë pas gjithë atyre.
Gazetari: Përgjithësisht, si i vlerësoni marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe në këtë vazhdë, a është parakusht heqja dorë e Serbisë nga një politikë tradicionale hegjemoniste koloniale?
Presidenti Topi: Unë ju thashë gjatë intervistës sime që niveli i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë ende nuk është në nivelin që Shqipëria ka ndaj vendeve të tjera të rajonit. Padyshim që ne kemi pasur rast të takohemi, të shkëmbejmë mendime, të shkëmbejmë edhe debate në tavolina të rrumbullakëta në nivel ballkanik. Padyshim që ka diferenca të ndjeshme përsa i përket asaj që është çështja më kryesore, çështja e Kosovës dhe pastaj e gjithë retorika e lidershipit të Serbisë vjen dhe përqëndrohet pikërisht tek ajo që ato tashmë e kanë humbur. Ne do të dëshironim të kishim marrëdhënie pa asnjë lloj kompleksiteti me lidershipin dhe institucionet e Serbisë, në kuadrin e një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike. Pra, sot nuk bëhet fjalë më për t’u rikthyer tek situata që ka qenë. E kam thënë, po e them dhe do të vazhdoj ta them që ish-Jugosllavia është një realitet që nuk ekziston me. Të gjitha shtetet që jane krijuar, kanë të drejtën e tyre legjitime të ushtrojnë të gjitha funksionet kushtetuese në vazhdimësi dhe duhet të ndërtohet një partneritet luajal për të qenë pjesë e të njëjtës filozofi dhe psikologji, për të qenë pjesë e Evropës së bashkuar dhe familjes euroatlantike, çka do të thotë që lidershipi sot duhet gradualisht të orientohet në një drejtim tjetër. Kjo do të thotë që pas stabilitetit politik në marrëdhëniet me Serbinë, atëherë nuk ka asnjë lloj pengese që të rritet edhe dimensioni i marrëdhënieve ekonomike, dhe unë besoj që e ardhmja e Ballkanit kjo do të jetë.
Gazetari: Si i gjykoni angazhimet e Serbisë që me të gjitha mjetet të pengojnë pavarësinë e Kosovës?
Presidenti Topi: Unë do ta konsideroja në pozicionin që ato kanë, më shumë një tendencë për të justifikuar atë realitet të ri që ekziston në Serbi, …
Gazetari: (ndërhyrje e gazetarit)…për konsum të brendshëm
Presidenti Topi: …për konsum të brendshëm sigurisht, sepse në arenën ndërkombëtare kjo është një betejë e humbur. Por, nisur edhe nga disa sondazhe që janë bërë në shoqërinë serbe, të azhornuara jo më larg se sa dita e djeshme, vetëm 8 përqind e shoqërisë serbe e quan si problem të rëndësishëm çështjen e kthimit tek Kosova, çka do të thotë që edhe vetë shoqëria e sotme, 95 përqind e saj heq dorë në mënyrë natyrale, të vullnetshme, nga një çështje e cila sot zhvillohet në një plan tjetër.
Gazetari: Si e komentoni opsionin e Presidentit serb Tadiç për ndarjen e Kosovës dhe çfarë pasojash do të kishte për Kosovën, për Serbinë dhe për rajonin?
Presidenti Topi: Ky është vetëm një haluçinacion. Nuk mund të ketë skenare të tilla. Të japësh ide për hapa të mëdha retrograde që do të prishnin çdo lloj balance, jo thjesht evropiane por edhe më gjerë, do të thotë që të hedhësh teza që s’kanë asnjë lloj shansi, do të thotë që të hedhësh teza që s’kanë asnjë lloj vizioni. Unë mendoj që këto janë në sensin e asaj që ju thashë pak më parë, për konsum të politikës së brendshme dhe asgjë më shumë.
Gazetari: Gjatë vizitës suaj në OKB, në Nju Jork, keni takuar dhe ftuar Presidentin Sejdiu që të vizitojë Shqipërinë, teksa ende janë të freskëta emocionet dhe të gjalla nga vizita juaj në Kosovë. A planifikoni së shpejti ta vizitoni Kosovën?
Presidenti Topi: Unë padyshim që, jo i kam të freskëta, por i kam të nxehta kujtimet nga Kosova. Them termin ”të nxehta”, sepse e nxehtë ishte mikpritja vëllazërore në Kosovë. Kështu që edhe në distancë nga vizita e cila është realizuar në 25 janar të vitit 2008, unë dëshiroj nëpërmjet televizionit tuaj t’i përshëndes të gjithë banorët e Kosovës për atë pritje fantastike që m’u rezervua dhe atë emocion të veçantë. Unë kam qenë shumë herë në Kosovë. Sigurisht, pritja që iu bë Presidentit të Shqipërisë ishte një pritje me një simbolikë të veçantë. Ajo që qytetarët e Kosovës bëjnë për çdo qytetar të Shqipërisë, por në prag të vigjiljes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila erdhi rreth tre javë më vonë. Unë kam ftuar Presidentin Sejdiu që të vizitojë Shqipërinë, që besojmë se do realizohet në muajin nëntor. Mbeten për të preçizuar vetëm disa detaje të vizitës. Natyrisht është vizitë zyrtare dhe vizita zyrte edhe pse ne nuk shohim tek njëri-tjetri shumë protokollin e vizitave, gjithsesi vizita zyrtare në kuptimin e vlerave që mbart, ka rëndësi shumë të veçantë. Dhe me Presidentin Sejdiu do të diskutojmë shumë teza të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve tona, për të ardhmen e Ballkanit dhe besoj për të gjithë atë inkursion diplomatik të përbashkët që duhet të bëjmë për vazhdimin e njohjes së Kosovës, pra, nga sa më shumë vende. Do të ketë surpriza të këndshme gjatë vizitës, sepse do të shohim mjaft gjëra interesante që kanë të bëjnë me interesin e dy vendeve tona dhe padyshim që nga ana tjetër, unë dëshiroj të vij në Kosovë. Është një lloj predispozicioni i natyrshëm i imi për të ardhur në Kosovë, për të takuar miq dhe mbi të gjitha për të parë një realitet të ri në Kosovë, për ta ndjerë nga afër, sepse informacione marrim përditë, por jam i bindur që kur të vij në Kosovë, do të shoh një realitet të ri shumë më pozitiv.
Gazetari: Zoti President, ju falënderoj për kohën që keni ndarë për ekipin e Televizionit të Kosovës dhe për intervistën.
Presidenti Topi: Faleminderit dhe juve.
Gazetari: Mirupafshim në intervistat e ardhshme.