Intervistë e Presidentit Topi dhënë për emisionin “Dimension” të Televizionit “Media +”

9 dhjetor 2011
Gazetari: Ky mjedis na sjell kulturën në mënyrë shumë specifike, por besoj se nuk është i rëndësishëm ky fakt, sepse jemi në këtë pavijon etnografik dhe në një sofër bujare, siç e themi ndryshe: të Mirditës kam të ftuar sonte në ‘Media+’ Presidentin e Republikës, Shkëlqesinë e Tij, zotin Bamir Topi. Mirë se erdhët në televizionin rajonal ‘Media+’!
Presidenti Topi: Është kënaqësi!
Gazetari: Vërtet është kënaqësi. Sot keni pasur një impression të fortë nga pritja që ju bë në Mirditë, në atë Mirditë që shpeshherë është quajtur si kreshta e krenarisë kombëtare.
Presidenti Topi: Padyshim, jo e papritur, sepse unë vij edhe shkoj, shkoj edhe vij në Mirditë prej shumë vitesh. Do të thotë që është një lidhje jashtë çdo lloj interesi që sjell një aktivitet i caktuar pasi me këtë krahinë më lidhin shumë momente të jetës profesionale, politike por edhe shoqërore. Dhe në këtë mjedis, natyrisht që njeriu risjell të gjithë atë pasuri të madhe që ka kjo krahinë, që padyshim është një koncentrat që vjen me kostumet e kësaj zone dhe me një pjesë, do të thoja të historisë së kësaj zone. Një histori shumë e pasur, një histori zakonesh të konsoliduara, histori patriotizmi, një histori, e cila kurrsesi nuk u tjetërsua asnjëherë, por mbeti me një besnikëri të pashoqe në altarin e historisë dhe patriotizmit shqiptar.
Unë kam ardhur sot në Mirditë për t’ju përgjigjur një ftese dhe për ta uruar këtë festë që lidhet me 15-vjetorin e themelimit të Dioqezës, që do të thotë jo vetëm një vlerësim për rolin e Kishës dhe klerit katolik, por edhe për një lloj bashkëjetese shumë interesante dhe me shumë kuptim që ekziston në shekuj midis banorëve të kësaj zone dhe besimit tek Zoti. Gjë që e ka sjellë këtë krahinë në mënyrë shumë autentike në vlerat e mbarë shoqërisë së Mirditës për të qenë realisht besimtarë dhe njerëz të mirë në shërbim të Zotit dhe në shërbim të shoqërisë. Këtë kam vlerësuar dhe vazhdoj ta vlerësoj dhe sot kjo ditë më dha shumë kënaqësi, sepse bashkë me 15-vjetorin, ne arritëm të gjithë së bashku ta gëzojmë këtë festë edhe me pjesëmarrjen e autoriteteve nga Kisha Katolike, por edhe me vlerësimin që qytetaria e Mirditës u dha këtyre personazheve të rëndësishëm.
Unë, me cilësinë e Presidentit të Republikës padyshim që vazhdimisht i kam vlerësuar. Sot, duke iu përgjigjur edhe një propozimi që vinte nga autoritetet vendore, i kam dekoruar me një titull shumë kuptimplotë, me Urdhrin e ‘Nënë Terezës’, që është një figurë emblematike e kombit shqiptar, me të cilën ne krenohemi, sepse vërtet doli nga trualli jonë, por nuk i takon vetëm Shqipërisë, por i takon gjithë botës, mbarë njerëzimit.
Gazetari: Zoti President, të paktën në kaq vite që jeni President i Republikës, shihet që ka dekorime, ka në njëfarë mënyrë edhe kujtesë. Në fakt, Shqipëria ka nevojë për këtë kujtesë, ose sit ë thuash, vetë institucionet po e humbin këtë ndjeshmëri për të kujtuar klerikët, njerëzit që kanë dhënë shumë për këtë vend e kështu me radhë?
Presidenti Topi: Unë mendoj që në mënyrë shumë konstante ne nderojmë figura, por do të thoja që kjo duhet të jetë përtej cilësisë së Institucionit të Presidentit. Pra, nderimi, mirënjohja është virtyt. Të jeni të sigurtë që pak njerëz dekorohen, por shumë të tjerë e meritojnë që të dekorohen në sensing që gjërat e mira, gjërat fisnike në shumë raste realizohen pa u parë. Pra bëhen me atë dashurinë që sjell një mision fisnik, një mision humanitar në ndihmë të njerëzve në nevojë. Pra, unë mendoj që ka qindra e mijëra shembul që minimalisht meritojnë t’u drejtohen me një mirënjohje banorët e komunitetit, autoritetet vendore, por edhe gjithë institucionet e shtetit.
Gazetari: Nganjëherë është e perceptuar në vlerësim, por edhe media, sepse ne kemi kusurin tonë si media, që shpeshherë kemi atë trekëndëshin e famshën të Tiranës – aty rri pothuajse edhe media, aty rri edhe politika, aty rrinë edhe vlerësimet. Në fakt, ju keni parapëlqyer edhe këtë lëvizjen, për të ardhur nëpër zona e për t’i bërë vlerësimet pikërisht aty ku janë njerëzit.
Presidenti Topi: Normalisht, normalisht që Presidenti u takon të gjithëve. Presidenti, si institucion nuk mund të jetë i njëanshëm, ose për ta realizuar misionin thjesht në Zyrën e tij. Kjo është arsyeja që kur duhet të konsiderojmë një mirënjohje, mirënjohja duhet të jetë në të gjithë territorin, sepse Shqipëria është e bukur kudo: kudo që është Shqipëri, kudo ku ka shqiptarë, kudo ku jetojnë, banojnë, punojnë, krijojnë. Presidenti e ka detyrim, sikurse e ka detyrim çdo individ me impakt publik, çdo politikan. Çdo punonjës i administratës duhet ta kuptojë që administrata nuk është thjesht në qendër të Tiranës. Administrata është kudo. Kudo ku jetojnë njerëz që i japin vlerë dhe emër këtij vendi. Kjo është arsyeja që unë, me shumë respekt e kam ndjekur këtë mënyrë komunikimi me njerëzit dhe padyshim që kjo bëhet në mënyrë shumë të natyrshme. Më jep kënaqësi që unë të shkoj e t’i takoj njerëzit e t’i vlerësoj pikërisht aty ku ata e kanë krijuar këtë vlerë.
Gazetari: Realisht si Televizion na ka rënë rasti, edhe personalisht si gazetar më ka rënë rasti, të intervistoj pothuaj të gjithë Presidentët e vendit. Shihet që të paktën në momentin që ka lindur nga politika, ka një “zbutësi”, ka një urtësi, ku shtetasit bëhen të urtë. Besoni që ju jeni nga burrat e urtë të shtetit që këto vite e keni tejçuar tek qytetarët e këtij vendi?
Presidenti Topi: S’do të doja kurrë të komentoja përmasat e figurës time, asnjëherë dhe në asnjë rast. Pra, janë qytetarët ata që gjykojnë për përmasat e figurës së një njeriu që shërben në administratën e lartë të këtij vendi. Unë gjithmonë kam shërbyer dhe vazhdoj të shërbej me modesti. Ky është misioni dhe nuk besoj që të jetë një moment i një pozicionimi psikologjik ku njeriu shihet ndryshe nga ç’ka qenë dhe ç’është dhe ç’do të jetë. Njeriu duhet të ruajë konstanten e tij, parametrat e karakterit të tij, për të cilat ai është futur në politikë për t’u shërbyer njerëzve dhe shoqërisë. Nuk besoj që të jetë futur njeri me dhunë në politikë. Njeriu futet me dëshirë dhe futet sipas qëllimeve që i ka vendosur vetes. Unë besoj që i kam vënë qëllim vetes që t’i shërbej Shqipërisë dhe bashkëkombasve të mi kudo, në çdo pozicion që do të ndodhem.
Gazetari: Në fakt simbolika e sofrës dhe, realisht dhe biseda e sotme tek sofra, sofra e kuvendeve dhe gjaku i kuvendeve, shqiptarët kryesisht ndër mote e kanë patur kuvendin, rendin etj. me radhë. E solla këtë fakt për të bërë pyetjen: a kanë nevojë shqiptarët për një politikë ndryshe? A kanë nevojë për njerëz të urtë në politikë dhe në drejtim të institucioneve të shtetit dhe a mendoni ju, se diçka do të ndryshojë këto vite?
Presidenti Topi: Unë besoj që kjo është, me gjithë respektin, një pyetje retorike. Shqipëria, si çdo vend dhe çdo mjedis, ka nevojë që të ketë njerëz që të demonstrojnë urtësi. Kjo sigurisht nuk bëhet në mënyrë të imponuar, por është nevojë e shoqërisë tonë që vërtetë të jetë larg tensioneve, të ketë më shumë mirëkuptim dhe arsyetim racional për të gjitha gjërat, sepse njerëzit e kanë të nevojshme dhe Shqipëria e ka të domosdoshme. Unë besoj që, vetëm në këtë mënyrë, ne mund të arrijmë atë standard që kanë shoqëritë e konsoliduara evropiane. Tradita është e jashtëzakonshme, pasuria që vjen nga shekujt është e jashtëzakonshme. Pasurinë një vendi nuk ia jep thjesht një ndërtesë e lartë apo e ndërtuar bukur, nuk ke thjesht një rrugë, sepse kuvendi i burrave është bërë edhe atëherë kur nuk kanë ekzistuar në këto standarde këto që keni sot, por asnjëherë nuk ka munguar urtësia, pjekuria e këtyre njerëzve, të cilët kanë mbetur në histori për komunikimin e tyre dhe duke i dhënë simbolikë kësaj tryeze, kësaj sofre e cila nuk është thjesht një imazh i ndërtuar prej druri apo prej guri, por rreth saj, janë thënë gjithmonë mendime të mençura, është zhvilluar ajo vatër e nxehtë e patriotizmit dhe kemi arritur që të mbijetojmë si komb dhe sot të jemi krahas kombeve të tjera të qytetëruara. Kjo është një gjë e madhe që vjen nga tradita.
Gazetari: Në përshëndetjen që i bëtë publikut të Mirditës, pak a shumë, sollët në vëmendje dhe opusin e mbledhur kanunor të mënyrës së vetëqeverisjes përmes trevës zakonore, pikërisht At Shtjefën Gjeçovin, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë ju bëri një kërkesë konkrete për Mirditën që ky komunitet të mos jetë thjesht një qendër administrative, por të jetë një qendër që ka edhe probleme të tjera. Është një problem i madh në të njëjtën kohë.
Presidenti Topi: Unë mirëpres çdo lloj komunikimi, qoftë në mënyrë konfidenciale, qoftë në mënyrë publike, qoftë në mjedise ku ka një ndjeshmëri të caktuar. Natyrisht që, unë gjërat i marr në konsideratë për t’i parë në linjën e vet zyrtare, institucionale dhe kurrësesi nuk do të jepja premtime të pamenduara, por duke marrë në konsideratë atë që kërkuar për ta parë, për ta studiuar dhe për të pasur kurajon për të thënë që një gjë bëhet ose s’bëhet.
Gazetari: Meqënëse është zemra e të drejtës, Mirdita, tani kjo e drejtë duket sikur nuk është?
Presidenti Topi: Unë e di që media është në shërbim të interesit edhe lokal, rajonal, të jeni të sigurtë që unë kam atë ndjeshmëri të lartë për Mirditën, por do të thoja që asgjë nuk bëhet në një sens sentimental, individual. Shteti, gjërat i ka të ndërtuara në mënyrë serioze.
Gazetari: Meqënëse ka qenë edhe ndjeshmëri e “Euroneës-it” që krahina e Mirditës të kishte gjykatë dhe prokurori, por nuk po e vazhdoj më tutje këtë argument. Meqenëse është televizion i veriut dhe ju ndjekin në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Dibër deri në Fushë-Krujë...
Presidenti Topi: Është kënaqësi!
Gazetari: Cili është mesazhi i Presidentit për shqiptarët, për politikën, jo vetëm atë qendrore, por edhe atë vendore, se ndonjëherë kështu përkeqësohet dhe politika vendore dhe sjell probleme shpeshherë në marrëdhëniet mes qytetarëve?
Presidenti Topi: Unë gjatë gjithë jetës time, natyrisht mbasi njeriu maturohet dhe ka mundësi që të kontaktojë me njerëz nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Pra këtë përgjithësisht ta jep, si fillim, shkolla e lartë ku takohesh me miq, shokë dhe shoqe. Nga e gjithë Shqipëria konstaton që ka shumë njerëz fisnikë, ka familje fisnike kudo në çdo qelizë të territorit të vet, që do të thotë që brenda kësaj ka një traditë, ka një urtësi, ka një predispozicion të lartë për të qenë së bashku, për të komunikuar së bashku. Këtë, në mënyrë shumë modeste, duhet ta marrë dhe politika sepse politika është një domosdoshmëri për të ndërtuar institucionet dhe për të përfaqësuar pikërisht ata që të kanë dhënë besimin. Në rast se ne do të shkojmë në vlerat më të mira të qytetarisë në çdo qelizë të territorit të këtij vendi, atëherë të gjithë së bashku do të korrim edhe frytet e mira të politikës. Pra, ajo që unë jap si mesazh, do të thoja, në këtë mjedis, komunikim, bashkim për gjëra të mira dhe këtë e pashë edhe sot në Mirditë që njerëzit dinë fare mirë të kuptojnë, të vlerësojnë edhe figura, të cilat kanë qenë gjithmonë pranë tyre sikurse ishin përfaqësuesit dinjitozë të kishës katolikë që qysh nga momenti i rikthimit të së drejtës për të besuar dhe për të kultivuar besimin, ata kanë qenë pranë njerëzve, jo thjesht me ritualet fetare, por mbi të gjitha kanë qenë pranë njerëzve në të gjitha hallet që kanë pasur njerëzit, për ndihmë humanitare dhe, dëshiroj ka kufizoj këtu sepse ka shumë vepra të tjera të mira, por jam shumë mirë i informuar për rolin e madh që ka luajtur Kisha Katolike në këtë zonë për t’i ardhur në ndihmë mjaft familjeve, mjaft fëmijëve të cilët kanë qenë me probleme shëndetësore dhe kjo garanton shumë dashuri dhe mirënjohje edhe tek njerëzit e thjeshtë të cilët kanë nevojë për shtetin, shoqërinë, për pushtetin vendor, por kanë shumë nevojë edhe për ndihmën e njerëzve të zotë. Unë dëshiroj që, nëpërmjet këtij komunikimi, t’i falënderoj për gjithë misionin e tyre humanitar që kanë realizuar edhe në këtë zonë.
Gazetari: Ju falënderoj zoti President, ndërkohë që në emisionin “Dimension” një nga emisionet e ndjekura në veriun e vendit, shpeshherë më ka takuar të kem personazhe të ndryshme dhe këto personazhe kanë ardhur nëpërmjet një libri me shënime publicistike, ka një titull domethënës “Kryq e tërthor në Shqipërinë e Epërme” . Kopja e parë e këtij libri ju dhurohet ju, sot ka dalë, unë kam shënuar vetëm kaq “Presidentit të vendit tim”.
Presidenti Topi: Falemnderit shumë!