Presidenti Topi takon përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Katar

10 dhjetor 2011
Doha, Katar
Në ditën e parë të vizitës në Doha për të marrë pjesë në punimet e Forumit të 4-të të Aleancës së Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim të ngrohtë e të përzemërt me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Katar. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Katar, Ridi Kurtezi.
Gjatë takimit me bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, që të gjithë intelektualë dhe ekspertë të shquar në fusha të ndryshme, Presidenti Topi u njoh me veprimtarinë e tyre në Katar ‘’duke vlerësuar faktin që vetë prania e shqiptarëve të profesioneve të kualifikuara dhe puna e tyre e cilësore shërbejnë për të konsoliduar urat e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për rritjen e imazhit të shqiptarëve anembanë botës’’.
Presidenti Topi shprehu besimin që kontributi i bashkëatdhetarëve tanë të mirëintegruar në këtë vend që po modernizohet me shpejtësi marramendëse, do të jetë i dukshëm dhe i prekshëm edhe për të ardhmen e Shqipërisë, duke qenë se ata kanë mundësinë të sjellin ekspertizën e marrë në Katar duke kontribuar kështu në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë në në fusha të tilla si mjekësia, sigurimet shoqërore, industria e kompanive ajrore, etj.
Përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Katar, pasi çmuan lart këtë takim, vlerësuan interesimin e sinqertë e të drejtpërdrejtë të Presidentit Topi për t’u njohur personalisht dhe më nga afër me veprimtarinë dhe sukseset e bashkëatdhetarëve tanë kudo ku ata jetojnë e punojnë, duke i bërë të ndihen më mirë nga kujdesi dhe vëmendja e vazhdueshme personale dhe institucionale që tregon Kreu i Shtetit shqiptar.