Intervistë e Presidentit Topi për emisionin “Opinion” në Televizionin “Klan”.

29 maj 2008
Gazetari Blendi Fevziu: Mirëmbrëma të nderuar teleshikues! Ju flas nga studio e emisionit “Opinion”, në orën 21’01, në këtë intervistë të drejtëpërdrejtë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, zotin Bamir Topi. Zoti President, mirëmbrëma!
Presidenti Topi: Mirëmbrëma!
Gazetari: Ju falenderoj që jeni sot në studion e emisionit “Opinion” dhe unë kam pasur një rrugë të gjatë për të ardhur në këtë emision. Kam udhëtuar 28 orë dhe kam mbërritur në Shqipëri në orën 19’30 për të qenë përballë jush. Shpresoj që ju të jeni sa më i hapur dhe i drejtëpërdrejtë në këtë intervistë!
Presidenti Topi: E rëndësishme është që jemi këtu së bashku.
Gazetari: Është një intervistë që do të fokusohet në të gjithë, po e quaj aktivitetin politik të Presidencës së Shqipërisë dhe të Presidentit Topi në raportet me mazhorancën, në ndryshimet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, mënyrën se si i ka pritur ato Presidenti dhe sa nga, po e quaj dosjet kryesore mbi të cilat ai po punon aktualisht dhe mbi tema të tjera që lidhen me zhvillime të ditës. Në të vërtetë do të doja t’ju pyesja, pas thuajse një viti, pra u bënë dhjetë muaj tashmë që ju jeni në krye të Presidencës si President i vendit. Si ju duket ky vit? A ju duket detyra më e vështirë se sa e keni parashikuar zoti Topi?
Presidenti Topi: Dhjetë muaj kalojnë shumë shpejt. Eshtë e natyrshme që njeriu të bëjë bilance, por për hir të së vërtetës nuk kam pasur kohë të bëj as bilance.
Gazetari: Përse nuk keni pasur kohë të bëni bilance?
Presidenti Topi: Ka qenë një periudhë mjaft intensive. Asgjë jashtë parashikimit, në fakt, gjithçka ishte e parashikueshme, sepse unë nuk vija nga rruga, isha aktiv në jetën parlamentare dhe për shkak të pozicionit tim, qoftë kur isha në opozitë, qoftë kur isha në mazhorancë në krye të grupit parlamentar kam pasur marrëdhënie frekuente me Institucionin e Presidencës dhe mund të them që isha familjar me natyrën e punës në Presidencë.
Gazetari: Zoti President, fakti që ju ishit me një detyrë shumë të rëndësishme politike, ishit nënkryetar i njërës prej forcave politike në vend, më një karrierë të gjatë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në të vërtetë ka qenë avantazh pozitiv, apo mund të ketë qenë edhe negativ në raport me Presidencën?
Presidenti Topi: Unë besoj që një eksperiencë parlamentare është një prekursor i një pune të suksesshme në Presidencë. Ne kemi rastin të analizojmë edhe eksperienca të tjera kur Presidenti zgjidhet pa një karrierë, pa një “background...”
Gazetari: Kemi pasur një rast të tillë përpara jush ...
Presidenti Topi: Gjithsesi unë mendoj se konturet e Institucionit të Presidentit janë konture kushtetuese, janë konture ligjore madje do të thoja ndonjëherë për shkak të pozicionit ndihesh i frenuar për të hyrë e për t’u bërë pjesë e një debati politik. Por është e pamundur që në zhvillimet politike të mos japësh nuancat politike të pozicionit, sepse e kërkon vetë natyra e debatit në Shqipëri, ku duhet të jesh patjetër interlokutor politik, patjetër me përmasat që ka Institucioni për të qenë i suksesshëm.
Gazetari: A qëllon shpesh zoti Topi të keqkuptoheni nga të tjerët?
Presidenti Topi: Unë kam përshtypjen që edhe në dialogun që do të kemi sonte, kam përshtypjen që do të keqkuptohem.
Gazetari: Në ç’kuptim?
Presidenti Topi: Në kuptimin që është e pamundur që njeriu të jetë i formatuar brenda disa kornizave, pra i diktuar nga ajo që përcakton Institucioni i Presidentit, por njerëzit duhet të na kuptojnë sepse Institucioni i Presidentit është patjetër në një detyrim edhe ndaj opinionit publik, i cili për ngjarje të rëndësishme të natyrës politike dhe institucionale kërkon të informohet, kërkon të marrë një tjetër informacion, nga një tjetër këndvështrim, të marrë nuancat e Institucionit dhe besoj që njerëzit duhet të na kuptojnë.
Gazetari: Dhe vërtet ju keni qenë Presidenti më aktiv që nga viti 1997 e këtej në raportet me publikun. Keni dalë shpesh në media, keni vizituar shpesh pjesë të ndryshme të Shqipërisë, ju kanë ndihmuar, apo ka qenë kjo frenuese për ju?
Presidenti Topi: Unë nuk besoj që ka qenë një inkursor artificial në misionin tim, ka qenë pjesë e natyrës sime, pjesë e natyrës së Institucionit. Unë marr shumë letra nga qytetarët, kam shumë kontakte dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raportet me njerëzit dhe besoj që është, përveç të tjerave edhe një detyrim që njeriu të ruajë kontaktet pikërisht me atë terren, të cilin ai e ka vlerësuar.
Gazetari: Dhe sidomos kur je President është e vështirë që kontaktet të jenë si normalisht, apo jo?
Presidenti Topi: Unë nuk mund të them që gjithçka është si më parë, por unë tentoj që të mos krijoj hapësira të mëdha dhe tentoj të ruaj ato marrëdhënie esenciale që Presidenti duhet të ketë me publikun dhe tek e fundit personazhi me emrin tim, të ruajë marrëdhëniet me njerëzit, të cilët ai i ka ndeshur gjatë jetës së tij.
Gazetari: Zoti President, gjatë këtyre 10 muajve, cila është dosja më e vështirë në tryezën tuaj? Problemi që ju shqetëson më shumë, ose ju ka shqetësuar më shumë gjatë këtyre 10 muajve?
Presidenti Topi: Unë kam përshtypjen që dosjet e vështira për Institucionin e Presidentit, pothuajse që janë ezauruar. Tani është futur në një proces rutinë do të thoja, por kjo nuk do të thotë që dosjet e tjera që janë në tavolinë janë më pak të rëndësishme. Pata parasysh në ato çfarë thashë temat që janë bërë objekt i një debati të gjerë publik, sikurse ka qenë çështja e Prokurorit të Përgjithshëm, sikurse ka qenë çështja e raporteve që ka pasur mazhoranca dhe opozita në funksion të reformave dhe roli i Presidentit por dhe raporte të tjera të cilat në mënyrë të pashmangshme ishin pjesë e një paragjykimi që u krijua pikërisht në momentin kur ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i grupit parlamentar shkoi nga një pozicion i lartë politik në pozicionin e Presidentit.
Gazetari: Në një pozicion të paanshëm. Dhe sa besoni ju zoti President se keni qenë i paanshëm si Kreu i shtetit?
Presidenti Topi: Unë jo vetëm besoj, por jam në gjendje që të bëj një “check up” të të gjithë situatës dhe jam i bindur që kam qenë i paanshëm në tërë periudhën dhjetëmujore si President.
Gazetari: Pra ju besoni se e keni kaluar paragjykimin e opozitës së vitit të kaluar, e cila mendonte se nënkryetari i PD-së, duke ardhur si President, do t’i jepte kësaj mazhorance dhe njërin prej posteve më të rëndësishme të shtetit?
Presidenti Topi: Unë mund të gjykoj për mënyrën time të reagimit në Presidencë, gjykoj për performancën time. Natyrisht që u takon aktorëve politikë, i takon gjithësecilit që ka pasur një frymë paragjykimi për të thënë nëse i ka kaluar kjo lloj psikoze, ose vazhdon të jetë akoma nën ndikimin e një psikoze paragjykuese. Gjithsesi unë mendoj se një analist i pavarur mund të shohë se në substancë Presidenti ka qenë në një pozicion kushtetues dhe të paanshëm.
Gazetari: Pavarësisht se unë do t’ju pyes edhe për raportet politike, sidomos për to, do të doja të dija cilat janë raportet tuaja me krerët e opozitës, me z. Rama dhe z. Meta?
Presidenti Topi: Mendoj që janë raporte normale. Edhe në kohën e debatit intensiv politik, unë besoj që janë raportet njerëzore ato që përcaktojnë edhe raportet e komunikimit politik. Pavarësisht nga mënyra edhe etika e komunikimit, gjithësecili në botën e tij të brendshme ka pozicionin e tij, bindjet e tij, por do të thoja që në tërësi janë marrëdhënie qytetare, janë marrëdhënie civile.
Gazetari: Edhe marrëdhëniet njerëzore, jo thjesht ato politike?
Presidenti Topi: Unë mendoj që marrëdhëniet njerëzore i kam ruajtuar, i kam konservuar jo vetëm me krerët e politikës. Kam qenë i kujdesshëm që edhe në një terren qytetar, sado i thjeshtë të jetë njeriu, kudo në çdo lloj ambienti, unë do të ruaj parametrat e natyrës sime.
Gazetari: Zoti President, disa ditë më parë ju keni qenë mjaft i ashpër gjatë një vizite në Himarë me problemin e ligjit të pronave dhe të ligjit 7501 të ndarjes së tokave. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i juaji. Pyetja ime është e drejtëpërdrejtë, sa shqetësues është realisht ky problem, pavarësisht se janë dy probleme, por të lidhur me njëri-tjetrin?
Presidenti Topi: Së pari më lejo të të korrigjoj pak, nuk kam qenë i ashpër, kam qenë konstant në qëndrimin tim dhe realist. Kur ju thashë në fillim të emisionit që në këtë pozicion janë disa tema që mund të keqkuptohen, po ju them që qëndrimi mbi pronën ka qenë një qëndrim konstant. Ju e dini fare mirë, sepse keni qenë familjar me këto shqetësime. çështja e pronës ka evoluar në mënyrë shumë të çuditshme në Shqipëri.
Gazetari: ǒdo me thënë që ka evoluar në mënyrë shumë të çuditshme?
Presidenti Topi: Po ju jap një eksperiencë ndoshta dhe personale. Në zhvillimet e demokracisë në Shqipëri pati një lloj tendence të orientimit të popullsisë drejt qyteteve të mëdha. Është e natyrshme. Vijmë pas një periudhe të gjatë izolimi, njerëzit kërkonin me patjetër që t’i afroheshin qendrave urbane, kjo ndoshta edhe për shkak të një tendence që është e përbotshme. Në fillim pati pak njerëz që u orientuan tek pronat e tyre, ndoshta edhe për shkak të një shkëputjeje që natyrisht nuk ekziston më sot.
Gazetari: Mungesi i konceptit të pronës ...
Presidenti Topi: Mungesa e konceptit mbi pronën, e familjarizimit me pronën. Kishin kaluar dy-tre breza që nuk e kishin takuar pronën. Pra të gjithë vinin me një lloj psikologjie kolektiviste dhe të gjithë orientoheshin përgjithësisht drejt bulevardit të Tiranës, drejt jetës urbane. Sot situata është ndryshe. Madje mund të them se nga një lloj analize që i kam bërë dinamikës së transformimit të pronës dhe të psikologjisë mbi pronën në Shqipëri, mund të ketë qenë viti ‘94-95 kur filluan tendencat që ata që e kishin stabilizuar çështjen e pronës në qytet, filluan t’i drejtohen zonës rurale. Ndërsa sot situata është në një stad tjetër, ç’ka do të thotë që një grup i caktuar shoqëror, ata që e kanë ezauruar çështjen e pronës në qytete të mëdha, nëpër zona rurale që kanë një rëndësi të veçantë, sepse janë pranë qendrave urbane, tani i janë drejtuar bregdetit. Pra, ekziston një çështje e cila mund të konsiderohet një çështje e komplikuar, por që nevojitet që ta analizojmë.
Unë them që kjo çështje ka nevojë që patjetër të sensibilizohet më tej. Kur kam thënë në Parlament përpara dy tre vitesh që të rikuperojmë atë që mund të rikuperojmë, ka pasur nga ata të pozicionuar në mënyrë shumë radikale tek çështja e pronave, të cilët kanë hedhur nota kritike. Unë duke e njohur shumë problemin e pronës, duke e njohur dinamikën, duke e njohur intensitetin e lartë të deformimit të çështjes së pronave, u shpreha në atë mënyrë duke sensibilizuar njerëzit që “shpëtoni atë që mund të shpëtoni”.
Gazetari: Kishte ende ndonjë gjë që mund të shpëtohej zoti President?
Presidenti Topi: Unë them që edhe sot kur ne po flasim është e mundur që të rekuperohet diçka. Them diçka për fat të keq, sepse procesi i rikthimit të pronës në Shqipëri, është një proces tashmë i deformuar, jo në tërë territorin shqiptar. Karakteri i deformimit të pronës është i pranishëm kryesisht në periferinë e zonave urbane, në periferi të Tiranës, në periferi të Durrësit ...
Gazetari: Aty ku prona ka edhe më shumë vlerë.
Presidenti Topi: Natyrisht, njerëzit në vitin 2008 janë bërë koshientë, janë bërë të zgjuar. Kompeticioni lidhur me çështjet e “Real Estate” patjetër që është i dukshëm, por edhe i padukshëm. Ndërsa, zonat bregdetare pastaj kanë një proces tjetër, është një proces shumë i kamufluar. Diku ka një zbatim të ligjit 7501, shumëkush ka shkuar në pronat e veta të vjetra. Kjo nuk presupozon që ata janë pajisur me dokument me çertifikatë dhe kjo përbën patjetër një pengesë, përbën një frenim për çështjen e zhvillimit të pronës, për çështjen e zhvillimit të turizmit dhe kjo është arsyeja që duke folur për problemet e turizmit në Himarë, patjetër që ky problem ishte kompatibël me çështjen e pronave.
Gazetari: A është zbatuar, ose a ka qenë abuzivist ligji 7501 zoti President? A është zbatuar në mënyrë abuzive?
Presidenti Topi: Blendi, më lejo të them dy shifra, unë e kam thënë ndoshta edhe në bisedë private, por është shumë e rëndësishme, të kuptohemi. Ligji 7501 doli në vitin 1991, në kohën kur ish-kooperativat dhe fermat ishin në procesin e transformimit të tyre. Dhe ligji 7501 konsiderohet ndryshe dhe ligji për tokën bujqësore. I konceptuar si i tillë në atë periudhë u mendua që pjesa e popullsisë që jetonte në fshat të kishte një mundësi, të kishte një aset të natyrshëm që të zhvillonte aktivitetin e tij. Por ligji 7501 erdhi natyrisht duke pasur një strukturë shumë interesante. Në vitin 1991 ne trashëgonim një sipërfaqe e cila ishte gati dyfishi i sipërfaqes të trashëguar nga periudha e luftës. Pra, për të qenë më i qartë, në vitin 1945, në janar të këtij viti, Shqipëria kishte 369.000 hektarë tokë, pra kishte strukturën e pronës private, ndërkohë që vetëm 11% e popullsisë ishte popullsi pa tokë, pa prona. Ndërsa në vitin 1991, ne trashëguam plus edhe 371.000 hektarë tokë të përfituara gjatë periudhës së sistemit socialist, i cili ishte kontribut patjetër i të gjithë popullsisë. Pra, në vitin 1991, po të kishim qenë të kujdesshëm, mund të realizohej kthimi i pronës tek pronarët legjitimë dhe mund të përfitohej që pjesa tjetër të shpërndahej në mënyrë uniforme për të gjithë popullsinë.
Gazetari: Sikur..., por kjo nuk ndodhi.
Presidenti Topi: Sigurisht, por ne për të bërë një diskutim për pronën ishte e nevojshme të merrnim edhe dy të dhëna në retrospektivë. Pra, çështja e pronës ka ardhur sot në një moment kur mund t’ju them se ...
Gazetari: A është e ndershme zoti President që ende sot ndahet tokë me 7501?
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo!
Gazetari: A është e ndershme që me 7501 ndahet toka në bregdet, tokat turistike që sot nuk kanë asnjë lidhje me tokat e bukës?
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo! Pyetjet tuaja janë pyetje gati retorike dhe me siguri që ju e dini që unë në mënyrë frekuente jam shprehur për këtë çështje.
Gazetari: Dhe si do të zgjidhet kjo punë? Përveç se ne e evidentojmë këtë, vazhdimisht ndahet tokë me 7501, hipoteka vazhdon dhe e hipotekon edhe kur nuk është tokë buke ...
Presidenti Topi: Unë sot në këtë studio mund të flas me të dhëna konkrete. Janë të dhëna që vijnë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, janë të dhëna që vijnë nga institucionet, janë të dhëna që vijnë nga qytetarët që dëshmojnë për një abuzim të dukshëm me pronat ende, edhe në vitin 2008. Pra, një pjesë e këtyre dosjeve janë të destinuara që të shkojnë në Prokurori. Për këtë është inkurajuar edhe Prokuroria që të merret në mënyrë të efektshme.

Gazetari: ǒdo me thënë që Prokuroria të merret në mënyrë të efektshme?
Presidenti Topi: Sepse deri tani nuk kemi pasur ndonjë zhvillim të dukshëm pikërisht me pretendimet që kanë pasur pronarët, apo me kontrollet që kanë bërë KLSH, apo institucionet e larta të shtetit në strukturat e pushtetit vendor ku është abuzuar me komisionet, me vendimet e tyre. Ka mjaft familje, të cilat janë në konflikt dhe për fat të keq janë në konflikte shumëvjeçare. Ju e shikoni që kjo situatë duhet patjetër që të gjejë një zgjidhje. Unë kam parë edhe një situatë kaotike, sepse ligjet që dalin herë pas here, pa kaluar gjashtë muaj, pa kaluar një vit, pasohen nga një ligj tjetër, mbivendoset një ligj tjetër. Kjo tregon që jo vetëm që nuk ka një qartësi politike për këtë punë, por ka edhe një lloj mungese profesionalizmi brenda, për të mos thënë që ka individë të caktuar që dëshirojnë të mbajnë në mënyrë të deformuar këtë proces.
Gazetari: Përse?
Presidenti Topi: Po ka edhe interesa të drejtpërdrejta. Ka interesa të drejtpërdrejta dhe sot nuk e them unë. Unë sot bëhem reflektues i opinionit mbarëqytetar.
Gazetari: Në të vërtetë, problemi i pronave është një ligj i keq, apo një zbatim i keq i ligjit aktual?
Presidenti Topi: Unë mendoj që është kjo e dyta. Unë sot flas me një cilësi tjetër...
Gazetari: Por edhe me më shumë informacion ...
Presidenti Topi: Natyrisht me më shumë informacion. Pra, problemi nuk është shumë tek natyra e ligjit. Unë jam i bindur që ligji në vetvete ka pasur mangësitë e veta, njerëzit kanë qenë kontestues sipas interesave që ata kanë paraqitur dhe shprehur, por e keqja më e madhe është që ka pasur tendenca të qarta abuziviste në zbatim të ligjit 7501. Dhe sot e kësaj dite, jo vetëm që ky ligj vazhdon të zbatohet, por abuzimet kanë qenë të tilla që njerëzve iu është hequr një pjesë e madhe e pasurisë së tyre.
Gazetari: Ju keni qenë kryetari i grupit parlamentar i PD-së kur është refuzuar që të ndalohet më ndarja e tokës me ligjin 7501 në mos gaboj?
Presidenti Topi: Po dhe duhet të dini që kam pasur një qëndrim konstant për pronën.
Gazetari: Përse insistuat që të vazhdojë ky ligj?
Presidenti Topi: Unë nuk e di se cilat janë qëndrimet politike të palëve, por gjithmonë kur vjen puna për një debat mbi pronën, njerëzit nga një lloj qetësie eksitohen shumë dhe secili mban mesa duket pozicionet që shpeshherë nuk janë shumë politike, por janë mbi bazën e interesave të caktuara.
Gazetari: Zoti President, ju keni kthyer pak javë më parë në Parlament ligjin për legalizimet. Përse e keni bërë këtë gjë?
Presidenti Topi: Tani unë mund të pozicionohem dhe mund t’ju them në mënyrë shumë të qartë që këtu është mbajtur një qëndrim absolutisht kushtetues. Në rast se do të bëjmë një analizë të shkurtër, sepse nuk është në natyrën e emisionit për t’u marrë në mënyrë specifike me këtë problem ...
Gazetari: Jo absolutisht, keni gjithë kohën ...
Presidenti Topi: .. Është paraqitur një ligj me defekte të natyrës kushtetuese. Së pari ka pasur jo një nen që qartësonte mënyrën e kalimit në pronësi dhe kompensimi i ish-pronarëve, por ka qenë një nen gati deklarativ, ku nuk përcaktonte asnjë lloj afati që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kishte si detyrim për t’ia paraqitur Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, në një pozicion shumë të paqartë dhe gati në dyfishin e kohës që kishte ligji paraardhës vendosej dhe kondicioni për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një çështje tjetër kishte të bënte me parimet e raporteve të pushteteve, pra të decentralizimit. Ju e dini që Shqipëria, Parlamenti shqiptar, vite më parë ka ratifikuar kartën e autonomisë lokale, kanë qenë të gjithë gati ta ratifikojnë, gati ta implementojnë. Ka dalë një kuadër ligjor mjaft kompleks që i jep autoriteteve të qeverisë vendore kompetenca ekskluzive për administrimin e territorit, ç’ka do të thotë që janë detyra, detyrime, që lidhen edhe me administrimin e pronës. Me vendosjen e disa kompetencave tek ALUIZNI, kishte mbivendosje, interferenca, të cilat e bënin procesin jashtëzakonisht të paqartë dhe në dëm të kompetencave ligjore të pushtetit vendor. Pra, këto të dyja kanë qenë linjat kryesore, ne mund të interpretojmë më gjatë, por në esencë këto janë dy linjat kryesore për të cilat është mbajtur një qëndrim për ta kthyer ligjin.
Gazetari: Përveç këtyre dy linjave, a kishte ndonjë sugjerim nga ana juaj në përmirësim të ligjit dhe a do të përmirësohet ky ligj?
Presidenti Topi: Padyshim që duke dhënë objeksionet, patjetër që parlamentarët aty shikojnë edhe arsyet përse është kontestuar. Duke parë arsyet e kontestimit, ata janë në gjendje që ta rimarrin në dorë procesin, ose jo, pra është në dëshirën, ose në vullnetet politike të grupeve parlamentare, që mesa di unë janë vënë në punë, u janë përgjigjur thirrjes së Presidentit për ta riparë ligjin, pastaj aty ka edhe kushtëzime politike: është çështje numrash, janë çështje aleancash, ka çështje ndoshta jo të marrjes në konsideratë të të gjitha çështjeve që unë kam kthyer. Gjithsesi është e mundshme që për një problem të tillë kaq të rëndësishëm, sikurse është çështja e legalizimeve, palët duhet të punojnë me seriozitet dhe të japin një zgjidhje në mënyrë që procesi të mos qëndrojë në stanjacion, por të ecë përpara.
Gazetari: Kishte disa komente, sidomos për faktin e shtyrjes, sipas të cilave kthimi i këtij ligji ishte një kundërpërgjigje ndaj ndryshimeve kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti.
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo! Unë jo vetëm që nuk eci me këtë lloj psikologjie por kjo nuk ka të bëjë fare me formimin tim. Do të isha shumë i vogël në rast se do të merresha me paragjykime të tilla dhe me vlerësime të tilla. Vlerësimet kanë qenë kushtetuese. Fakti që parlamentarët kanë absorbuar një pjesë të atyre kontestimeve që unë kam pasur, tregon se nuk ekziston në këmbë një pretendim i tillë.
Gazetari: Meqënëse hymë në këtë pjesë do të doja ta përqendroja bisedën tek pjesa politike. Cilat janë në këtë moment zoti President marrëdhëniet tuaja me mazhorancën?
Presidenti Topi: Në ç’sens?
Gazetari: Në sensin e raporteve institucionale. A ka pasur një thyerje në raportet mes jush dhe mazhorancës, drejtuesve të mazhorancës që nga momenti që PD dhe PS kaluan disa ndryshime kushtetuese të menjëhershme?
Presidenti Topi: Unë besoj që jo. Presidenti nuk ka lëvizur, aty është.
Gazetari: ǒdo të thotë kjo?
Presidenti Topi: Do të thotë që nuk ka pasur asnjë lloj prekjeje do të thoja të interesave të Institucionit. Në rast se do të kishte prekje të interesave të Institucionit, sikurse mund të ndodhë, sikurse ka debate politike dhe të ditës
Gazetari: Po, nga zonja Trashani...
Presidenti Topi: ...atëherë të jeni të sigurtë që reagimi do të ishte eksplicit, do të ishte i qartë.
Gazetari: Cilat janë sipas jush prekja e interesave të Institucionit?
Presidenti Topi: Atëherë kur institucione të tjera nuk respektojnë parimet kushtetuese, pozicionimet që jep Kushtetuta dhe ligji dhe mundohen të interferojnë. Pra, gjërat janë të qarta ...
Gazetari: Po në këtë moment zoti President, ka ndonjë përplasje të këtij lloji, ose ndonjë tendencë të tillë?
Presidenti Topi: Unë kam një informacion, i cili duhet konfirmuar, duhet konfirmuar. Më shumë këtë informacion e kam konsoliduar përmes një reagimi që ka pasur sot nga kryetari i PS-së, lidhur me dekretimet për pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Këtu ka disa raporte kushtetuese të detyrueshme për t’u zbatuar, që përcaktojnë dhe funksionin ekskluziv të institucioneve, ç’ka do të thotë që Institucioni i Presidentit ka detyrimin kushtetues që të dekretojë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Këtë ia dërgon Kuvendit të Shqipërisë. Pra, veprimi i parë, është në nenin 136 të Kushtetutës dhe e detyron Parlamentin që të japë pëlqimin, ose jo.
Gazetari: E detyron të japë pëlqimin, apo merr pëlqimin e Parlamentit?
Presidenti Topi: Po natyrisht, Institucioni detyrohet të thotë po ose jo. Pra, merr pëlqimin nga Kuvendi.
Gazetari: A ju obligon ju një ligj i Gjykatës Kushtetuese, në mos gaboj i janarit të vitit 2005, që të merrni parapëlqimin e Kuvendit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese?
Presidenti Topi: Absolutisht jo. Është neni 136 që flet në mënyrë shumë të qartë për ekskluzivitetin e dërgimit në Parlament të dekreteve.
Gazetari: Pra ju keni të drejtë vetëm t’i dërgoni në Parlament dhe Parlamenti të thotë po ose jo?
Presidentit Topi: Parlamenti shqiptar vepron me një rregullore dhe unë kam qenë shumë familjar me atë rregullore, kam qenë i detyruar që të operoj çdo ditë me atë rregullore, është neni 26 i rregullores së Parlamentit që presupozon futjen automatike të dekreteve të Presidentit, pa marrë në konsideratë ngarkesën në programin e punës së Parlamentit, pra ka preçedencë. Dhe është neni tjetër, është neni 111 po i rregullores së Parlamentit që detyron që dekretet e Presidentit të shkojnë menjëherë në komisionin e çështjeve ligjore dhe është ky komision që shikon përputhshmërinë sipas kritereve që duhet të ketë ligji për t’u zbatuar, për t’u respektuar. Dhe vetëm atëherë kalon në seancë plenare për të dhënë pëlqimin, ose për të mos dhënë pëlqimin.
Gazetari: Aktualisht për emrat që ju keni dekretuar nuk ka asnjë përgjigje?
Presidenti Topi: Unë ju thashë që jam në ndjekje të situatës. Kam një informacion siç ju thashë më shumë indirekt dhe më duhet të shoh ecurinë ...
Gazetari: Gjithësesi, jashtë detyrimit ligjor, a jeni konsultuar ju me përfaqësuesit e Parlamentit, qoftë të mazhorancës, qoftë të opozitës, ose me drejtues të Parlamentit për emrat që keni dekretuar?
Presidenti Topi: Jo, është në ekskluzivitetin e Presidentit që edhe në principet e Institucionit të Presidentit kur është problemi për konfigurimin ligjor, kushtetues të institucioneve të drejtësisë, për ruajtur pikërisht atë që kemi thënë dhe kemi premtuar që njerëzit e drejtësisë duhet të jenë njerëz të shkëputur nga politika, të pavarur nga politika, të mos jenë pjesë e suporteve politike, sepse politika parlamentare e ka aksesin e plotë për të dhënë pëlqimin ose jo në Parlament. Pra, nga kjo pikëpamje, këto figura nuk janë figura që nuk njihen. Janë figura që i takojnë sistemit të gjyqësorit, me një eksperiencë të gjatë dhe me një performancë të lavdërueshme.
Gazetari: Cili ka qenë kriteri i përzgjedhjes suaj për këto figura?
Presidenti Topi: Së pari integriteti i këtyre personazheve. Një vlerësim i karrierës së tyre profesionale. Ka disa kategori ku njerëzit mund të katapultohen e të shkojnë në Gjykatën e Lartë. Unë kam preferuar që të jenë nga gjykata, pra me eksperiencë të gjatë në drejtim të gjykimit, njerëz me një “background” profesional, por edhe akademik, njerëz që kanë punuar për institucionet dhe një pjesë e këtyre njerëzve kanë marrë në kohë edhe miratimin e Parlamentit, apo të qeverive për të qenë pjesë ose të gjykatave, ose të përfaqësive tona në institucione shumë të rëndësishme sikur ka qenë Gjykata e Strasburgut. Kam pasur një kërkesë, po jua them drejtëpërdrejt, e cila është bërë publike nga të persekutuarit politikë që të jenë edhe ata të përfaqësuar. Unë i kam marrë në konsideratë, por duke i thënë që të japin dy tre kandiatura që të plotësojnë kriteret ligjore dhe unë do ta dërgoj emrin në Parlament dhe është Parlamenti ai që do të japë pëlqimin. Pra kam qenë në një pozicion të tillë për të harmonizuar jo interesat e grupeve. Patjetër i kam vënë një theks shumë të rëndësishëm integritetit të këtyre personave, profesionalizmit të tyre, karrierës së gjatë, pra asaj ç’ka presupozohet që të ketë anëtari i Gjykatës së Lartë.
Gazetari: A ka mekanizma Presidenti i Repubikës për të vërtetuar integritetin e personave, në karrierë gjithmonë?
Presidenti Topi: Unë mendoj që Presidenti i Repubikës i ka të gjitha strukturat që mund të marrë informacion, duke filluar nga KLD, Prokuroria e institucione të tjera, pra, ky është atribut i Institucionit të Presidentit, i cili paraprakisht merr informacion, e vlerëson këtë informacion. Unë mund t’ju them që ka rreth 100 kandidatura dhe me 100 kandidatura ti ke të mundshme që të ekstraktosh, të marrësh informacion, ta vlerësosh dhe ta çosh në Parlament. Pra, këto nuk janë emërime, këto janë dekrete, të cilat shkojnë në Parlament dhe është në ekskluzivitetin e Parlamentit për të thënë po ose jo. Pra aty kalohet në një skaner tjetër dhe në këtë rast dekreti i Presidentit vlerësohet nga Parlamenti. Në respektim të kritereve ligjore është komisioni i çështjeve ligjore dhe kushtetuese, ndërsa është senaca plenare që me votë të fshehtë voton “po” ose “jo” për secilën nga kandidaturat.
Gazetari: Në rast se Parlamenti voton negativish zoti President, ç’ndodh?
Presidenti Topi: Ndodh që Presidenti çon një kandidaturë tjetër.
Gazetari: Një rasti i ngjashëm ka qenë me rasti Gaba, në mos gaboj?
Presidenti Topi: Jo ka qënë një rast tjetër. Kandidatura e zonjës Gaba nuk është marrë fare në konsideratë për t’u futur në seancë plenare.
Gazetari: Dhe këtë rast ju e keni mbështetur në mos gaboj?
Presidenti Topi: Sepse kishte të dhëna relativisht të besueshme që nuk meritonte të futej, por ka pasur një pozicionim të gabuar të Parlamentit, i cili mund t’i thonte “jo” kësaj kandidature, por kurrësesi të mos futej në procedurë. Duhet të respektohet procedura kushtetuese që dekreti i Presidentit shkon, ose fiton, ose rrëzohet në Parlament, por kurrësesi nuk mund të qëndrojë pezull, sepse krijohet një precedent që është padiskutim antikushtetues.
Gazetari: Ju thatë pak më parë që informacioni që ju keni që po tenton që kandidaturat të mos futen në ...
Presidenti Topi: Jo, nuk e kam këtë informacion. Kam një informacion që unë sot e kam dëgjuar nga goja e kryetarit të opozitës.
Gazetari: A keni kontaktuar me zonjën Topalli për ta sqaruar këtë problem?
Presidenti Topi: Jo, s’kam pasur arsye. Unë kam ndjekur rrugët institucionale.
Gazetari: Dhe nuk ka pasur asnjë lloj kontakti tjetër mes jush?
Presidenti Topi: Jo! S’është parë e arsyeshme.
Gazetari: Dua t’ju bëj një pyetje të drejtëpërdrejtë dhe padyshim thelbësore. Si i gjykoni ju vendimin e PD-së dhe PS-së mbështetur edhe nga disa parti të tjera për të ndryshuar Kushtetutën?
Presidenti Topi: Unë e kam dekretuar atë ligj dhe “post factum” nuk mund të jap konsiderata, sepse konsideratat lidhur me ndryshimet kushtetuese i kam dhënë përpara. Jo për esencën e ndryshimeve kushtetuese, sesa për mënyrën dhe kohën e shpejtë të realizimit të tyre.
Gazetari: Po për ç’arsye, “kohë e shpejtë”?
Presidenti Topi: Për arsyen e parë që është arsye madhore, që për definicion Presidenti i Republikës është garant i Kushtetutës. Ke dëgjuar të gjithë parlamentarët, e kanë në verbin e tyre kur duhet ta thonë këtë gjë? Gjë që në rastin konkret nuk është respektuar.
Gazetari: Në ç’kuptim?
Presidenti Topi: Në kuptimin që Presidenti i Republikës u ka bërë thirrje partive politike që ndryshimet kushtetetuese janë në vullnetin e forcave politike. Për një pjesë unë kam qenë dakord paraprakisht, sikurse ajo që kishte të bënte me ndryshimin e sistemit zgjedhor ...
Gazetari: Keni qenë dakord me atë pikë?
Presidenti Topi: Po, sigurisht, sepse ka qenë pjesë e një diskutimit të gjerë politik. Diskutimet politike nuk fillojnë në momentin kur ti shkon në Presidencë.
Gazetari: Me cilin prej ndryshimeve ju keni qenë kundër?
Presidenti Topi: Lidhur me ndryshimet kushtetuese?
Gazetari: Po, pavarësisht se i keni dekretuar ...
Presidenti Topi: Unë mund t’ju them që kam qenë kontestues për kohën e realizimit të këtyre ndryshimeve. Dhe ndërkohë që në Parlament u votua me atë lloj mazhorance, natyrisht që siç e kam thënë në një dalje tjetër publike, ka qenë dekreti që e kam firmosur shumë shpejt, por secili pastaj në analizën personale mund të jetë dakord, ose jo. Kjo nuk presupozon që unë kontestoj atë çfarë kam nënshkruar në dekretin e Presidentit, por sot jemi në një botë të lirë, sot jemi në një marrëdhënie jo thjesht me institucionin, por jemi edhe në marrëdhënie me publikun. Unë e kam shprehur që në bindjen time, momenti më i rëndësishëm që duhej të ishte marrë në analizë më të gjerë duhej të ishte pikërisht mënyra e zgjedhjes së Presidentit, sepse ne po e zgjedhim Presidentin me 50+1, çka do të thotë që Presidenti patjetër do të jetë një produkt i një mazhorance politike. Ndërkohë që e gjithë beteja politike, kur ka ardhur debati politik edhe në momentin për të kontestuar kandidaturën e nënkryetarit të PD-së një vit më parë, që i duhej të merrte 85 vota, ishte pikërisht konotacioni politik që krijohej midis “backgroundit” të kandidatit dhe pozicionit që do të kishte në Presidencë. Kjo e bënte akoma më të pranueshme kur të gjithë aktorët politikë ishin shprehur që gjëja më e drejtë, është zgjedhja e Presidentit nga populli. Unë kam rastin që të them sot ndoshta për herë të parë pas momentit të ndryshimeve kushtetuese që pozicionin im ka qenë një pozicion që s’kishte të bënte fare me interesa individuale. Sepse unë jam në vitin e parë të mandatit tim në Presidencë.
Gazetari: Gjithsesi mandati juaj i dytë do të varet shumë nga mënyra e zgjedhjes së Presidentit?
Presidenti Topi: I nderuar Blendi, jam në vitin e parë të mandatit pesëvjeçar. Njeriu nuk bën më parashikime shumë afatgjata në këtë linjë. Këtu diskutojmë për principe dhe jo për interesa të çastit. Gjithësesi ai dekret tani është firmosur.
Gazetari: A do të ishte më mirë për ju zgjedhja e Presidentit nga populli?
Presidenti Topi: Për mua personalisht, në ç’sens?
Gazetari: Po, për ju personalisht, si President?
Presidenti Topi: Unë kam qenë parimor dhe asnjëherë nuk kam shprehur interesat e mia, por në karrierën time politike ju e dini fare mirë që unë kam kontestuar jo një pozicion, kam kontestuar funksione të ndryshme në kohë të ndryshme. Pra, misioni im në politikë ka qenë një mision shumë qytetar, shumë civil. Unë nuk vija nga hiçi, vija nga bota akademike, nga bota e kërkimit dhe momentin kur unë zgjodha të kandidoj, e zgjodha me koshiencë të plotë. Pra, edhe analizën e gjërave dhe të atyre momenteve që konsiderohen të diskutueshme i bëj mbi baza thellësisht principiale, nuk i bëj mbi interesa personale.
Gazetari: Në analizën tuaj zoti President, do të ishte më mirë që Presidenti të zgjidhej nga populli?
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute po!
Gazetari: Po ky ndryshim do të kërkonte ndryshime të kompetencave të Presidentit?
Presidenti Topi: Mundet të ndryshojnë, mundet dhe të mos ndryshojnë. Këtu ishte vetëm çështja e procedurës së Presidentit. Mund t’ju them që Institucioni i Presidentit, me kompetencat që ka është një Institucion me kompetenca të shumta.
Gazetari: Fakti që Presidenti do të zgjidhet me 50+1 e dobëson atë?
Presidenti Topi: Unë mendoj që pozicioni i Presidentit, kur të zgjidhet me një mazhorancë të thjeshtë do të jetë patjetër i varur i mazhorancave të thjeshta. Pra, të bëjnë një shpejgim romb. Formacioni politik që fiton zgjedhjet politike të përgjithshme ka shansin të zgjedhë Kryeministrin, qeverinë, të zgjedhë Kryetarin e Parlamentit, të zgjedhë Presidentin dhe ju e dini që nga këto institucione burojnë të gjitha institucionet e tjera. Pra, ajo luftë, ajo betejë që është bërë për institucione të pavarura ka shansin më të dobët, relativisht, krahasimisht me sot, që të ketë institucione të politizuara. Dhe unë nuk e di ku kanë shkuar debatet politike që janë realizuar deri më sot, sepse një ndër argumentet bazë ka qenë pikërisht ky, që institucionet e pavarura realisht duhet të jenë jo të varura nga politika. Në rastin konkret mazhorancat e thjeshta dipendojnë tërë organogramën për të pasur katapultime, ose ekstraktime të natyrës politike.
Gazetari: Zoti President, këto ndryshime kushtetuese e cënojnë funksionimin e demokracisë në vend, apo jo?
Presidenti Topi: ǒështja e perceptimit të demokracisë është shumë relative. Ne sot jemi në një moment kur njerëzit janë bërë shumë koshientë për pozicionet e tyre dhe për raportet midis tyre. Pra kjo është edhe një çështje e maturimit të shoqërisë shqiptare, e klasës politike, por gjithsesi ndryshimet e natyrës kushtetuese janë shumë të rëndësishme. Unë mund të them sot këtu të kundërtën e asaj që mendoj.
Gazetari: Fakti që thatë se kërkonit më shumë kohë, ç’do me thënë: “kërkonit më shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”?
Presidenti Topi: Po, sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë ndryshime që mund të bëhen në mënyrë frekuente si për ligjet e zakonshme, sepse Kushtetuta është dokumenti themeltar i shtetit që miratohet nëpërmjet një referendumi popullor. Pra, në rast se ne do të jemi kaq të pavëmendshëm për të bërë ndryshime frekuente në Kushtetutë, atëherë është njësoj sikur ti të prekësh themelet e një ndërtese në mënyrë frekuente. E para. E dyta, për Kushtetutën nuk janë të interesuar vetëm një grup politikanësh. Tek Kushtetuta gjejnë garancinë të gjithë njerëzit, gjejnë garancinë institucionet, gjejnë garancinë grupet shoqërore, grupet e interesit, pra kjo është arsyeja që Kushtetuta është dokumenti themeltar dhe për këtë është mjaft i çmuar. Dhe kur preket një Kushtetutë, kjo nuk bëhet se mund t’i interesojë një konjukture politike të çastit për ta prekur sa herë i intereson. Pra, problemi meqënëse është shumë madhor kërkon që të ketë një diskutim shumë të gjerë, një diskutim relativisht të gjatë, të maturohen të gjitha kushtet, faktorët të shprehen dhe aty ku është e domosdoshme të kalohet në ndryshimet kushtetuese.
Gazetari:Por ama, një ish-kolegu juaj, zoti Blushi, që ka qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së gjatë kohës që ju keni qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së është shprehur që po me të njëjtën lehtësi, në gusht të 2006-ës keni ndryshuar Kushtetutën për t’i dhënë LSI-së dhe PDK-së nga një anëtar të KQZ-së.
Presidenti Topi: Ato diskutime, unë i mbaj mend shumë mirë, i mbaj mend shumë mirë edhe për një arsye tjetër, sepse ka qenë një vit kur u detyruam të mos bëjmë pushime. Njeriu ka ca detyrime, përveç politikës ka edhe detyrime familjare. Pra, ai ka qenë një inkursion “in extremis” për të shpëtuar zgjedhjet e pushtetit vendor.
Gazetari: Por i gabuar atëherë në parim?
Presidenti Topi: Kur gjërat janë “in extremis” për të shpëtuar dhe për të ruajtur ekuilibra të domosdoshëm ato janë të detyrueshme që të futen.
Gazetari: Por në këtë rast nuk kanë qenë për ekuilibra?
Presidenti Topi: Unë nuk besoj që të jetë një ekuilibër, aq më shumë në vizionin që kemi ne sot në Shqipëri, që të parashikojmë, para se t’i futemi disa çështjeve që janë më akute për t’i bërë të mendojmë se si duhet të zgjidhet Presidenti pas katër vitesh. Ju dini që e gjithë beteja politike, i gjithë debati politik ka qenë në funksion të reformës zgjedhore, pra nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dy kanë qenë detyrimet kryesore: reforma në fushën e drejtësisë dhe reforma zgjedhore. Pra në një moment të caktuar krahas patjetër reformës në drejtësi doli dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, një çështje që mund të maturohej, mund të pritej dhe mund të vendosej më vonë, sepse sot e kësaj dite shqetësimi kryesor është pikërisht çështja e reformës zgjedhore kur palët që gjetën një konsensus prej 115 deputetësh nuk po gjejnë dot predispozicionin për t’u ulur dhe për të realizuar reformën zgjedhore.
Gazetari: Atëherë pse e gjetën kaq thjeshtë këtë konsensus?
Presidenti Topi: Ju, kur t’i keni në studio mund t’i pyesni.
Gazetari: Ju keni thënë pak a shumë, po e perifrazoj, se nuk mund të sjell ekzakt fjalën tuaj, që këto ndryshime bëhen për interesa të caktuara për pushtet, apo jo? Ka qenë një frazë e ngjashme?
Presidenti Topi: Shiko, për prononcime ju nuk mund të shpreheni me atë që është e ngjashme apo, jo. Ju keni keni rastin në një emision kaq të organizuar, që të jepni të gjitha prononcimet që unë kam bërë dhe t’i referohemi.
Gazetari: Në komentin tuaj, përse janë bërë këto ndryshime kaq të shpejta?
Presidenti Topi: Pikërsisht për këtë duhet të pyesësh aktorët politikë. Unë nuk mund të interpretoj, që pse ...
Gazetari: A jeni konsultuar ju përpara ndryshimeve për këto ndryshime?
Presidenti Topi: Unë si President i Republikës nuk kam pasur absolutisht asnjë lloj informacioni dhe asnjë lloj inkursioni nga klasa politike për të më informuar...
Gazetari: Asnjë informacion me shkrim për këtë çështje?
Presidenti Topi: Absolutisht jo!
Gazetari: Asnjë informacion gojor, asnjë bisedë informale?
Presidenti Topi: Absolutisht jo!
Gazetari: Atëherë t’ju bëj edhe një pyetje që lidhet në një mënyrë tjetër. Ka pasur një kontestim nga një grup qytetarësh dhe partive politike, të cilat po tentojnë të çojnë në referendum çështjen e ndryshimeve kushtetuese. E përkrahni ju, apo jo këtë referendum?
Presidenti Topi: Unë sot nuk mund të shprehem kurrësesi. Unë do të shprehem në momentin kur Presidenti duhet të shprehet.
Gazetari: Dhe kur duhet të shprehet Presidenti?
Presidenti Topi: Unë sot nuk jam një aktor politik i jetës paralamentare që mund të kem komoditetin që të bëj të gjithë motivimin politik të bindjeve të mia. Sot unë jam në pozicionin e Presidentit, do të respektoj të gjitha kornizat kushtetuese, ligjore dhe nëse një dokument do të vijë në tavolinë, i bie që të shikohet, të analizohet, të konsultohet dhe të vendoset.
Gazetari: A keni tentuar ju, zoti President, që përmes një grupi mbështetësish brenda mazhorancës t’i bllokoni ndryshimet kushtetuese? Në shtyp është folur vazhdimisht për këtë.
Presidenti Topi: Jo! Në shtyp mund të flitet për shumë gjëra, bëhen shumë aludime. Ju e shikoni që edhe sot unë jam shumë i hapur. Unë mbaj mend që në çdo emision që bëjmë bashkë ju më thoni se shpresoni që unë të jem i hapur. Dhe unë shpresoj që ju të mos e bëni më këtë pyetje, sepse unë gjithmonë kam qenë i hapur.
Gazetari: Dhe unë prapë po e bëj këtë pyetje, duke shpresuar që ju të jeni i hapur. A keni tentuar përmes një grupi mbështetësish të bllokoni ndryshimet kushtetuese?
Presidenti Topi: Unë po ju them që nuk ka pasur asnjë lloj inkursioni të tillë. Se si është komentuar nga media dhe këtu mund të më thoni diçka më shumë se si e keni interpretuar mënyrën e reagimit. Mos mendoni se deputetët janë në një status koshience që janë gjithmonë të varur nga dikush. Aty ka deputetë që patjetër janë me integritet, kanë bindjet e tyre, aq më shumë kur disa janë me mendësinë e disa lëvizjeve politike që janë shprehur nga grupi parlamentar. Pra, në rast se është thënë dikur që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, janë disa, është në natyrën e deputetëve të djathtë që duhet të jenë ata që ndihen vërtetë të djathtë janë konservativë. Në atë që është thënë, në ato që kanë bindje ata i shprehin. Nuk është faji i tyre nëse ka ndryshime të papritura nga dita e sotme në ditën e nesërme për opsione kaq të rëndësishme.
Gazetari: A ndiheni i fyer, ose i prekur që nuk jeni konsultuar për ndryshimet kushtetuese?
Presidenti Topi: Absolutisht jo!
Gazetari: Ka pasur një deklaratë të zonjës Topalli, e cila është shprehur që Presidenti është thjesht për ceremonial.
Presidenti Topi: A mund të ma thoni kur, se është mjaft e rëndësishme deklarata në funksion të kohës?
Gazetari: Që do të thotë?
Presidenti Topi: Që do të thotë, kur është bërë kjo deklaratë?
Gazetari: Përpara ndryshimeve kushtetuese, kur diskutoheshin këto ndryshime.
Presidenti Topi: Atëherë përse është bërë në atë kohë?
Gazetari: Si përse është bërë në atë kohë, sepse diskutohej nëse do të zgjidhej me 50+1 Presidenti?
Presidenti Topi: Jo, nuk ka qenë thjesht kjo. Ju e dini dhe e keni në detyrimin tuaj që t’i riktheheni memories që nuk ka pasur thjesht prononcime nga personazhe politike, por ka pasur dhe inkursione të drejtëpërdrejta, kur Presidentit të Republikës, nëpërmjet disa propozimeve që vinin nga një grup i vogël njerëzish, që hidheshin në Komisonin për Çështjet Ligjore, kërkohej në mënyrë të qartë që t’i hiqeshin kompetencat, disa kompetenca dhe ndofta deklarata të tilla vinë në kontekstin e këtyre inkursioneve, sepse Presidenti i Republikës ka kompetenca të plota ...
Gazetari: Të garantuara nga Kushtetuta ...
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute dhe këto nuk mund të jenë çështje të voluntarizmit të x-it apo të y-it, këto janë çështje të rëndësisë parësore. Në rast se klasa politike do të bëjë 115 vota siç bëri për të ndryshuar kompetencat e Presidentit, mund t’i bëjnë dhe natyrisht Presidenti është i detyruar të zbatojë ato kompetenca që i jepen, ndryshe do të ishte antikushtetues. Ndërsa përsa i përket ceremonialit, ti e di që ne jemi qytetarë të vjetër të Tiranës dhe dimë ta bëjmë shumë mirë dhe ceremonialin, por unë në natyrën time kam qenë më shumë funksional, sesa ceremonial. Por kur duhet ta bëjmë, edhe ceremonialin e bëj shumë mirë.
Gazetari: A ka fërkime mes jush dhe zonjës Topalli?
Presidenti Topi: Jo, nuk ka!
Gazetari: Ka marrëdhënie të cënuara?
Presidenti Topi: Në mënyrë të dukshme jo.
Gazetari: Po në mënyrë të padukshme?
Presidenti Topi: Këtë nuk e di.
Gazetari: Nuk keni evidentuar asnjë gjë të tillë?
Presidenti Topi: Unë merrem me çështje të punës që kam mbi tryezë dhe nuk merrem me analiza psiko-analitike. Pra nuk vlerësoj fizionominë se si sillet njëri dhe si sillet tjetri.
Gazetari: Zoti President, cilat janë marrëdhëniet tuaja në këtë moment me Kryeministrin? Thjesht institucionale, apo edhe më shumë?
Presidenti Topi: Unë besoj që me Kryeministrin, e kam thënë dhe herë tjetër dhe e konfirmoj edhe sonte, kemi pasur marrëdhënie njerëzore mbi bazën e komunikimit institucional. Pra, unë kam qenë që në fillim, ju e dini shumë mirë, kanë qenë raporte ku janë respektuar pozicionet e gjithësecilit dhe në mënyrë shumë të kujdesshme. Sot jemi në pozicione që patjetë në radhë të parë ne duhet t’i japim prioritet marrëdhënieve institucionale pa harruar raportet njerëzore. Raportet njerëzore janë shumë influente, por janë edhe raportet institucionale me patjetër.
Gazetari: A ka një thyerje mes jush në raportet njerëzore që siç thatë janë influente dhe në ato institucionale?
Presidenti Topi: Përderisa ju insistoni dhe si kanal televiziv jeni më të informuar se unë mund të ma thoni. Unë nuk ndjej asgjë.
Gazetari: Nuk ka asgjë? Po raportet institucionale janë gjithmonë?
Presidenti Topi: Raportet institucionale kanë natyrisht pjesën e vet të komunikimit. Unë besoj që përgjithësisht janë korrekte.
Gazetari: Kohët e fundit keni pasur kontakte, takime pune me të, apo ...?
Presidenti Topi: Mënyrat e komunikimit janë të ndryshme. Nuk është e thënë që të kesh patjetër kontakt fizik: ke kontakt telefonik, ke kontakt nëpërmjet një procedure, pra ju siguroj që marrëdhëniet institucionale vazhdojnë.
Gazetari: Pjesa tjetër e intervistës do të fokusohet në disa ngjarje të prekshme, siç janë ato që lidhem me Prokurorinë, hetimin për Gërdecin dhe disa probleme të tjera politike. Do doja t’ju pyesjafillimisht diçka për Gërdecin. Si e keni përjetuar ngjarjen e Gërdecit?
Presidenti Topi: Padyshim ngjarje tragjike. E kam përjetuar ashtu sikurse e ka përjetuar çdo shqiptar, një ngjarje e cila patjetër që kërkon, jo vetëm një analizë nga të gjitha institucionet, por kërkon një hetim. Unë e kam thënë, rikonfirmoj qëndrimin që, kërkon patjetër një hetim të pavarur, shumë profesional dhe një hetim që duhet t’i shkohet deri në fund.
Gazetari: E para, ç’do me thënë “një analizë nga të gjitha institucionet”? ǒkuptoni ju me analizë në të gjitha institucionet?
Presidenti Topi: Po, besoj që tek kjo çështja e Gërdecit, në kuptimin pozitiv të fjalës, janë implikuar shumë institucione. Pra, nuk po i jap një konotacion negativ termit “implikim”, që do të thotë që aty ka pasur autoritete civile, ka pasur autoritete ushtarake. Kanë pasur detyrim që të jenë në funksion edhe të këtij aktiviteti, sikurse mund të ketë me dhjetëra aktivitete të tjera në Shqipëri, që kanë pasur dhe duhet që të kishin vëmendjen e institucioneve, edhe ato që kanë të bëjnë me detyrimin për informim, detyrimin për ndjekje ligjore dhe profesionale të një aktiviteti të caktuar, edhe për të vazhduar deri në strukturat më të larta. Nga kjo pikëpamje …
Gazetari: Nuk ka pasur asnjë paralajmërim për këtë ngjarje, zoti President?
Presidenti Topi: Ja, do ju them, do ju them. Përderisa është një ngjarje dhe një çështje shumë e rëndësishme, më lejoni që të bëj një panoramë të qetë dhe të qartë. Juve e riktheni në memorjen tuaj që ka pasur një analizë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, e paralajmëruar për t’u realizuar pas kalimit të fazës së emergjencës. Dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë të gjitha autoritetet e parashikuara me ligj, edhe ato që mund të ftohen, që mund të jenë kompatibël me një funksion të caktuar në varësi të tematikës së mbledhjes. Aty ka pasur një analizë të hollësishme të të gjithë ngjarjes. Me informacionin që kam, ka patur një analizë në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk kam informacionin që të jetë bërë një analizë dhe në institucionet e tjera.
Gazetari: Që janë?
Presidenti Topi: Ato që unë përmenda. Pra, nuk është halli që këtu të përmend të gjithë klasifikimin e institucioneve, por ajo që është më e rëndësishme, sot jemi në një fazë, kur çështjen në dorë e ka Prokuroria. Prokuroria e cila, sipas informacioneve që kam, mund të jetë krijuar ideja sikur ka ecur me hapa të ngadalta.
Gazetari: Ky perceptim është.
Presidenti Topi: Pikërisht, atë perceptim e kam pasur edhe unë kohë pas kohe, por e kam marrë gjithmonë informacionin. Po ecet me hapa të sigurtë, të konsoliduar, drejt një hetimi profesional. Ajo që tek ne është shumë e rëndësishme është që i është dhënë inkurajimi i duhur Institucionit të Prokurorisë që të bëjë një hetim të pavarur, të painfluencuar dhe i padeformuar nga ndërhyrjet.
Gazetari: E keni dhënë ju vetë këtë orientim?
Presidenti Topi: Nuk e kam dhënë vetëm unë. E kam dhënë dhe unë, por e kanë dhënë dhe partnerët ndërkombëtarë, e kanë dhënë dhe personazhe të jetës politike shoqërore.
Gazetari: A mendoni që Prokuroria ka fuqi reale të bëjë një hetim të pavarur?
Presidenti Topi: Unë besoj dhe jam i bindur që po.
Gazetari: Ju thatë pak më parë që kishte shumë institucione që kanë dështuar. Në të vërtetë, asnjë prej institucioneve që mrreshin me këtë problem nuk ka paralajmëruar për atë që po ndodhte në Gërdec?
Presidenti Topi: Tani, unë do të doja ta vazhdoja bisedën, sepse ju më bëtë një pyetje: “A kishit informacion”? Një miku im, pas tragjedisë së Gërdecit, po më pyeste në një diskutim privat: “A e dinit ju se ku ndodhej Gërdeci”? Përgjigja ime ka qenë që për mua është e palejueshme dhe do jetë e palejueshme të mos e di se ku ndodhet Gërdeci. Për ç’arsye? Së pari, në eksperiencën time jetësore, kam qenë deputet jo i asaj zone, por në pjesën më të madhe të fshatrave të Tiranës. E dyta, nga një lloj angazhimi në aktivitetin politik, ku në Vorë, në fshatrat e Vorës, ne kemi shkuar qoftë për fushata politike elektorale, qoftë për fushata në funksion të zgjedhjeve të pushtetit vendor, qoftë dhe për shkak të një njohurie që unë kam për shkak të jetës profesionale. Kam qenë Ministër i Bujqësisë, kam qenë i lidhur me të gjitha fshatrat edhe për një lloj afeksioni për ta njohur të gjithë konfiguracionin gjeografik dhe administrativ të Tiranës dhe të rrethinave. Kështu që unë sot jam në gjendje të them se ku ndodhet çdo fshat në rrethinat e Tiranës.
Gazetari: Por jo çdo depo municioni, besoj.
Presidenti Topi: Tani dalim këtu. Dalim këtu se është një çështje që është prekur, ka pasur tentativa për ta deformuar, për të folur më shumë se ç’duhet të flitet, sepse janë dhe dokumenta të cilat konsiderohen sekret. Pra, të mos dalë shteti në rrugë sikurse ka dalë në disa raste. Autoriteti i Presidentit të Republikës, në rastin e komunikimit me Ministrin e Mbrojtjes, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, lidhet në mënyrë esenciale me Planin e Përhapjes, që do të thotë që Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dërgojnë Presidentit Planin e Përhapjes, pra të vendosjes të logjistikës të reparteve ushtarake në territorin shqiptar. Rasti i Gërdecit është një rast, ku duhet ta dini nëse nuk e dini, që nuk bën pjesë në Planin e Përhapjes, që do të thotë që përveç reparteve ushtarake, ku Presidenti vë firmën në Planin e Përhapjes, ka dhe një sërë pronash dhe nuk janë pak, janë shumë. Dhe për ta bërë më të kuptueshme, sikurse është rasti i Gërdecit, janë: Shtëpitë e Pushimit, Shtëpitë e Oficerave, prona të tjera që Ushtria nuk i ka me pakicë. Ju e dini shumë mirë.
Gazetari: Dhe i mban në mënyrë abuzive, për hir të së vërtetës.
Presidenti Topi: Këtë duhet ta shohim. Por juve që jeni prekur drejtpërdrejt, dhe si një pronar që në truallin tuaj ka një repart, i cili nuk funksion…
Gazetari: Disa reparte.
Presidenti Topi: Disa reparte. Pra, ky repart mori një destinacion tjetër, mori destinacionin e një aktiviteti privat, që ishte patjetër me një natyrë të karakterit ushtarak, pra, të demontimit. Dhe ishte një ekskluzivitet patjetër i Ministrisë së Mbrojtjes për ta dhënë licencën, dhe ju e dini që, ende pa u bërë unë President, në marsin e vitit 2007, ka dalë Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe aktiviteti në Gërdec ka filluar në prill të vitit 2007. A kam pasur unë informacion? Çdo ditë, Blendi, vjen informacion, jo vetëm tek Presidenti, i cili informohet nga Qendra Operacionale, që është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Por janë informacione të karakterit rutinë, që do të thotë: A është prekur vija ajrore, apo tokësore, apo detare e Republikës së Shqipërisë? Vazhdon me momente të tjera që ka të bëjë me ushtarakët, deri në shtrimin në spital të ushtarakëve. Vazhdon me momente të tjera…
Gazetari: Edhe për këtë informohet Presidenti i Republikës?
Presidenti Topi: Patjetër. Kuptohet që Presidenti i Republikës e merr informacionin dhe ushtron kontrollin, sigurisht edhe nëpërmjet trupës së këshilltarëve.
Gazetari: Nëse bëj një pyetje që ndoshta s’përbën sekret. Sa buletine merr Presidenti i Republikës çdo ditë?
Presidenti Topi: Tani, unë jam në një studio, ku përderisa kam kritikuar të tjerët që çështjet e zyrës i nxjerrin në publik, unë duhet të respektoj konturet e Institucionit dhe të zyrës, patjetër. Pra, çështjet e informacionit, po ju marr për paralelizëm një aktivitet të çfarëdoshëm. Supozojmë, Aeroporti i Rinasit është një aktivitet civil, i licensuar, i ligjshëm. Sikur të ishte i tillë dhe rasti i Gërdecit? Pra, zhvillohet një aktivitet, por në Aeroportin e Rinasit mund të ket