Presidenti Topi nderohet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me “Urdhrin Olimpik”.

31 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte i ftuar sot në Asamblenë e 13-të vjetore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku u nderua me “Urdhrin Olimpik” me këtë motivacion: “Për kontributin e padiskutueshëm në promovimin e Lëvizjes Olimpike Shqiptare dhe të Sportit në Shqipëri”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe atij olimpik, gjatë një ceremonie të veçantë, Kreut të shtetit iu dorëzua trofeu i lartë nga Presidenti i KOKSH-së, Hysen Domi, i cili vuri në dukje kontributin e vazhdueshëm e të çmuar të Presidentit Topi në mbështetje të Lëvizjes Olimpike Sportive në vendin tonë.
Presidenti Topi përshëndeti Asamblenë e 13-të vjetore të KOKSH-it dhe shprehu mirënjohjen për nderimin e lartë që iu bë duke iu drejtuar të pranishmëve me këto fjalë:
“Është një fjalë që po realizohet “ex tempora”, nga ky moment. Nuk isha përgatitur për ndonjë fjalë, por fjalët e rastit i konsideroj si xheste sportive. Kështu që, në një ambient sportiv, në një ambient kaq miqësor, në një ambient ku njeriu ndjehet shumë rehat, e ka më të lirshme për të folur, ndonëse emocionet bëjnë punën e vet. Unë, përgjithësisht jam mësuar që të premioj të tjerët, jap medalje për të tjerët, jap dekorata, kështu që më duket disi ceremoni e veçantë kjo, kur të tjerët më vlerësojnë. Është një vlerësim, i cili do të jetë dhe do të mbetet i paharrueshëm për mua. Do të më motivojë që të jem gjithmonë shumë aktiv në misionin e natyrshëm, por dhe institucional. Them natyrshëm se qysh fëmijë, jo vetëm jam marrë me sport, por kam pasur rastin që secilin prej jush ta admiroj për kompeticionin sportiv, mbi të gjitha për vlerat njerëzore që ka shpalosur secili prej jush.
Komiteti Olimpik sot ka figura të nderuara, ka figura që kanë dhënë shumë për sportin shqiptar, për Lëvizjen Olimpike në kohë të ndryshme dhe ajo që mbetet për t’u vlerësuar më shumë, që pak e shohim ndoshta në fusha të tjera është solidariteti që ju keni midis jush, solidariteti sportiv, që e bën njeriun të ndjehet më njeri, e bën të ndjehet më solidar, dhe padyshim, Lëvizja Olimpike, lëvizja sportive mbetet një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja që të gjithë duhet të japim maksimumin tonë, që Lëvizja Olimpike, lëvizja sportive në përgjithësi, të jetë një mjet për të edukuar brezin e ri dhe për të përfaqësuar sa më mirë vlerat e Shqipërisë kudo në botë.
Unë dhe njëherë, ju falenderoj të gjithëve nga zemra! Më keni emocionuar shumë. Më keni gëzuar shumë. Edhe unë do t’jua shpërblej me gjithë të mirat”.
* * *
I pyetur nga gazetarët e pranishëm rreth përshtypjeve të tij menjëherë pas marrjes së “Urdhrit Olimpik”, Presidenti Topi iu përgjigj kështu interesimit të tyre: “Besoj se t’i përkushtohesh sportit nuk është thjesht pasion, së paku për personin tim, pasion, i cili ka sunduar gjatë gjithë jetës sime, por edhe në këtë pozicion që jam tani, kam një detyrë më shumë, që të promovoj të gjitha vlerat pozitive dhe fantastike që ka sporti. Sepse e thashë edhe në fjalën time, sporti mbetet jo vetëm mjeti më i mirë edukativ për brezin e ri, sporti mbetet një mesazher i rëndësishëm i jetës së shoqërisë dhe sporti është një ambasador i vërtetë i çdo vendi që angazhohet në Lëvizjen Olimpike Botërore. Kështu që e konsideroj një vlerësim të veçantë që Komiteti Olimpik, Asambleja, më nderoi me çmimin e veçantë “Urdhri Olimpik”. Ky është vlerësim, por edhe si detyrimin për t’u angazhuar më shumë në misionin që duhet ta kemi që të gjithë”.
I pyetur se çfarë u uronte atletëve shqiptarë në vigjilje të Lojërave Olimpike, Presidenti Topi u shpreh: “Shqipërisë natyrisht i uroj një përfaqësim sa më të gjerë, sa më kompleks, sa më të larmishëm dhe patjetër një kompeticion, i cili të na sjellë më shumë medalje se sa herën tjetër”!