Presidenti Topi pret Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dr. Srgjan Kerim.

29 maj 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot në mesditë Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dr. Srgjan Kerim, i cili ndodhet në Tiranë në kuadrin e një vizite zyrtare.
Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i shtetit vlerësoi punën e madhe të Dr. Kerimit në të mirë të bashkësisë ndërkombëtare, ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të paqes e sigurisë dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut duke shprehur edhe kënaqësinë për faktin se Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB vjen nga rajoni ynë dhe është një njohës i mirë i tij.
Presidenti Topi përshkroi zhvillimet më të fundit dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri me qëllim vendosjen e shtetit ligjor, konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve dhe zhvillimin ekonomik, të mundësuara edhe nga klima e mirë e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe theksoi arritjet në rrugën integruese të vendit tonë për në strukturat euro-atlantike dhe në Bashkimin Europian.
Kreu i shtetit gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e vlefshëm e të frutshëm të Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara edhe në kuadër të nismave dhe projekteve specifike siç ishte projekti “Një OKB”.
Presidenti Topi vuri në pah ndryshimet pozitive në Ballkan – një rajon, i cili pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga shumë vende të botës si një shtet i ri i pavarur dhe demokratik, shumëetnik dhe që respekton të drejtat e të gjitha pakicave, – ka fituar një siguri dhe paqe të qëndrueshme duke synuar rritjen e bashkëpunimi ekonomik dhe integrimin e plotë në familjen e madhe europiane.
Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dr. Srgjan Kerim pasi shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për mikpritjen, nënvizoi admirimin për përparimin, ndryshimet e mëdha dhe arritjet pozitive të Shqipërisë si në marrjen e ftesës për në NATO, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Dr. Kerim vlerësoi lart rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë.