Shqipëria rrit praninë diplomatike në Ballkan, hap ambasadën e saj në Bosnje-Hercegovinë
Shqipëria rrit shumë shpejt praninë e saj diplomatike në shtetin e Bosnje- Hercegovinës, duke vendosur të hapë ambasadën e saj në Sarajevë. Lajmi është konfirmuar edhe më herët nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.“Duke marrë parasysh rolin në rritje të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, qeveria jonë ka vendosur të hapë së shpejti ambasadën shqiptare në Sarajevë. Ky hap është një shenjë e qartë e vëmendjes që Shqipëria ka ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe perspektivës së të gjithë rajonit. Unë jam i bindur se ky lajm e bën Lajçak shumë të lumtur, duke pasur parasysh kontributin e tij të veçantë ndaj sfidave që ka përballuar Bosnje-Hercegovina”, shtoi Meta.Shefi i diplomacisë shqiptare, shkon më tej duke theksuar se Shqipëria ka luajtur gjithmonë një rol shumë konstruktiv dhe vendimtar në Ballkan, rolin që kemi në plan për ta rritur në të ardhmen, si një domosdoshmëri për anëtarësimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. “Prandaj, është e rëndësishme për ne dhe për të gjithë rajonin, që rritja e bashkëpunimit dy palësh dhe multi-laterale, t’i shërbejë të ardhmes tonë të përbashkët. Sa më shumë të punojmë së bashku në Ballkan, më të shpejtë do ta ketë i gjithë rajoni, afrimin me BE-në”, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta.Shqipëria, aktualisht mbulon Bosnje-Hercegovinë nëpërmjet Ambasadës së saj në Kroaci. Lajmi vjen një ditë pasi Suedia gjithashtu njoftoi forcimin e pranisë së saj duke hapur 10 ambasada të reja, dy prej tyre në Ballkanin Perëndimor.Në nëntor të vitit 2009, Shqipëria dhe Bonje-Hercegovina nënshkruan marrëveshjen e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dy vendeve. Kësisoj, Shqipëria dhe Bosnja kanë përjashtuar shtetasit e tyre nga detyrimi për viza, mjafton të jenë të pajisur me pasaporta të zakonshme, për të hyrë transit ose të qëndrojnë në territorin e secilit prej dy vendeve. Gjithashtu, kjo ka ndikuar ndjeshëm edhe në afrimin e komunitetit shqiptar që jeton në Bosnje- Hercegovinë...