E Diel, 1 Nëntor 2026

Rialokohen fondet e papërdorura deri në fund të vitit 2009

Miratohet akti normativ për buxhetinKomisioni i Ekonomisë ka miratuar dje aktin normativ për buxhetin e vitit 2009 të propozuar nga Ministria e Financave. Akti normativ ka si qëllim rialokimin e fondeve të papërdorura deri në fund të vitit 2009, plus pjesën të pa vënë në punë nga fondi kontigjencës, me qëllim ruajtjen e deficitit buxhetor. Ministria e Financave ka përllogaritur se të ardhurat e buxhetit për 2009 të jenë 6.2 miliardë lekë më të ulëta sesa buxheti i rishikuar. Kjo i dedikohet mosrealizimit, në mbledhjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore me 3.7 miliardë lekë si dhe në të ardhurat tatimore me 3.2 miliardë lekë. Akti normativ parashikon rritjen e shpenzimeve për asistencën sociale, shpenzimet e personelit për arsimtarët dhe policinë e burgjeve, si dhe rritjen e investimeve me financim të huaj. Me këto ndryshime deficiti buxhetor mbetet brenda parametrave 4.6 për qind e prodhimit të brendshëm bruto pa përfshirë të ardhurat nga privatizimet e realizuara në 2009....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›