Puno për të përsosurën , por mos u justifiko me paaftësinë!!!
Cdo ditë shkelim mbi vetveten si mbi tokë , flasim , pimë, hamë , bëjmë seks , krijojmë skena çoroditëse dhe në fund , justifikohemi , nuk jemi të aftë për t`i ndryshuar rrethanat. Ky mentalitet shqiptar është përbiruar thellë në cdo sorollatje të dendur sikur te sihte nje infektim i mishit të dhëmbit. Nga goja dalin tinguj të paartikuluar mirë pasi kemi hedhur mjaft hedhurinë mbi dhëmbë e jemi bërë vartës të idesë së prapambetjes.
Studentët paaftësinë e tyre e justifikojnë me një fjalë unë do t`i bëjë në mot të gjitha dhjeta , hoxhallarët krijojnë një xhemat të përsosur me mendjen e tyre , profesorët mendojnë se e gjithë bota gjendet në to , politikanët fshihen pas liturgjisë së fshehtë të " udhëheqësit shpirtëror" të tyre dhe në këtë mënyrë e justifikojnë paaftësinë e tyre. E të gjithë këto dëshirojnë që t`i ndryshojnë rrethanat , të ndjekin ritmin e jetës dhe të hidhen në vallen e oqeaneve si fluks i vdekur pendimi.. Sikur vërtet studentet do të punonin dhe nuk do të flitnin për dhjetat do t`i posedonin ato , sikur hoxhallarët të vraponin pas xhematit do të krijonin një xhemat mjaft të madh dhe objektiv , sikur tek profesorët të depërtonte modestia , dituria e tyre do ta vërshonte një botë të tërë dhe sikur politikanët do të flisnin të vërtetën , e Vërteta do të sundonte mbi rruzullin tokësor... Ahhh , ky term sikur , më është bërë kob i zi në mendjen dhe zemrën time.. Mundohem që ta përqafojë dhe me të të luftoj cdo padrejtësi në rruzullin tokësor. Mundohem që valcerin e fundit ta luaj nën ulurimën e këtij termi kaq magjik dhe të paarritshëm sikur...
Shumica e shqiptarëve kur e ndiejnë veten inferior tregojnë para botës se kush kemi qenë , cka kemi bërë dhe se si kemi qenë?// Bota , nuk na pyeti se kush kemi qenë e as që kërkoi nga ne që t`i tregojmë se cfarë kemi bërë dhe se si kemi qenë , thjeshtë ato muarën modelin e civilizimit dhe vazhduan përparimin e teknologjisë dhe lëmive të ndryshme shoqërore.
Zakonisht kur rri me historian ato më sugjerojnë që argumentet historike t`i prekë dhe t`i përmend vetëm kur devijohet ajo , por edhe për ta ndryshuar për të mirë të ardhmen time. Por , fatkeqësisht në një rreth ku edhe jetojmë është shumë vështirë që të gjitha këto qëllime t`i hedhim me një vend të përpjestueshëm më idenë e ngritjes dhe vetëdijes shoqërore. Historia ka ndryshuar në trajtë prej atij momenti kur filloi të përdoret për justifikimin tonë për mos t`i ndryshuar dhe lëzivur proceset përpara. Unë e di se njëra prej odave të para tregtare në Ballkan ka qenë e lansuar në Shkodër , por kjo për mua nuk vlen gjë , kur sot nuk di termin odë tregtare dhe kur nuk justifikoj veten time me punë e me kërkime shkencore. Esenca e këtyre plagjiaturave pompoze që po sillen në mendjen e cdo njeriu të ri ka të vetmin qëllim; ngulfatjen e kësaj rinie me fjalë qymyri e humbje kohe me dyndje dashurie..
Është e drejtë e cdo njeriu që ta kërkoj punën e përsosur , por nuk është e drejtë e askujt që derisa të arrijë tek përsosmëria të flejë dhe të pres se rrethanat do i ndryshojnë shumica tjetër. Puna e përsosur nuk arrihet me qëllime të fshehta dhe trashanike që janë në kundërshtim me vet individët ku duhet të kapërcejnë ato punë , por ajo arrihet me mirësinë , rritjen e mirëqenies ekonomike , investimet në degëzime të caktuara ekonomike , profilizimi i kuadrove etj. Një herë Venko Andonovskin një shkrimtar maqedon e patën pyetur se cka mendon për pavarsinë e Maqedonisë ? pergjigjja e tij ishte: " Pavarsia e Maqedonisë do të arrihet vetëm kur secili do të jap të pamundurën në drejtimin e vet..." Edhe ka pasur të drejtë shkrimtari i nderuar edhe pse i përket popullit maqedon. Ky shembull mund të mirret edhe për ne si burim referimi , athua vallë kur ne do ta ndryshojmë gjendjen tonë, kur rinia shqiptare do ta harrojë perëndimin e sopatave dhe kanaleve , kur politikanët tanë do të kalojnë nga makiavelizmi në demokraci??/ Kjo pyetje është e pafundme dhe e parealtë nëse nuk fillojë nga vetvetja që të mendojë ndryshe dhe të veproj ndryshe në dobi të ndryshimit të rrethanave. Nuk duhet që të rrijmë dhe t`i shikojmë të tjerët se si ecin përpara për shkak të paaftësisë sonë , sepse nëse sot puna jonë do të jetë e papërsosur nëse me papërsosmërinë tonë nuk veprojmë drejtë përsosmërisë ne jemi në humbje dhe për shumë vite me rradhë do ta ndjejmë shembjen e ndërtesës së quajtur shqiptari... Këtë shkrim po e përfundoj me porosinë e profesorit turk Bekir Topaloglu i cili thotë:" Para cdo gjëje duhet të themi se ai që nuk mundet ta rregullojë veten , bashkëshorten , pjesëtarët e familjes dhe ata që i ka nën vete , s`ka dyshim se nuk mund të ndikoj mbi të tjerët.."