E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula: "Per ty atdhe, dhurata ime per 100-vjetor Izaura Ndoj

Mes qindra personaliteteve te artit dhe politikes, sopranoja Inva Mula, prezantoi mbreme albumin e saj te dyte me 12 perla muzikore ne shqip. Albumi permban kenge te ripunuara nga Genc Tukici, interpretuar nga Orkestra filarmonike e "Radio Televizionit Slloven", me dirigjent Bujar Llapaj. Inva Mula thote se albumi sjell kenge emocionuese, me te cilat jemi rritur te gjithe. Ndaj ne kete 100-vjetor sopranoja deshironte qe te sillte kenge qe gjithkush i ka ne vesh. "Ka qene nje rrugetim i bukur ai i realizimit te ketij albumi, pasi disa kenge, nga te thjeshta, me nje vije melodike te shtrire, jane ridimensionuar me nje fryme te re, per te ardhur ndryshe", tha Mula. Nga 12 kenget e albumit, Inva Mula ka zgjedhur kengen "Globi rrotullohet" per te realizuar videoklipin, i cili u shfaq per te pranishmit gjate promovimit te albumit. "Fabulen e klipit e kemi realizuar si nje enderr, qe vjen per te sjelle Shqiperine dhe kjo Shqiperi shkon ne Galaksi. Gjithcka jepet duke pershkruar ngjarjet e botes dhe ato shqiptare ne nje sfond imagjinar", tha sopranoja. Ndonese albumi eshte destinuar ne fillim per publikun shqipfoles, ky album do t'i prezantohet shtepise diskografike "EMI Classic" ne France, nga vete sopranoja Inva Mula. "Per ty atdhe" eshte nje permbledhje e krijimeve me ne ze te kompozitoreve si, Cesk Zadeja, Pjeter Gaci, Nikolla, Zoraqi, Avni Mula, Feim Ibrahimi. Nuk mungojne ne album as kenget e njohura si, "Dua me shume Shqiperine", "Per Memedhene", "Alfabeti Shqip", etj. Kenge qe kane me shume se 50 vjet jete, vijne ne nje version te ri, si nje dhurate nga Inva Mula ne kuder te 100-vjetorit te Pavaresise. Disku eshte kuq e zi ne dizajn, i konceptuar nga Fadil Berisha. Artistja me fame boterore ka interpretuar ne skenat me te rendesishme operistike, kryeveprat e muzikes operistike. Ndonese prej disa kohesh, me dy nenshtetesi franceze dhe shqiptare, shtypi boteror e prezanton gjithmone si sopranoja shqiptare.

Ndiqni me poshte intervisten qe sopranoja i dha mbreme gazetes "Koha Jone":

"Per ty atdhe" eshte albumi i dyte me kenge shqip qe ju rikthen ne Tirane. Pse keni bere kete zgjedhje ne 100-vjetorin e Pavaresise?

Zgjedhja ka qene, nje zgjedhje e natyrshme dhe ka ardhur si nje domosdoshmeri per te dhene dicka ne kete 100-vjetor. Ka qene nje bashkepunim i jashtezakonshem me Genc Tukicin, me Orkestren Simfonike te RTSH-se se Sllovenise. Ky album ishte nje buqete kengesh per atdheun, kenget me te bukura dhe qe na kane shoqeruar gjate gjithe femijerise sone, kemi shume nevoje qe t'iu leme kete trashegimi. Ka qene nje rrugetim i bukur ai i realizimit te ketij albumi, pasi disa kenge, nga te thjeshta, me nje vije melodike te shtrire, jane ridimensionuar me nje fryme te re, per te ardhur ndryshe.

Per gjithe shqiptaret keto dite jane te vecanta. Ju cfare i uroni ne kete 100-vjetor?

Sigurisht qe iu uroj mbaresi, uroj qe te kene vullnetin e mire per te shkuar perpara dhe te gezojme se jemi mesuar gjithmone me konflikte dhe kontradikta. Ne keto dite do kisha deshire te ishte nje pervjetor me shume paqe dhe dashuri per te gjithe shqiptaret.

Sa e veshtire ka qene t'i risillni keto kenge ne stil ndryshe nga cfare jemi mesuar t'i degjojme per dekada me radhe?

Jam shume e lumtur se keta jane kompozitore te pavdekshem per krijimtarine muzikore shqiptare. Jane pena te arta te literatures shqiptare, te literatures muzikore si Cesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Avni Mula, Feim Ibrahimi, Pjeter Gaci. Keto emra jane pena qe meritojne shume me shume se kaq. Kjo ishte nje buqete e ketyre kengeve dhe shpresoj qe te vazhdoje kjo rruge per te nxjerr ne drite keto vlera dhe te pasurojne repertorin shqiptar.

Ne videoklip shfaqet nje ekskursion te shtetit shqiptar neper shekuj...?

Fabulen e klipit e kemi realizuar si nje enderr, qe vjen per te sjelle Shqiperine dhe kjo Shqiperi shkon ne galaksi. Gjithcka jepet duke pershkruar ngjarjet e botes dhe ato shqiptare ne nje sfond imagjinar. Ky nuk eshte nje klip, por nje film i vogel qe pasqyron ne vetvete historine e Shqiperise dhe historine e botes. Ne fokus kane qene ngjarjet me te rendesishme, qe kane shenuar krijimin e shtetit tone. Klipi fillon si nje enderr e vogel, si nje imagjinate e te dy femijeve, e nje vajze qe enderron te behet artiste dhe nje djali, qe ka nevoje te shikoje vendin e tij ne globin e madh. Edhe pse eshte nje film vetem pese minuta, ka gjithcka brenda dhe eshte nje dhurate.

Eshte hera e pare qe perlat e muzikes shqiptare, vijne ne kete forme. Ka qene i veshtire seleksionimi i repertorit te krijimtarise patriotike?

Sigurisht qe Shqiperia ka shume krijimtari! Seleksionimi ne fakt eshte bere per tematiken e ketyre kengeve dhe ne te gjitha kenget permendet atdheu, Shqiperia. Besoj se ky album nuk kishte si te perfundonte ndryshe, vecse te permblidhte nje repertor, qe i kendohet atdheut tone.

Jemi ne vigjilje te 100-vjetorit te Pavaresise dhe dime qe keni lene pas nje mal me angazhime. Ku do ta shikojme Inven pas Shqiperise?

U bene kohe qe kisha menduar, qe per 100-vjetor te isha ne Shqiperi dhe cdo moment t'ia kushtoja kohen dhe energjine time ketij evenimenti kaq te rendesishem. Me pas kontratat e mija vazhdojne ne Monte-Carlo, Spanje, Zyrih dhe Marseje. Jane kontrata, qe jane te vazhdueshme, por jam shume e kenaqur qe ndodhem ketu dhe i jam dedikuar plotesisht 100-vjetorit te Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›