Krijohet kuvendi i pare i njesive vendore, ne trojet etnike
Krahas ngritjes se flamurit ne Tirane, nga dje, 26 nentori do te kujtohet edhe si dita e vendimit per krijimin e Kuvendit Kombetar te Njesive Vendore Shqiptare. Krijimi i kuvendit u formalizua me miratimin e te zgjedhurve vendore nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i zi e Presheva. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, tha se ky eshte nje kuvend i perhershem, i organizuar sipas pervojave me te mira nderkombetare, evropiane e qe do te sherbeje per te cuar sa me perpara, praktikat me te mira te mireqeverisjes lokale dhe njehsimin kombetar, pavaresisht se ku jetojne qytetaret tane. "Ky kuvend do te sherbeje per caktimin e nje sekretariati per te ndjekur aktualizimin e kesaj iniciative dhe nisjen pa vonese te nje kalendari, i cili do te na afroje me shume me njeri - tjetrin", tha Basha. Ai u shpreh se ky eshte nje perkushtim i madh, eshte nje beselidhje e re shqiptare, por tashme jo vetem per te shpetuar kombin shqiptar por per te cuar perpara nje aspirate, te cilen e ndajme me te gjithe fqinjet tane progresive qe kerkojne paqe dhe perparim. "Per ne, te zgjedhurit vendore kjo ka nje domethenie te vecante, mundesite tona per te kontribuar ne nje komunikim me te perhershem, me intensiv te biznesit, te artit, te sportit dhe ne vecanti te qytetareve qe perfaqesojne jane shume me te medha, nga sa kemi arritur deri me sot", tha Basha. Te zgjedhurit e ketij kuvendi jane: kryetari i Komunes se Prishtines, Isa Mustafa, i Komunes se Tetoves, Sadi Bexheti, kryetari i Komunes se Gostivarit, Struges, Dibres se Madhe, Prizrenit, Pejes, Gjilanit, Ferizajt, Podujeves, Mitrovices, Ulqinit, dhe Presheves.