E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihet Flamuri i Pavaresise, festa nisi ne Tirane Luljeta Ndoka

Plot 100 vjet me pare me 26 nentor te 1912 u ngrit flamuri ne Tirane. Kjo dite eshte perkujtuar paraditen e djeshme nepermjet nje ceremonie te vecante, ne vendin ku delegatet ngriten flamurin per te shpallur me pas Pavaresine e kryeqytetit. Kryetari i Bashkise, Lulezim Basha ka nderuar te gjithe ata patriote, duke shprehur mirenjohjen e thelle edhe per pasardhesit dhe familjet e tyre. Me kete rast, ne Tirane eshte peruruar edhe Mozaiku i Pavaresise, nje flamur i punuar me mjeshteri nga artisti Gezim Hidri. Ky mozaik bart jo vetem vlera artistike, por edhe historike, pasi eshte ndertuar me gure te marre ne fushe-betejat per liri, te zhvilluara brenda vendit si dhe ne trojet shqiptare jashte kufijve te Shqiperise. "Te ndalemi se bashku per te kujtuar me mirenjohje, respekt dhe krenari kombetare firmetaret e aktit te ngritjes se flamurit ne Tirane, Refik Toptani, Abdullah Gjinalin, Xhelal Toptanin, Sulejman Kadiun, Sheh Ahmet Pazarin, Isuf Aqif Bangen, Myderiz Hysen Shehrin, Myslym Beshirin, Selim Petrelen e Papa Nikolla Papajani", tha Basha,. Me pas, ai ka folur edhe per mozaikun, duke u shprehur se ai eshte autentik, sikunder eshte nje vlere e thelle dhe e vjeter e Tiranes. "Eshte autentik pasi guret kane nje domethenie te vecante, ato jane mbledhur ne trevat shqiptare, ne vendet ku jane zhvilluar disa prej betejave me te pergjakshme ne mbrojtje te lirise dhe te drejtave tona", vijoi kryebashkiaku Basha. Ne kete ceremoni, i ardhur enkas nga SHBA ka pershendetur edhe nipi i Refik Toptanit, personaliteti qe 100 vite me pare lexoi ne kete vend deklaraten e Pavaresise. "I them faleminderit shume Bashkise, qe sot mua nje nip i Toptanesve, me jepet rasti pas 50 viteve te uroj vendin tim per kete feste. Uroj Bashkine e Tiranes, kryebashkiakun e Tiranes qe organizuan per kete 100-vjetor kete feste te bukur, uroj edhe shoqaten "Tirana", qe ndonese eshte nje shoqate e pavarur krijon mundesi qe familjet e vjetra tiranase te shprehen ketu", tha Toptani. Ndersa autori i vepres, ish - student i dhjetorit '90 Gezim Hidri e ka konsideruar kete mozaik, homazh per te renet per liri. "U nisa per te bere kete mozaik me gure natyrale, per te respektuar te paret tane, qe kane luftuar ne cdo beteje, ne cdo fushe te tyre, duke mbajtur edhe penen, edhe mendjen, edhe shpaten. U nisa duke e bere kete flamur, duke respektuar gjithashtu edhe shtizat qe qendisen ate flamur i cili eshte ngritur ne Vlore, i punuar nga Marigoja, por ishte shume domethenese sot ne Tirane, ky flamur duhet te vendosej per te respektuar te paret, per te respektuar gjithashtu ate shpate, ate mburoje, ate perkrenare qe ndodhet sot ne Tirane, te Gjergj Kastriotit Skenderbeut", tha Hidri. Sipas kryebashkiakut Basha, mozaiku, teresisht me gure natyrale 2012 mm i gjate per te perkujtuar kete vit, 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise, 1200 mm i gjere, per te perkujtuar 1200 muajt qe perbejne nje shekull. Po dje, ne kryeqytet jane zhvilluar nje sere aktivitetesh, duke filluar me panairin "Blej Shqip", me koncert "rok", si dhe mjaft aktivitete te tjera zbavitese per kryeqytetasit.

Shtepia e Marigose qe qendisi flamurin, kthehet ne muze

Pas 70 vjetesh nga shuarja e familjes Pozio eshte rindertuar dhe kthyer ne muze shtepia e Marigo dhe Jovan Pozio ne Hocisht te Devollit. Jovani vuri ne themelet e pavaresise gjithe pasurine dhe kontributin e tij, ndersa bashkeshortja, Marigoja, qendistarja e flamurit qe u valevit ne Vlore ne 28 nentor 1912 vazhdoi veprimtarine e saj si luftetare e publiciste deri diten qe nderroi jete ne 1932. Shtepia e ciftit Pozio eshte rindertuar thuajse nga themelet vetem me kontributin vetjak te stermbeses se Jovanit per te ndare me te gjithe jeten dhe veprimtarine patriotike te familjes. Pasuria arkivore dhe reliket jane ruajtur me fanatizem nga trashegimtaret e familjes dhe shoqata e grave dhe vajzave patriote "Marigo Pozio". Vendin kryesor e zene ato qe i perkasin qendistares se Flamurit. Ne diten e celjes se shtepise muze te Marigose e Jovanit ishin te pranishem dhjetera banore te fshatit, por munguan drejtuesit e pushtetit vendor te majte e te djathte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›