E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ky 100 vjetor na gjen me te bashkuar

Ne nje seance te posacme Kuvendi i Shqiperise ka nderuar dje 40 firmetaret e Pavaresise. Ne seancen e organizuar nen kujdesin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, kane marre pjese personalitetet me te larta te vendit, si Presidenti Nishani, Presidentja e Kosoves Jahjaga, Kryeministri Berisha, zyrtare te tjere te larte te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, ambasadore te akredituar ne Tirane, si dhe familjare dhe te afert te 40 firmetareve te Pavaresise. Seancen e ka pershendetur kryetarja e Kuvendit, e cila vleresoi faktin se ne kete 100 vjetor, shqiptaret jane te bashkuar, duke nderuar martiret e kombit shqiptar. "Ne sot jetojme ne liri, e te bashkuar, le te vazhdojme me punen tone e te lejme shenjat tona, e pas 200 vitesh te tjera, ato qe do vijne do t'i gjejne ato", tha Topalli. Me tej ajo theksoi se, "historia e perpjekjeve per te ruajtur Pavaresine e Shqiperise eshte fondamentale. Ismail Qemali ngriti flamurin qe nuk sulmoi kurre te tjeret, Flamurin tone, te Skenderbeut, me te bukurin, faleminderit Ismail Qemal Vlores, perjete mirenjohes". Duke vleresuar si dite te madhe 100 vjetorin Pavaresise, Topalli u shpreh se, jemi thirrur per te nderuar ato burra patriote, qe u mblodhen ne Kuvendin e Vlores me 28, te vjeshtes se trete te 1912 dhe me nje ze venduan "Qe nga sot Shqiperia te bahet ne vehte e lire dhe e mosvarme". Ditelindja, tha Topalli, gjithmone festohet, sepse lindja eshte gjeja me e bukur e jetes. Ajo vjen nga dashuria, por ajo vjen permes dhimbjeve, ajo vjen permes loteve, ajo eshte ekzistenciale. Ajo eshte vazhdimesia. "Lindja e shtetit tend eshte edhe shume me e bukur, edhe shume me e veshtire, edhe shume me e madhe. Ajo je ti! Ajo jane shqiptaret, Ajo jane paraardhesit tane. Ajo jemi ne! femijet tane, femijet e femijeve tane. Eshte e ardhmja! Eshte elizir! Eshte klimaxi", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›