E Diel, 1 Nëntor 2026

G99-a, protestë në aeroport, Mazniku: “Berisha nuk mbajti premtimin për lëvizjen e lirë”c



Aktivistë dhe vullnetarë të G99-s protestuan dje në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas duke mbajtur në duar pasaportat e tyre, të cilat nuk u lejojnë lëvizjen e lirë në Europë nëse nuk janë të pajisura me viza. Gjatë kësaj proteste, kandidati i G99-s për Tiranën, Arbjan Mazniku, tha se dështimi i sigurimit të mundësisë për të lëvizur lirisht ishte dështimi i qeverisë “Berisha”, e cila kishte premtuar shprehimisht ta siguronte këtë të drejtë në qershor të vitit 2009. Duke treguar fletën e programit të PD-së me premtimin e shkruar, Mazniku tha: "Kemi ardhur këtu për të testuar premtimin e kësaj qeverie se në qershor të 2009 shqiptarët do të mund të udhëtonin kudo në BE pa viza. Siç mund ta shohim, ky premtim nuk është mbajtur. Nuk ka qenë mungesa e dëshirës nga ana e BE-së, por mungesa e aftësisë dhe vullnetit të qeverisë dhe zotit Berisha për t’i pajisur shqiptarët me dokumente të rregullta, të cilat do t’ua garantonin atyre këtë të drejtë. Sot bashkëmoshatarët tanë të rinj të vendeve fqinje mund të udhëtojnë fare lehtë në Europë, ndërkohë që të rinjtë shqiptarë nuk e kanë këtë mundësi. Kanë mbetur dhe vetëm 26 ditë nga ky dështim derisa qeveria e re të angazhohet seriozisht për të garantuar lëvizjen e lirë", - tha Mazniku.

3 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›