E Diel, 1 Nëntor 2026

Inva Mula për shqiptarët e dashur

Sopranoja e ftuar për herë të dytë për të dalë kundër paragjykimeve ndaj shqiptarëve të Maqedonisë

Të shtunën e 8 gushtit, prej orës 21.00 deri në mesnatë, teatri antik i Ohrit ishte i gjithë për sopranon shqiptare Inva Mula. Hera e dytë në kuadrin e edicionit të 48-të të Festivalit Veror të Ohrit, e megjithatë interesi ka qënë i jashtëzakonshëm. Amfiteatri është mbushur plot dhe Mula e ka mbajtur spektatorin joshur pas zërit dhe imazhit të saj tërheqës për gati dy orë e gjysmë. Repertori i zgjedhur prej saj përmbante pjesë nga vepra të kompozitorëve kryesisht italianë, Belini, Verdi, Puçini etj.

Sopranoja u shoqërua nga baritoni maqedonas Boris Trajanov dhe nga basi vendasAleksandar Stefanovski bass, kurse orkestra shtetërore simfonike drejtohej nga dirigjenti italian Francesco Rosa.

Artistja shqiptare me karrierë kryesisht në fiksuar në Francë dhe Itali, është ftuar nga Mjeshtri i Operës së Maqedonisë Boris Trajanov, i cili ka thënë për mediat vendase se ai e vlerëson Mulën si një individ me cilësi të larta njerëzore dhe profesionale. Trajanov kish thënë më parë se do kishte dashur pjesëmarrjen e sopranos për të dytën herë, “për hir të shqiptarëve të mi të shtrenjtë që jetojnë në Maqedoni, sepse besoj që paragjykimet duhen hedhur dhe ngjarjet kultrurore janë gjëja më e mirë për ta bërë këtë”. Trajanov është një yll botëror i operës, që ka marrë një “Oscar” për operën në Grac, për rolin më të mirë mashkullor dhe është artist i UNESCO-s qysh më 2005.

Aleksandar Stevanovski është diplomuar në Akademinë e Muzikës në Bullgari. Artisti 26-vjeçar ka thënë se ndihet i nderuar që iu dha mundësia për të kënduar me artistë kaq të mëdhenj.

Interpretimin e Inva Mulës publiku i shumtë e ka ndjekur me vëmendje dhe e ka duartrokitur gjatë. Disa pjesë u rikënduan për shkak të kërkesave të spektatorëve prandaj koncerti tejkaloi kohëzgjatjen jashtë parashikimeve.

Pas shfaqjes, Inva Mula ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka thënë se është ndjerë e lumtur që për të dytin vit është ftuar për të interpretuar në kalanë e Ohrit, “por - shtoi ajo, - kënaqësia ime ka qënë e dyfishtë pasi në koncert ka patur edhe shumë shqiptarë të ardhur me pushime në Ohër apo nga Shkupi dhe treva të tjera ku banojnë shqiptarë.

Ndërsa partneri i sopranos në këtë koncert, tenori i famshëm maqedonas Boris Trajkov, ka deklaruar se ka qënë shumë i gëzuar që ka interpretuar përkrahë një ylli të operës botërore si Inva Mula, e cila sërish është prezantuar në shtypin vendas si shumë e njohur në botë për zërin e saj që fshihet pas Divës Plavalaguna në filmin “Elementi i pestë” ku ka patur një performancë madhështore botërore.

Trajkov nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj Mulës duke e vlerësuar artiste me dimensione evropiane dhe Ballkani duhet të ndihet krenar për të.

Emrat e lartpërmendur i kanë shërbyer ndërkaq imazhit të Festivalit të Verës së Ohrit i cili vazhdon të mbajë lart interesin në shkallë rajonale të publikut.

Shumë kujdes dhe investim ishte treguar për promocionin e këtij koncerti. Në afishet shruhej se “sonte për ju interpreton ylli i operës botërore Inva Mula”. Dhe gjithë këtë interesim Inva e justifikoi ndonëse çmimi i biletës shkonte në 30 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›