Komuniteti i shqiptarëve në Atlantë, shumë i paorganizuar
Këtu në Atlantë nuk është aspak i organizuar komuniteti ynë shqiptar. Shkolla shqipe nuk bëhet fjalë të ketë. Para disa viteve filluam të bëjmë një shoqatë, por ata që e filluan na ndanë e na bënë si thotë populli pikë e pesë. E tash vështirë se bëhen dy apo tri familje bashkë.
Këtu në Atlantë jetojnë diku afër 300 shqiptarë, nëse nuk gaboj, sipas disa informatave jozyrtare, se ata që e filluan formimin e shoqatës nuk dëshironin që ne të tjerët të dimë asgjë, por vetëm ta japim kuotën e anëtarësisë (që për ne këtu ishte një shumë astronomike). Çka ishte më e keqja, kërkonin edhe anëtarësi për fëmijë, që askund s'ka të drejtë që fëmija të jetë anëtar i ndonjë shoqate. Por si duket këta ishin njerëz që vetëm dëshironin para, asgjë tjetër.
Filluan edhe shkollën, por shumë shkurt. Fëmija im edhe pse është i lindur në Zvicër e po rritet në Amerikë di shumë për shqiptarët se ne në shtëpi flasim shqip, por edhe di të shkruajë dhe lexojë shqip. Jemi mundu që të kërkojmë ndihmë nga disa shoqata të tjera, por është e vështirë.
Ka edhe shumë për të shkruar por mos t’ju bezdisë më tepër. Ju falenderoj për mundësinë që u jepni lexuesve për t’u shprehur. |Ju përshëndes në emrin tim personal. Në fund, edhe diçka.. Turpi më i madh është që edhe për 28 Nëntorin këtu nuk pati kurrfarë organizimi.