E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër në konkurrim Romela Begaj

Romela Begaj hap siparin olimpik për peshëngritjen shqiptare. Ajo do të konkurrojë në peshën 58 kg mes 12 konkurrenteve. Është e vetmja peshëngritëse që në deklarimet para garës është klasifikuar në baterinë A. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për Begajn të hyjë në zonën e medaljeve. Peshëngritësja ka deklaruar 220 kg në dygarësh, ndërkohë që kinezja Yanqing Chen, që pretendon medaljen e artë, ka shkuar në shifrat 240 kg në dygarës e ndjekur nga rusja Marina Shainova me 230 kg, tajlandezja Ëande Kameaim dhe koreania Jong Ae po me 230 kg. Kështu, zona e medaljes duket të jetë e pamundur për shqiptaren Begaj, e cila para nisjes ka premtuar se do të sjellë medaljen e parë olimpike në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›