E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë mundesi fëmijëve për tu argëtuar sadopak

Shperthimi i depove te armeve ne Gerdec ishte nje tragjedi jo vetem per familjet e viktimave, por edhe per te gjithe shoqerine shqiptare. Shkolla fillore ne fshatin Muçaj, ne afersi te Gerdecit ishte nje nga ato objekte qe u prek dhe u demtua nga ky shperthim tragjik.

Fatmiresisht Zoti i mbrojti femijet, krijesat e tij me te dashura, pasi ai ferr dantesk ndodhi te shtunen dhe asnjeri prej tyre nuk ndodhej ne ambientet e shkolles.

Me nje kontribut modest, por qe shpreh mesazhin e mbeshtetjes dhe solidaritetit ndaj banoreve te zonave te prekura nga kjo tragjedi, një fushatë sensibilizuese private hapi siparin e investimeve konkrete, me rikonstruksionin ose ndertimin nga e para te fushes sportive (basket, volley, minifutboll) te shkolles fillore te ketij fshati.

Nje fushe sportive nuk mund te ule dhimbjen e banoreve te ketyre zonave, por mund t’u jape vogelusheve qe do te luajne ne te, me shume mundesi per t’u argetuar sadopak dhe per t’u defryer ne menyre te shendetshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›