Ne tre muaj ndeshkohen me gjoba 31 farmaci
Kontrollet e inspektoreve dhe specialisteve te Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave kane gjobitur dhe ndeshkuar 31 farmaci dhe depo vetem per tre muaj. Kryesisht ka qene parregullsia ne dokumentacion, si dhe mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore, qe kane sjelle vendosjen e gjobave nga 20 deri ne 50 mije leke. Nderkohe ne rastet kur jane hasur shkelje me tatimoret, jane lajmeruar keta te fundit, te cilet kane percaktuar sanksionet e tyre. “Ne tre muajt e fundit e gjithe Shqiperia eshte perfshire nga inspektimet e farmacive, depove farmaceutike dhe farmacive veterinare per te pare rregullsite e tyre. Brenda ketij afati kohor jane vendosur edhe 31 gjoba dhe masa te tjera ndeshkuese”, eshte shprehur dje drejtori i Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave, Besnik Jaku. Sipas tij, keto kontrolle do te vazhdojne edhe ne farmacite veterinare, pas sinjalizimeve qe ne to shiten barna humane. Nga te dhenat rezulton se ne kryeqytet ka qene edhe numri me i madh i shkelesve te ligjit dhe rregullores se QKKB-se.