Mjeket e Ushtarakut: Te shkarkohet drejtori
Sonila Isaku
Personeli mjekesor i Spitali Ushtarak i kerkon Kryeministrit Berisha qe te largoje nga posti drejtorin e ketij spitali. Ne nje leter derguar, dje, shefit te qeverise nga stafi i bluzave te bardha te ketij spitali, thuhet se personi qe drejton kete institucion ka abuzuar me ambientet e ketij spitali, duke i leshuar ato me qira per nje spital privat. Gjithashtu ata e kane quajtur shkaktar te se gjithe situates te krijuar gjate kater diteve. Nderkohe qe vetem nje pjese e ketyre ambienteve eshte rikthyer ne prone te ushtarakut gjate ketyre diteve. Nje tjeter kerkese e personelit shendetesor te ketij spitali ka qene edhe kalimi i qendres se traumes ne varesi te Ministrise te Shendetesise. Dhe kjo per vete faktin se eshte i vetmi institucion qe mund te siguroje te ardhmen e saj me trajnime dhe pergatitjen e mjekeve. “Kerkojme kalimin e vartesise se Qendres Kombetare te Traumes nga Ministria e Mbrojtjes ne ate te Shendetesise, si autoriteti kompetent me kapacitete dhe infrastrukture te domosdoshme per administrimin e kesaj qendre. Nuk mund te varet dhe te drejtohet QKT nga njerez qe nuk e kane idene e saj”, thuhet ne letren e mjekeve te Spitalit Ushtarak. Nderkohe qe i kerkojne Kryeministrit te rishikoje vendimin per mos ndarjen e qendres ne dy pjese: ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” dhe ne Spitalin Ushtarak.
Per te permiresuar edhe me teper cilesine e sherbimit shendetesor qe jepet ne kete qender spitalore, mjeket, ne letren drejtuar Kryeministrit, kane kerkuar edhe krijimin e nje strategjie afatmesme. Ne kete strategji kerkohet te parashikohet qe ne qendren e traumes te ndihet prania e aktoreve kryesore. Ndersa kerkesa e fundit e mjekeve ka qene qe te ndalet presioni qe po u behet per ndarjen e qendres se traumes. “Po keshtu, kerkojme nderprerjen e menjehershme te te gjitha formave te presionit ndaj personelit te Qendres Kombetare te Traumes”, shprehen mjeket ne letren derguar Qeverise. Kjo ka qene e fundit perpjekje qe mjeket kane bere, pasi as takimi me ministrin e Shendetesise dhe ate te Mbrojtjes dhe as protesta nuk ka zgjidhur problemin e tyre.
Si lindi debati tek Ushtaraku
E gjithe ceshtja dhe debati qe sot po ndodh ne Spitalin Ushtarak ka qene vetem nga nje vendim qe ka nxjerre ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Duke kerkuar personelin mjekesor qe me pare ka qene pjese e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Ndoka nuk e dinte se do te ndizte edhe debatin me te madh kete fundviti. Ndonese prej javesh eshte duke u diskutuar se cfare do te behet me kete pavijon shendetesor, jane mjeket e ketij spitali, ata qe po perjetojne presionet dhe tensionet. Duke protestuar, duke derguar letra, si dhe duke kerkuar takime me krere te Shendetesise, por edhe te Ministrise se Mbrojtjes, personeli mjekesor ka kerkuar marrjen e nje vendimi. Por tashme te gjithe e kane te veshtire te marrin nje vendim per fatin e kesaj qendre dhe fatin e mjekeve te ketij spitali.
Kryeministri Sali Berisha do te pyetet para Kuvendit mbi qendrimin e qeverise se ku duhet te qendroje qendra e politraumes. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, tha dje se kjo qender duhet te fitoje nje status tjeter, jashte varesise se korruptuar te Ministrise se Mbrojtjes dhe se duhet te kete nje buxhet me vete. “Rreth 60 per qind e sherbimeve shendetesore qe kryhen sot ne Shqiperi behen ne qendren e traumes. Per kete arsye, ajo nuk mund te jete me ne pronesi te Ministrise se Mbrojtjes. Ajo i sherben te gjitheve, sidomos atyre qe aksidentohen ne rruge”, theksoi Brace, duke permendur se per kete ceshtje do te pritet qendrimi zyrtar i qeverise. Nenkryetari sugjeroi qe kabineti qeveritar duhet te ulet ne tavoline me mjeket e Spitalit Ushtarak, te diskutoje dhe te zgjidhe se si duhet te rregullohet qendra e traumes dhe si mund te fitoje nje tjeter status jashte varesise se korruptuar, sipas tij, te Ministrise se Mbrojtjes.