E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej dy javesh jashte funksionit, s’ka energji

Mungesa e energjise, por edhe tensioni i ulet, ka bere qe aparatura e mamografise e instaluar ne polikliniken e specialiteteve nr. 3 te dale jashte funksionit. Ndonese aty ne dite ekzaminoheshin rreth 25 gra, tashme kjo dere nuk hapet me. Shkak per kete jane bere luhatjet e tensionit, i cili eshte me i ulet se 230 volt, kufiri minimal ky qe mund te perballoje stabilizatori. Keshtu, aparatura dixhitale, qe prej 2 javesh nuk po funksionon, duke bere qe radiologet te humbasin mbi 25 ekzaminime ne nje dite dhe mbi 300 te tilla mund te ishin bere gjate ketyre dy javeve. Por, mosfunksionimi i kesaj aparature sjell edhe djegien e fondit italian per vazhdimin e projektit edhe gjate vitit te ardhshem. Ne baze te marreveshjes, per te cuar me tej projektin, duhen qe ne nje vit te behen 10 mije ekzaminime, por, me sa duket, ne vendin tone kjo shifer kufi nuk do te mund te arrihet. Vetem ne rreth nje muaj e gjysme pune, radiologet ne situate normale elektrike kane ekzaminuar 600 raste, ku 12 prej tyre kane rezultuar me kancer ne gji, qe do te thote 5% nga shifra totale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›