Burgaj apel për disiplinën: Largim për policët që nuk respektojnë qytetarët
Tiranë- Kreu i Policisë së Shtetit, Ysni Burgaj, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë që të respektojnë qytetarët pasi në të kundërt do të ketë ndëshkime për ta.
Sipas tij disa efektivë neglizhojnë telefonatat e qytetarëve, edhe në rastet kur mund të ketë emergjenca të rëndësishme.
“Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë. Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre”- deklaroi ai.
Ai ka kërkuar që të indetifikohen të gjithë ata policë që thyejnë rregullat e komunikimt me qytetarët, dhe më pas mbi ta do të merren masa ndëshkimore, deri në largim nga detyra.
Deklaratate Burgaj kanë ardhur gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e sigurisë publike të Policisë së Tiranës.
/IDEA/