E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje me EULEX-in për pikat kufitare

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani dhe Shefi i EULEX Z. Xavier Bout de Marnhac, ku dy personalitetet kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit dhe shprehën bindjen se marrëveshja e nënshkruar do të konkretizojë arritje të mëtejshme.

“Ju siguroj se bashkëpunimi i EULEX me policinë shqiptare do të thellohet më tej dhe do të japë edhe më shumë rezultate”, u shpreh Ministri Nishani. “Për ne është e rëndësishme të punojmë për zbatimin në terren të marrëveshjes në dobi të forcimit të rendit e të sigurisë të qytetarëve të Shqipërisë e Kosovës dhe natyrisht edhe në dobi të rajonit”, u shpreh kreu i EULEX, Marnhac. Marrëveshja parashikon bashkëpunimin policor në fushën e kontrollit kufitar, luftës kundër trafiqeve të paligjshme e trafikut të qenieve njerëzore dhe për shkëmbimin e informacionit. 

Ministri Nishani dhe Kreu i EULEX Marnhac diskutuan edhe mbi kryerjen e hetimeve lidhur me akuzat e paraqitura nga raportuesi i Këshillit të Evropës Z. Dik Marti. “Lidhur me raportin e Dik Martit e sigurova kreun e EULEX se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të ofrojnë bashkëpunimin e nevojshëm në mënyrë që një hetim i plotë nga autoritetet përkatëse të bëhet në mënyrë të tillë që qytetarët shqiptarë, por dhe i gjithë opinioni publik, dhe jo vetëm në Shqipëri, të kenë një informacion të saktë mbi këto hetime”, deklaroi Ministri Nishani. /Start/

                                                                                             2011-10-05 17:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›