E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, Berisha fton biznesin estonez në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha ftoi biznesmenet estonez ta shohin Shqiperine si nje mundesi per te zgjeruar aktivitetin e tyre. Gjate zhvillimit te forumit te biznesit shqiptaro-estonez, shefi i qeverise Berisha beri nje ekspoze te reformave ekonomike ne Shqiperi sic jane sistemi i ulet e taksave, taksa e marrjes se tokes me koncesion 1 euro etj.

Berisha shtoi me tej, se energjia dhe turizmi nder te tjera jane dy nga fushat me premtuese ne te cilat shqiperia ofron mundesi dhe eshte e hapur per investiture. Shefi i qeverise kujtoi se investimet publike te perqendruara ne infrastrukture i kane shkurtuar ndjeshem distancat e levizjes brenda vendit.

Gjate ketij forumi foli edhe kryeminsitri estonez, Adrus Ansip siguroi rritjen e pranise se biznesit te ketij vendi ne shqiperi ndersa prezantoi edhe disa prej biznesmeneve qe e shoqeronin. Ansip vleresoi se Shqiperia nxit nje interes te madh per te investuar ne energji, telekomunkacione turizem etj dhe keto jane arsyet qe sipas tij do te bejen qe prezenca e biznesit estonez ne Shqiperi do te rritet sa me shpejt.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›