E Diel, 1 Nëntor 2026

Këler: Mbështetje Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Presidenti i Republikës, Bamir Topi eshte takuar sot me homologun gjerman Horst Këler. Gjatë takimit Këler ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai ka siguruar Topin se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që populli shqiptar të bëhet pjesë zyrtarisht e sa më shpejt e familjes evropiane.

Topi ndodhet ne Berlin per nje vizite dyditore i ftuar nga presidenti gjerman. Sipas zyrës së shtypit pranë presidentit ai i ka përcjellë homologut Këler një rezyme të shkurtër mbi situatën politike ku nënvizoi veçanërisht rëndësinë e riinstalimit të dialogut politik në vend mes mazhorancës dhe opozitës .

Gjatë qëndrimit në gjermani Presidenti Topi, shoqërohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›