E Diel, 1 Nëntor 2026

"Skënderbej", Blendi Gonxhe: Bashkia u nxitua, sheshi pas unazave

Ish-nenkryetari i bashkise se Tiranes, Blendi Gonxhe, konteston punimet e bashkise per sheshin “Skenderbej”. Ne nje interviste per Alsat ai thote se duhet nje zgjidhje me racionale per qarkullimin e qytetareve dhe automjeteve para se te zbatohet projekti i bashkise per sheshin. Sipas Blendi Gonxhes nje projekt i dyte do te ishte aplikimi i modelit qe u ndoq per sheshin para Bankes së Shqiperise.

“Jam për një afrim më racional për çështjen. Do të kisha zgjedhur një rrugë të mesme dhe racionale për qytetarët për sa kohë nuk ka unaza qyteti, një unazë të dytë apo të tretë, derisa nuk ka dalje alternative për ata që kalojnë përmes qendrës, duhet të zgjidhim një shesh të asfaltuar, të kalueshem, normal, siç kemi bërë dikur me pjesën para Bankës së Shqipërisë, e cila deri sot nuk ka asnjë gropë” thotë Gonxhe.

Ish- nenkryetari i bashkise shprehet se perpara se te mendohet per sheshet kryesore dhe ato te kthehen ne pronesi te kembesoreve, ashtu si do te ndodhë per sheshin “Skenderbej” ne radhe te pare duhet te punohet per krijimin e hapesirave te gjelberta, gje qe i mungon prej vitesh kryeqytetit.

“Unë do të isha dakort me çdo projekt që e bën këtë qytet më të jetueshëm, më të qarkullueshëm, më normal. Do të ishte mirë që ne të nxirrnim para nga buxheti dhe të shpronësonim të gjitha lulishtet e mbetura të cilat kanë ende sot e kësaj dite pronar dhe t’i bënim këto lulishte të jetueshme në shërbim të qytetarëve, pastaj të mendonim për të bërë sheshet pronë të këmbësorëve. Në rast se nuk mbrojmë lulishtet dhe mendojmë për sheshet të cilat sot janë me makina dhe nesër duhet tia kalojmë këmbësorëve më duket një autogol shumë i rëndë” thotë Gonxhe.

Ndërkohe ne sheshin “Skenderbej” vazhdojne punimet edhe pse deklaratat e ministrise se Mjedisit edhe nje dite me pare ishin se bashkia nuk ka leje mjedisi per punimet ne shesh.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›