Zgjedhjet lokale 2011, PD gati për ndryshimin e kodit elektoral. Bumçi: Presim PS
Votimi elektronik, është formula për të mënjanuar njëherë e përgjithmonë problemet me numërimin e votave. Sipas deputetit të maxhorancës Aldo Bumci ky sistem i ri duhet të përfshihet në kod në mënyrë që alibia e politizimit të numëruesve të mos vazhdojë dhe për zgjedhjet e ardhshme. Pas lëvizjes së parë të kryeministrit me këtë propozim të djathtë presin opozitën të hedhë hapin e rradhës.
“Marrja dhe adoptimi i një sistëmi të ri eviton të gjithë problematikën që ne kishim me numërimin e votave. Ky duhet të jetë debati që duhet të mbizotëroje dhe ne presim që PS të bejë propozimet e saj ose të shqyrtojë më tej këto propozime të bëra nga shumica. Gjithcka bëhet me konsensus përsa i takon kodit zgjedhor” thotë Bumçi.
Ashtu si dhe ekspertët zgjedhorë, Bumçi e sheh të nevojshme amendimin e kodit, brenda një kohe të shkurtër. Kjo për arsye transparence dhe për të plotësuar rekomandimet e ODIHR-it. Megjithatë sipas tij në rast opozita nuk përgjigjet ky kod elektoral mund të përdoret edhe ne 2011-n.
“Kodi ishte i përshtatshëm sepse ne kryem një palë zgjedhje dhe ishin zgjedhjet më të mira të kryera në Shqipëri. Aty ku u hasën probleme ishin probleme me politizimin e procesit të numërimit” thotë Bumçi.
Duke iu referuar problemeve të mundshme me listat e zgjedhësve sipas Bumcit, edhe në rast vonesash nga bashkia, elektronizimi i regjistrit e bën të pamundur abuzmin.
Elona Gjylmi < I mëparshmi