E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në sheshin Skenderbej, gati bllokimi nga qeveria

Qeveria do te bllokoje punimet e bashkise se Tiranes ne sheshin “Skenderbej”. Keshilltari i kryeministrit per territorin Flamur Kuci tha ne “Alsat” se pas perfundimit te afatit te pezullimit qe eshte aktualisht ne fuqi, radha do t’i vije nderhyrjes nga inspektoriati urbanistik i cili pritet te ndreprese punimet ne shesh.

• Gonxhe: Bashkia u nxitua, sheshi pas unazave

“Ka një vendim të ndërmjetëm pezullimi të këtyre veprimeve që janë veprime të paligjshme deri në vlerësimin total të tyre. Në qoftë se nuk respektohet ai vendim do kërkohet dokumentacion shtesë. Në mungesë të këtij dokumentacioni do të ketë bllokim të punimeve. Në qoftë se do të vazhdohet me persistencë në veprime të tilla joligjore qeverisë nuk I ngelet asnjë rrugë tjetër përveçse të garantojë zbatimin e ligjit dhe të një tërësie të ligjeve në Shqipëri. Plani paraqet defiçenca të mëdha. Me këtë lloj modeli ai shesh do të përfundojë në një shesh pa funksion, me një shesh të karakterizuar nga tekat personale dhe jo për t’I dhënë një funksion të mirëfilltë ku njerëzit takojnë njëri-tjetrin dhe të marrë një lloj gjallërie sheshi. Paraqet defiçenca të mëdhaja në adresimin e çështjes së trafikut dhe të transportit” tha Kuçi. Azhornuar së fundi ( e martë , 06 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›