Investimet, DElia: Shqiperia vend interesant

Sipas ambasadorit D’Elia, ne sektorin e infrastruktures kooperacioni italian ka investuar nje fond prej rreth 210 milione eurosh, perfshire edhe projektin aktual prej 15 milione eurosh ne portin e Vlores.
Ambasadori italian pohoi ne nje interviste per Top Channel se ndihma e Italise per Shqiperine eshte e pranishme edhe ne sektore te tjere, pervec infrastruktures dhe sipas tij, megjithese ne nje kohe krize globale, Shqiperia mbetet nje vend interesant per investitoret.
“Shqiperia eshte prej kohesh ne rrugen e zhvillimit dhe vitin qe shkoi realizoi nje rritje prej 6%. Por kete vit pasojat e krizes po ndihen edhe ne Shqiperi. Por FMN parashikoi nje rritje nga 0 ne 1 % dhe kjo ben qe vendi te mbetet terheqes per investimet”, ka deklaruar D’Elia.